
Kryetari i Partisë Mundësia dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Agron Shehaj, ka ndarë sot një lajm të dhimbshëm, pasi ka humbur njeriun e dashur të familjes.
Babai i tij, Siri Shehaj është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Postimi i plotë i Agron Shehajt:
“Të dashur miq, pas një beteje të mundimshme me sëmundjen e rëndë, babai im, Siri Shehaj, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Jeta e tij ishte një luftë e përditshme. U rrit jetim, pasi kur ishte vetëm 8 vjeç, babai i tij, gjyshi im, vdiq në burgun e Burrelit si i burgosur politik.
Megjithatë, ai gjeti forcën ta niste gjithçka nga e para, jo për vete, por për ne, 3 fëmijët e tij. Nuk donte të largohej nga Shqipëria, por donte që ne të ishim të lirë, të kishim një jetë më të mirë, të shkolloheshim dhe të edukoheshim.
Në vitin 1991, si shumë familje shqiptare, u nisëm me anije drejt Italisë, që në atë kohë ishte shpëtimi ynë.
35 vitet e fundit të jetës i kaloi në Bolzano, mes një komuniteti miqsh që e respektonin dhe e vlerësonin për njeriun fisnik që ishte.
Ai ishte nxitësi im më i madh për t’u kthyer në Shqipëri dhe ishte krenar që po bëja atë që ai nuk arriti ta bënte dikur. Shumë nga ajo që bëj sot është edhe për të, për gjithçka që ajo periudhë e errët nuk e lejoi të realizonte. Babai im ishte heroi im. Ai që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë.
U rrit jetim, por la pas një familje të madhe, me nipër e mbesa, që do ta kujtojnë gjithmonë për njeriun e drejtë dhe luftarak që ishte.
Pritja në Bolzano do të mbahet të marten 13 Janar në Hotel Sheraton, Bolzano, Itali, nga ora 09:00-14:00.
Varrimi do të bëhet të martën, në orën 15:00, te varrezat e qytetit të Bolzanos në Via Maso della Pieve.
Në Vlorë Pritja do të mbahet në daten 16 Janar”
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Janar18:39
13 shqiptarët dënohen në Belgjikë për trafik kokaine/ Mediat belge: Trafikantët u ankuan se ka rënë shumë çmimi
Trembëdhjetë shqiptarë janë në gjyq në Antwerp për trafik kokaine. Ata e mbanin lëndën narkotike në apartament...
AKTUALITET
9 Janar18:29
Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, dëmtohen dy automjete
Rrëshqitje gurësh janë shënuar mbrëmjen e së premtes në segmentin Bulqizë – Qafa e Buallit të Rrugës s...
AKTUALITET
9 Janar18:24
Banorët në Durrës protestë para Bashkisë: Ende nuk jemi dëmshpërblyer nga përmbytjet e kaluara
Banorët në Durrës kanë dalë në protestë këtë të premte pas situatës problematike të përmbytje...
AKTUALITET
9 Janar18:17
Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal/ Tregtarët: Nuk na lejuan të shpëtojmë mallin
Zjarri që pushtoi tregun industrial në lagjen “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes, teksa për qindra tr...
AKTUALITET
9 Janar18:13
Skandali i bllokimit të Aeroportit të Vlorës/ Çfarë po luhet në prapaskenë
Pas ceremonisë pompoze gjatë fushatës elektorale, ku Edi Rama njotoi se Aeroporti i Vlorës ishte pothuajse gati për të nisur flutu...
AKTUALITET
9 Janar17:53
U bllokua si pasojë e reshjeve të dëborës, hapet pas tre ditësh rruga e Njësisë Administrative Dardhas në Pogradec
Rruga e Njësisë Administrative Dardhas, është rihapur ditën e sotme pas tre ditësh bllokim. Bllokimi kësaj rruge ë...
AKTUALITET
9 Janar17:47
“BMW”-ja në korsi të kundërt me shpejtësi skëterrë, arrestohen 2 shqiptarët në Itali. Çfarë zbuloi policia
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Lunigiana të Italisë pas një arratisjeje të rrezikshme me një BMW gri me targa zv...
AKTUALITET
9 Janar17:44
Shtëpia e ish-kreut të ARRSH “minierë” provash për SPAK
Ndërsa zhvillonte kontrolle në banesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, agjentët e Byrosë Kombëtare ...
AKTUALITET
9 Janar17:29
Lantona Sado merr detyrën si Drejtoreshë e Përgjithshme e INSTAT
Lantona Sado është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT), prej datës 7 janar t...