AKTUALITET

I bindur për realizimin me sukses të ekzekutimit të Ardjan Çopjas, zbardhen komunikimet e Çelës me Klaus Matishin: Këtë herë do ta palos! Shih si qesh xhindi

n.f Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 23:08

I bindur për realizimin me sukses të ekzekutimit të Ardjan

ELBASAN- Një ditë pas lëshimit të 21 masave të sigurisë në lidhje me operacionin e SPAK të zhvilluar në Elbasan janë zbardhur detaje në lidhje me organizatën kriminale. Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore të operacionit ndërsa në dokumentin me 262 faqe janë paraqitur hetimet dhe bisedat e zhvilluara mes Marjus Lulajt dhe Klaus Matishit.

Suel Çela, i njohur edhe me identitetin Marjus Lulaj në dosjen hetimore bëhet me dije se ka komunikuar me mesazhe më Klaus Matishin. Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të Ardjan Çopjas. Më tej ai shprehet në mesazhe "kte her do ta palos", ndërsa lë të dyshohet se Lulaj është munduar edhe më parë për të ekzekutuar Çopjan. Më tej në dosjen hetimore theksohet se këto rastet e mëparshme ku Lulaj mund të ketë tentuar të ekzekutojë Çopjan por nuk evidentohen si veprime pasi kanë ndodhur jashtë harkut kohor që disponohen komunikimet SkyECC.

Gjithashtu nga analizmimi i komunikimeve midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishit më datë 20 prill 2019, Marjusi dërgon mesazhe lidhur me vëzhgimin që i bën Ardjan Çopjas. Ai i dërgon Klausit mesazh ndërsa komenton se si qesh Çopja të cilit i referohet si xhindi.

Pjesë nga dosja:

"...shi si qesh xhindi...", dhe pas këtij mesazhi i dërgon 3 fotografi të Çopjas.

Më datë 12.04.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin të cilit i shkruan mesazhet me tekst "...e ishalla ded sjemi pa kismet fare ja qifsha ropt po munoemi....kte her do ta palos....do tja qim mamin dhe xhindit...". Nga biseda dyshohet se Marjus Lulaj ështe i bindur në realizimin me sukses të ekzekutimit të shtetasit Ardjan Çopja dhe me shprehjen "kte her do ta palos", arsyeshëm lë të dyshohet se Marjus Lulaj është munduar edhe më parë për të ekzekutuar Ardjan Çopja, por nuk evidentohen si veprime pasi kanë ndodhur jashtë harkut kohor që disponohen komunikimet SkyECC.

Lidhur me atentatet që i janë bërë familjes Çapja, duke ju referuar verifikimeve të kryera në sistemin Komunikata Ditore të raportuara nga Policia e Shtetit rezulton se:

Më datë datë 03.02.2016, ora 19:54, në lagjen "Emin Matraxhiu", persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja, për pasojë kanë mbetur të vrarë shtetasit, Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakolli dhe Eno Kujtim Bedalli, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë shtetasit Ardian Sali Zharri, Fejzulla Ramazan Capja, Ferit Mefail Muça, Luan Hamza Muça, Bujar (Panajot) Haxhi Rreshka, Florenc Fejzulla Çapja dhe Arnold Agron Çapja.

Më datë 06.06.2016, ora 10:15, në lagjen "5 Maj" rruga "28 Nëntori", një person i pa identifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip "Volksvagen Golf", me targë AA997NE, duke plagosur shtetasin Bledar Mefail Muça, i datëlindjes 29.04.1979, banues në Elbasan, si dhe është plagosur shtetasja Matilda Partizan Kërmezo, e datëlindjes 18.09.1967 banuese në Elbasan, kalimtare e rastit, punonjëse e policisë në DVP Elbasan, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 22.03.2019 ora 19:17, në ambjentet e jashme të lokalit "KONTI" në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, një shtetas i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Ravik Vasip Gurra, i datëlindjes 01.06.1969, prefesion avokat, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më datë 20.04.2020, nga analizmimi i komunikimeve të kësaj date midis Marjus Lulaj dhe Klaus Matishit, Marjusi dërgon mesazhe lidhur me vëzhgimin që i bën Ardjan Çopjas, ku i dërgon Klausit mesazhin "...shi si qesh xhindi...", dhe pas këtij mesazhi i dërgon 3 fotografi të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Ardjan Çopja të cilit bashkëbiseduesit i referohen me nofkën "xhindi", si vijon.

I bindur për realizimin me sukses të ekzekutimit të Ardjan

 

Dosja.al po publikon dosjen hetimore te SPAK për Suel Çelën, por nuk merr përsipër vërtetësinë e bisedave e përgjimeve dhe rrethanat në këtë dosje dhe as nuk komenton dosjen hetimore. Po e publikojmë dosjen për transparencë të publikut dhe në fund kur te zbardhet ngjarja e plotë do të kemi një shënim redaksional./Dosja.al

suel cela operacioni i spak marjus lulaj ardjan copja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë