AKTUALITET

I dha fund jetës me fostoksinë: Xhuana u martua në verë dhe ishte shtatzënë, ish-burri e përndiqte dhe dhunonte

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 15:31
I dha fund jetës me fostoksinë: Xhuana u martua në verë dhe

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik ditën e djeshme pasi një vajzë e re ka humbur jetën në QSUT pasi dyshohet se kishte konsumuar fostoksinë. Viktima e identifikuar si Xhuana Nikolli 25-vjeçe është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit.

Për momentin rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta. Burime jozyrtare bëjnë me dije se e reja e cila ishte martuar në verë po përballej me një periudhë të vështirë në jetën personale dhe dyshohet se mes saj dhe partnerit kishte pasur konflikte.

“E ka rrahur ish-burri, kanë qenë të martuar dhe ai e ka përndjekur, dhunuar se pinte dhe s’punonte. E ka nxjerrë nëna e djalit nga shtëpia dhe janë ndarë”.

“Kjo jetonte në Lezhë, por pas ndarjes iku në Tiranë dhe ai ka shkuar atje dhe e ka dhunuar vazhdimisht si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Vajza ka qenë në depresion”.

Ndërkohë, miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë Xhuanën si një vajzë të dashur, të brishtë dhe me zemër të mirë. Ata hedhin poshtë pretendimet se e reja ishte martuar për para, pasi sipas tyre ajo ndoqi zemrën dhe u martua me dashurinë e parë të gjimnazit, një djalë normal si gjithë të tjerët, por dhunues dhe me shpirt të zi.

“Xhuana jo vetëm ishte vajza më e bukur e Lezhës por ishte me të vërtetë një shpirt njeriu, e brishtë, e dashur, e zgjuar dhe pa djallëzira. Shoh se si po flitet e gjykohet veprimi i saj kur askush nuk e di se si ishte halli saj, shoh se si po gjykohen motrat dhe nëna e vajzë kur ne s’dimë çfarë ka ndodhur. Shoh që po gjykojnë vajzën se ishte e bukur automatikisht ishte nje vajzë qe shkonte pas lekëve. Nderkohë që partneri i saj ishte dashuria e parë që nga gjimnazi dhe nuk ishte as i pasur, as me pozitë të mirë si personale si familjare.

(Ai është thjesht një monstër si shumica e të tjerëve që luftojnë me shpirt kur s’kanë asgjë, ndërkohë kanë fatin të kenë për krahë një njeri të përkryer që kur arrijnë t’i bëjnë për vete ju humb vlera dhe i trajtojnë si lecka).

Më tronditëse janë dëshmitë se e reja ishte shtatzënë dhe ky lajm është marrë vesh nga familjarët e saj në morgun e Tiranës.

Momentalisht thuhet se ish-bashkëshortit i saj E.F nga Lezha është ndaluar nga nga forcat e policisë dhe ndodhet në burg, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi policia vijon ende hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë