Gazetari i njohur Artan Hoxha duke komentuar deklaratat në intervistën e Arben Ahmetajt mbrëmjen e djeshme në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv tha se ish numri 2 i qeverisë dëshmoi skemën ku infrastruktura jetike e vendit rrezikon të bjerë nën kontrollin e interesave ruse, përfshirë ato me lidhje të afërta me Kremlinin, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike dhe gjeopolitike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.
Jo vetëm kaq. Ndërsa portin aktual I Durrësit menaxhohet nga një aleancë kriminale, në projektin ‘Durrës Yatchs Marinë’ po pastrohen paratë e kokainës së grupeve të Dubait.
Çfarë tha Artan Hoxha sot në emisionin “Task Force’:
"Ahmetaj tha shkoni në Porto Romano dhe gjeni Ivan Savidhis, edhe po e shikoja. Ivan Savidhis në listën e re që nxori Forbes tani në janar, është në diku tek 1.7 miliardë dollarë. Është njeriu që kontrollon portin e Selanikut, në në Greqi, është një ish-deputet rus, është mik i afërt i Putinit dhe ka interes direkt që ai porti i Porto Romanos të jetë nën ndikimin e atyre dhe të jetë sa më i vogël i mundshëm.
Çfarë tha Ben Ahmetaj dje? Porti i ri tha, është katër herë më i vogël se porti që kemi dhe gjithë infrastruktura e tij është fare minore në krahasim me atë që kemi. Për më tepër tha, ne rrezikojmë të ngelemi pa portë fare.
Pra, dje Arben Ahmetaj të bëri identifikimin, ku krimi i organizuar ishte bashkë me pushtetin dhe ku ndanin të mirat materiale të këtij vendi dhe me ato të mira materiale ne kuptojmë se rezultati i zgjedhjeve është ky. Kur ai të thotë që një media që grabit gjithë ditën dhe na shet moral nga mëngjesi në darkë, nga mëngjesi në darkë, madje sot kishte nxjerrë një lajm sa lekë kishte lënë Arben Ahmetaj në kazino në Maltë, e kupton ti tani? Pra, ai ta shpjegon se si funksionon sot sistemi dhe po ta, po na e thotë një njeri i brendshëm. Kur tha shishen e verës 3 mijë e 600 euro, herën e parë ne qeshëm. Unë jo aq shumë, se unë e di që ai i njeh mirë verërat edhe e di që ka qenë atje. Por kur vajtën tek njëra nga bazat operative të GYS-it, çfarë bën ata? Se u shqetësuan prej etiketave të verës dhe e morën pikërisht etiketat që rrezikonin të provonin atë që thoshte Arben Ahmetaj. Dhe ne tashmë e dimë se vera që ata përdorin, është thjesht shiko deri ku kanë shkuar, deri në, në çfarë vaniteti kanë shkuar. Megjithatë, vij tek pjesa prapë që unë e shoh problematike. Ne sot kemi një problem me portin. Me portin, me këtë që kemi.
Po me portin që kemi, nga një anë ja kemi dhënë dikujt që është një gjashtë orë larg me avion, dhe i cili po investon dhe tha mund të na çojë dhe në arbitrazh.
Pra, ai ka, do të investojë vetëm 80 milionë euro në një sipërmarrje që shkon 2.5 miliardë, dhe qartësisht në vijimësi, në vite kam thënë që po aty janë paratë e grupeve ose organizatave kriminale që merren me narkotrafikun, kryesisht me kokainën, prandaj janë para kaq të mëdha.
Pra, aty janë paratë e grupeve të Dubait, të cilat investohen atje dhe në formë blihen në metra katrorë në portin e Durrësit.
E dyta, porti i Durrësit sot, pra pjesa funksionale që ka ngelur, i ka ngelur një aleance kriminale e cila ka katër vjet që nuk ka bërë të mundur që aty të mos kapet asnjë gram kokainë në hyrje, se në dalje kapet. Po ne nuk jemi vend prodhues i kokainës. Pra, kjo të tregon se çfarë po ndodh saktësisht aty dhe sa e ngushtë, sa ngushtësisht është kjo lidhje. Pastaj shkon te porti i Porto Romanos. Pra, mirë që ne po humbim aftësinë që kemi 2500 vjet sa ka Durrësi qytet, që ka qenë port i rëndësishëm, mirë që ti po e humb këtë gjë dhe je një port shumë i rëndësishëm në, në Mesdhe, por nga ana tjetër ti po përfundon atje në një sipërmarrje tjetër kriminale, e cila është dhe në interesat strategjike kundër interesave kombëtare të Shqipërisë, sepse ti po ia çon një oligarku që ka lidhje direkte me Putinin. Pra, ti po na rrezikon edhe ardhmërinë, jo vetëm po na vjedh, atë që thotë Bushati, po ti po na rrezikon edhe të ardhmen.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Janar19:57
Jepet ALARMI/ Të shtunën mot ekstrem me shi, borë dhe erë të fortë
Këtë të shtunë, vendi ynë do të përjetojë kushtet e paqëndrueshme të motit, me vranësira të dendur...
AKTUALITET
9 Janar19:54
SKANDALI/ BE e ndaloi si të rrezikshëm, ilaçi anti-tumoral regjistrohet dhe shitet lirshëm në Shqipëri
Alarmi evropian për ilaçin antitumorial Nilotinib Pharmascience, ka rënë në vesh të shurdhër në Shqipëri. Kur s...
AKTUALITET
9 Janar19:48
Altin Dumani shkon në Kosovë! Ish-kreu i SPAK merr detyrën e rëndësishme
Altin Dumanit i përfundoi mandati tre vjeçar si kryeprokuror i SPAK dhe tani ai është prokuror i thjeshtë në këtë Pr...
AKTUALITET
9 Janar19:18
"SPAK ta hetojë Emirjana Sakon"/ Protesta në Durrës, lirjana Kuçana: Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por nga njeriu
Banorët e qytetit të Durrësit kanë vijuar protestë. Ky tubim vjen pas situatës me motin e keq, i cili ka prekur qytetin dhe...
AKTUALITET
9 Janar19:16
“SPAK hetim për tenderët e veshjeve ushtarake”/ Deklarata e fortë e gazetares: Balluku e ka blerë Kushtetuesen! 14 zyrtarë të lartë në hetim
Gazetarja Anduena Llabani teksa foli për çështjen e Belinda Ballukut, u shpreh se sipas saj zëvendëskryeministrja e ka blerë Gjy...
AKTUALITET
9 Janar19:12
Letra higjienike dhe domate drejt Bashkisë/ Qytetari: Balluku, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi vodhën 35 mln euro!
Qindra banorë të Durrësit protestuan për të ditën ditë radhazi para bashkisë së Durrës pas përmbytjeve ka...
AKTUALITET
9 Janar19:08
Arrestimi skandaloz i avokatit/ Kryeinspektori Metani fal prokurorin Gjergj Ceka: Është i ri
‘Do të të arrestoj’. Me këtë kërcënim iu drejtua prokurori i Elbasanit, Gjergj Ceka, avokatit Ulian Bajrami, gjatë...
AKTUALITET
9 Janar19:01
“Sako kukull korrupsioni”, Qytetarët në protestë në Durrës: Dalin për show, nuk pastrojnë asnjë pusetë
Qytetarë të revoltuar protestuan këtë të premte para Bashkisë së Durrësit, në shenjë pakënaqësie d...
AKTUALITET
9 Janar18:52
Ndan lajmin e hidhur, deputeti Agron Shehaj humb babanë: U rrit jetim, por la pas familje të madhe!
Kryetari i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, ka ndarë sot një lajm të dhim...
AKTUALITET
9 Janar18:39
13 shqiptarët dënohen në Belgjikë për trafik kokaine/ Mediat belge: Trafikantët u ankuan se ka rënë shumë çmimi
Trembëdhjetë shqiptarë janë në gjyq në Antwerp për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartament...