VIDEO/ Tension në mitingun e Ramës në Vlorë, punonjësit e sigurisë i grisin pankartën qytetares
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Një 40-vjeçar shqiptar, i arratisur nga një burg në Shqipëri, është arrestuar në Romë pas një ndjekjeje spektakolare në orët e para të mëngjesit të së premtes. I njohur për një seri krimesh dhe me një identitet të rremë të krijuar me metoda të sofistikuara, ai ishte integruar thellë në mjediset kriminale të kryeqytetit italian.
Burri ishte arrestuar disa vite më parë në Itali dhe ishte dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe grabitje. Ai kishte përfituar nga një marrëveshje dypalëshe Itali-Shqipëri, duke kërkuar të vuante dënimin në një burg shqiptar me kusht të mos rikthehej në Itali deri në vitin 2035.
Por sapo u dërgua drejt Shqipërisë, ai nuk u paraqit kurrë në institucionin e vuajtjes së dënimit, duke rezultuar zyrtarisht i arratisur.
Më pas, duke shfrytëzuar një dispozitë të ligjit shqiptar, ai ndryshoi mbiemrin duke marrë atë të bashkëshortes. Me identitetin e ri u rikthye në Itali dhe lëvizte pa u vënë re nga autoritetet, duke u paraqitur si person pa precedent penal.
Rreth orës 04:00 të mëngjesit të së premtes, patrulla e policisë italiane i kërkoi të ndalonte një BMË luksoze me targa gjermane, në zonën e disko-klubeve të Eur. Në makinë ndodheshin i arratisuri dhe një bashkëpunëtor.
Dy shqiptarët nuk iu bindën urdhrit të ndalimit dhe u larguan me shpejtësi, duke shkaktuar një ndjekje të rrezikshme drejt Pomezia-s. Teksa tentonin t’i shpëtonin policisë, makina doli nga rruga në një kthesë afër Tor dei Cenci. Edhe patrulla përfundoi jashtë rruge, por efektivët arritën t’i neutralizonin të dy të arratisurit.
Të plagosur lehtë, shqiptarët u dërguan në spitalin Sant’Eugenio, ku morën 15 ditë raport mjekësor. Edhe policët u trajtuan për dëmtime të lehta.
Fillimisht, sipas dokumenteve, të dy rezultuan pa precedent. Por sapo u morën gjurmët e gishtërinjve në zyrën e Imigracionit, 40-vjeçari u identifikua si person i shumëkërkuar dhe i arratisur nga një burg shqiptar, me një dënim aktiv prej 8 vitesh.
Në automjet u gjetën 5 mijë euro cash, dyshohet të ardhura nga shitja e kokainës pranë diskove të Eur deri në orët e vona të natës. Hetimet flasin se para arrestimit të mëparshëm në Itali, ai frekuentonte rrethe të trafikut të drogës dhe dyshohej për shfrytëzim prostitucioni.
Rasti po ngre shqetësime te autoritetet italiane, pasi strukturat e hetimit theksojnë aftësinë e grupeve kriminale shqiptare për të ndryshuar identitet, për t’u infiltruar shpejt dhe për të krijuar lidhje të forta me grupet mafioze vendase, veçanërisht në trafikimin e lëndëve narkotike.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur aktivitetin e plotë të 40-vjeçarit në territorin italian dhe për identifikimin e kontakteve të tij kriminale.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Beratit Dritan Gripshi. Gr...
Ai ndodhej në një nga burgjet më të ruajtura të Italisë. Megjithatë, gangsteri shqiptar Toma Taulant (41 vjeç) ka arri...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke prekur një minimum të ri historik. Sipa...
Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhe...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetr&eu...
Diskutimi i projektvendimeve për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorëve pranë Prokurorive të Tiranës dh...
Policia greke ka arrestuar 6 persona, si autorë të dyshuar për tentativën e vrasjes së Yannis Lalas që ndodhi në maj 2...
Vijojnë ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në juglindje. Sipas informacioneve, shefi i Komisariatit t&eum...
Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili ka dhënë dorëheqjen. Halili ka mbajtur më herët detyrën e kryet...
Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jozefina Topalli, reagoi ashpër ndaj vijimit të procesit për Avokatin e Popu...