Trafik kokaine me trëndafila nga Kanadaja drejt Greqisë, DEA dhe policia greke godet grupin shqiptar me 7 të arrestuar
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...

Në verën e vitit 1949, në kulmin e konsolidimit të diktaturës komuniste, një baba 85-vjeçar nga Saranda iu drejtua Komitetit Qendror të Partisë Komuniste me një kërkesë formalisht të thjeshtë, por politikisht tronditëse. Letra nuk denoncoi ideologjinë dhe nuk kërkoi drejtësi penale. Ajo regjistroi një fakt: arrestimin e një qytetari, vdekjen e tij nga torturat dhe varrosjen e trupit brenda territorit të Sigurimit të Shtetit.
Dokumenti tregoi se si shteti komunist arrestoi pa gjyq, torturoi deri në vdekje dhe më pas administroi trupin e të vdekurit si pronë institucionale, duke ia mohuar familjes të drejtën elementare për varrim. Babai nuk kërkoi hetim dhe as ndëshkim.
Ai kërkoi vetëm dorëzimin e trupit për ta varrosur në varrezat publike. Kjo kërkesë minimale e bëri letrën një dëshmi të drejtpërdrejtë të makabritetit të regjimit, të shkruar në kohë reale dhe drejtuar vetë strukturave që e ushtruan dhunën.
Më poshtë, letra e plotë.
Komitetit Qendror të Partisë Komuniste
Tiranë
Më 31 maj 1949 më është arrestuar djali im, Foto Nini, nga organet e Sigurimit të Sarandës, si person i dyshimtë për agjitacion.
Kujtoja unë, babai i tij, gruaja e tij, nëna, vëllai dhe të gjithë pjesëtarët e familjes, se djali ndodhej në duart e Sigurimit, diku i izoluar në ndonjë burg, por pa asnjë lajm e pa asnjë shenjë, siç thotë edhe një proverb popullor.
Pas kthesës që morën punët, si dhe pas fjalëve të marra nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me trockistin pa parime Koçi Xoxe, dhe pas diskutimeve e sqarimeve që iu bënë popullit nga ana e njerëzve të pushtetit në këtë krahinë, na u deklarua haptazi nga organet e Sigurimit të Sarandës se Foto Nini, nga torturat e shumta, gjeti vdekjen dhe u varros në kopshtin e Seksionit të Sigurimit të Sarandës.

Nuk desha të zgjerohem dhe as të ndërhyja në punët e Sigurimit, por më imponoi detyrimi t’ju vija në dukje se nuk guxova të shkoja në shtëpi, sepse nëna dhe gruaja e tij më kërkuan trupin e tij që ta qanin dhe ta varrosnin, gjë për të cilën kishin të drejtë.
Iu drejtova Ministrisë së Punëve të Brendshme, por meqë nuk mora asnjë përgjigje, mora guximin t’ju drejtohem Juve dhe ju luta:
Në qoftë se nuk pati ndonjë pengesë, të urdhërohej Seksioni i Sigurimit të Sarandës që të na dorëzonte trupin e tij, për ta varrosur në varrezat popullore.
Në të kundërt, ju luta të njoftohej Komiteti Ekzekutiv këtu, që të mblidhnim mendjen dhe të mos vazhdonim më kërkimet për trupin e tij.
Vdekje fashizmit – Liri popullit
Nga fshati Nivicë–Bubari, banues në Sarandë
Babai i Foto Ninit, 85 vjeç

Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndalur tek skandali me AKSHI-n, që sipas tij është një kërcënim për sigurin...
Sot, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Kurbin, u regjistrua një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike, pikërisht ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol i regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Seli...
Avokatja Adriana Kalaja është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku është marrë në pyetje në cilësinë e k...
Kreu i qeverisë, Edi Rama është larguar nga Kryeministria pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ndërkohë zv.kryem...
31 vjeçari Magiljan Deda u arrestua në Mal të Zi dhe u ekstradua në Shqipëri pasi ishte në kërkim për kultivim kanab...
Një mashtrim në tregun e produkteve dentare ka përfunduar me arrestimin e një 27-vjeçari në Tiranë. Shtetasi K. Sh., ish...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”. Një 74-vjeça...
Një automjet i shpallur në kërkim ndërkombëtar është zbuluar në Shqipëri, duke çuar në nisjen e nj&eu...
Mbledhja e Këshillit të Ministrave ka përfunduar. Belinda Balluku është ende në godinën e Kryeministrisë dhe nuk ka d...