Edi Rama sulmon mijëra qytetarë që dalin në shesh: Nuk është më protestë, por skenë!
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për SYRI.net ka paralajmëruar se do të paraqesë mbi 1...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare pasi pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra q...
Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama...
Një banore nga zona Xhafzotaj në Durrës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, se prej 4-5 ditësh nuk ka furnizim me uj&eum...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Gjykata e Posaçme rrëzoi të hënën kërkesat e njëpasnjëshme të avokatit Plarent Ndreca, përfaqësuesit ligjor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’ju vendosur në dispozicion dhjetra fashikuj, para se të paraqiste kërkesat paraprake në gjykimin e çështjes në themel. Po ashtu, u rrëzuan kërkesat për transmetimin live të seancave gjyqësore, për t’u njohur me mënyrën se si janë administruar kallëzimet ndaj Veliajt, si dhe për qëndrimin e këtij të fundit gjatë seancave jashtë kabinës së qelqtë, pranë avokatit të tij.
Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancën e të hënës.
Kryesuesja e trupit gjykues, Engjëllushe Tahiri bëri me dije një kërkesë të Veliajt për transmetimin live të seancave, duke argumentuar se është kryetar i Bashkisë Tiranë dhe se është në interes të publikut që ky proces të jetë sa më publik.
Prokurori Altin Dumani tha se ata nuk shqetësoheshin nga transmetimi live i seancave, por sipas tij një gjë e tillë do të sillte shqetësime për procesin. Dumani argumentoi se, megjithëse seancat gjyqësore janë publike, në proceset penale ka bashkëpunëtorë dhe dëshmitarë, ndaj nuk mund të lejohet transmetimi live.
Gjyqtarja Tahiri e hodhi poshtë kërkesën, pasi bëri me dije se dy prej të pandehurve e kanë refuzuar transmetimin live të procesit.
Ndreca kërkoi gjithashtu që Veliaj të mos qëndronte në kafazin e qelqtë, por të qëndronte pranë tij, në mënyrë që të kishin mundësinë të konsultoheshin. Por prokurori Ols Dado u shpreh se ky pretendim nuk qëndron, pasi nuk ka kafaz.
“Me investimet e fundit duket si hotel me 5 yje e do të bëhet më bukur. Garantohet komunikimi i mbrojtësit me të pandehurin,” tha Dado, ndërkohë që gjykata i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e komunikimit.
Më tej, gjykata u shpreh se të pandehurit i janë garantuar të gjitha të drejtat dhe e rrëzoi kërkesën e tij për të mos qëndruan në kabinën e qelqtë.
Një tjetër kërkesë e Ndrecës ishte vendosja në dispozicion e 35 fashikujve, që sipas tij kanë provat digjitale. Sipas Ndrecës, këto fashikuj rezultojnë ende me vulën e SPAK, që sipas tij tregon se nuk janë shqyrtuar nga gjyqtarja e seancës paraprake.
Ai kërkoi që t’i vendosen në dispozicion dhe pasi të njihet me ato, do të jetë në gjendje të paraqesë kërkimet paraprake.
Prokurorët e cilësuan kërkimin e përsëritur për njohje me fashikujt si vijim të taktikës për të zvarritur procesit, por avokati Ndreca mohoi të ishte kjo arsyeja.
Sipas Ndrecës, është e nevojshme të njihet me gjithë aktet e provat që të mund të ndërtojë një strategji për mbrojtjen. Ai solli në vëmendje se ka pak kohë që është avokat i Veliajt.
Kryesuesja Tahiri konstatoi se çështja është kaluar për gjykim në themel prej muajit shkurt dhe se mbrojtësit të Veliajt i është dhënë kohë e mjaftueshme për të përgatitur kërkesat paraprake. “Fakti se i pandehuri ka ndryshuar mbrojtësit nuk legjitimon kohë të pakufijshme për përkesat paraprake”, tha Tahiri dhe shtoi se gjykata i ka garantuar Veliajt çdo të drejtë të tij.
Tahiri konstatoi se procesi nuk është në momentin e marrjes në shqyrtim të provave, ashtu si u kërkua prej Ndrecës. Po ashtu, kërkesat nuk u konsideruan si paraprake.
Gjykata vendosi çeljen e gjykimit dhe u kërkoi prokurorëve të paraqesin parashtrimet për rrethanat e fakteve të përshkruara në kërkesën për gjykim. Në vijim gjykata evidentoi 11 të pandehurit që kanë kërkuar dhe konfirmuar gjykimin e shkurtuar, mes të cilëve Klotilda Bushka, Elman Abule, “Rametal” sh.p.k., Fatmir Bektashi, “Kontakt” sh.p.k., Fatjon Baçi, Ina Goxhaj, Flutura Xhani, Frosina Bollo, OJF “Frobolus” dhe Adela Kondakçiu.
Për 19 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, u vendos ndarja e çështjes dhe hedhja e shortit për trupën e re gjykuese.
Prokurorët Dumani dhe Dado kërkuan kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare dhe seanca u shty për më datë 20 maj, në orën 10:00. /birn
Një tjetër tentativë për futjen e lëndës narkotike në ambientet e burgut të Durrësit është goditur dit&eu...
Gazsjellësi Transadratik njoftoi fillimin e punimeve për ndërtimin e pikës së daljes së gazit në Fier. "TAP ka fillu...
Një shqiptar 51-vjeçar u arrestua nga Policia e Shtetit në Itali me akuzën e shkeljes së një ndalimi për rihyrje në te...
Syri siguron foton e makinës tip Audi, që përdorën autorët e dyshuar të vrasjes se dyfishtë të ndodhur pasditën e 2...
Kokainë, kanabis dhe alkool u zbuluan sipas gjetjeve të analizave toksikologjike në gjakun e 19-vjeçares Myrto , e cil...
Kanë dalë detaje të reja, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Balldren, ku prindërit e 4 fëmijëve, u vr...
Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se Suedia ka shkelur të drejtat e një fëmije shqiptar me aftësi t&eum...
Në tregjet shqiptare po vihet re një paradoks: mollët e importit shiten më shtrenjtë, por zhduken më shpejt nga raftet, ndërs...
Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan, në lagjen “Dyli Haxhire”. Siç shihet edhe ...
Trafik i rënduar është regjistruar në Unazën e Madhe të Tiranës, në zonën e hyrjes për në Selitë, ...