
Prokuroria dhe policia e Sarandës sekuestruan pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Policia njofton se pasuritë e sekuestruara përfshijnë hotele, lokale, apartamente, sipërfaqe ndërtimi, mjet lundrues, automjete dhe 12 llogari bankare.
Këto pasuri u përkisnin 2 shtetasve, me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të pastrimit të parave.
Prokurorisë Sarandë po vijon punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë-Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:
Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.
Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.
Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:
* Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².
* Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².
* Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².
* Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.
Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.
Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Nëntor10:25
Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, ja për çfarë akuzohet
Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë, Mikel Hoxha 33 vjeç.
Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkomb&eu...
AKTUALITET
8 Nëntor10:17
5 mijë euro m/2 i apartamenteve në qendër të Tiranës/ Vangjeli thirrje SPAK: Heto pastrimin e parave
Zëdhënësja e Partisë Demokratike për Anti-korrupsionin, Genta Vangjeli denoncoi ndërtimet pa leje në qendër të Tira...
AKTUALITET
8 Nëntor10:19
Aksident fatal në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy mjete
Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetas...
AKTUALITET
8 Nëntor10:10
U arrestua edhe 3 vite më parë, kush është ish-ushtaraku që dyshohet se furnizon grupet kriminale
Altin Celami, është ish-ushtaraku i arrestuar pasi akuzohet se furnizon grupet kriminale me armë. 46-vjeçari, banues në Tiranë, ...
AKTUALITET
8 Nëntor09:42
Sikur të mos mjaftonin deputetët që kemi, u dashka edhe një senat
Nga Sandër Lleshaj
Shpikja e pandalshme e temave të reja është metoda më efikase për të harruar dhe mbuluar me tym zjarret r...
AKTUALITET
8 Nëntor09:41
EMRI/ Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë
Një takist 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri dhe l&eu...
AKTUALITET
8 Nëntor07:34
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri t&e...
AKTUALITET
8 Nëntor07:20
Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.9 lekë, në shitje me 84.1 lekë.
Euro do të blihet me 96...
AKTUALITET
7 Nëntor22:06
Tre zhdukje misterioze në të njëjtën rrugë në Përmet/ Kamerat fiksuan për herë të fundit 66-vjeçarin, s’u kthye më
Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Ç...
AKTUALITET
7 Nëntor20:48
Tjetër alarm ushqimor! Bllokohen 25 tonë miser serb kancerogjen me aflatoksinë
Ushqimi i kafshëve që vjen nga Serbia në Shqipëri është i kontaminuar me toksinën kancerogjene, aflatoksinë. AKU ka bl...