“Unë kam qenë në Itali kur më ka lajmëruar mamaja. Mw tha Xhuana nuk është mirë në spital. Po pse mam çka Xhuana. Nuk e di se çfarë ka kaluar atë natë, sepse nuk e kam gjetur të gjallë”.
Ky është rrëfimi tronditës i një motre për të motrën e saj e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike, mëngjesin e datës 10 Mars, duke pirë fotoksinë, pas dhunës mizore që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti, njeriu me të cilin ishin lidhur që në bankat e shkollës dhe kishte projektuar një jetë të lumtur. Por që me kurorëzimin në martesë, lidhja ishte kthyer në një ferr të pambarimtë, që e kishte përndjekur nga pas edhe pas ndarjes.
Marjana Kalaj, nuk mundi ta shikojë të gjallë motrën e saj Xhuanën ndërsa ajo po lëngonte në shtratin e spitalit në momentet e fundit të jetës së saj.
Një jetë e ndërprerë në mes siç ajo thotë nga njeriu që Xhuana kishte zgjedhur të ndërtonte ëndrrat e saj, si çdo vajzë në atë moshë.
Një ngjarje e cila edhe sot fsheh shumë mistere, ndërsa bashkëshorti i Xhuanës, Eraldo Fizi, vazhdon të jetë në arrati.
Xhuana e cila ishte vetëm 25 vjeç, kur i dha fund jetës, por që pas la një letër, si dëshmi të dhunës që Eraldo shkaktoi mbi trupin e saj.
Atë natë ku nga sa kuptohet ata ishin bashkë në një apartament të marrë me qira nga Xhuana në Tiranë, me qëllimin për t’u sqaruar, por që mesa duket biseda midis tyre përfundoi në dhunë dhe më tej në aktin final të vetëflijimit nga 25 vjeçarja.
“Xhuana punonte çdo ditë, ai nuk punonte dhe sikur përjetoi një gjendje shumë të rëndë nga ky ambient toksik dhe vendosi të ndahej se nuk shkonte më marrëdhënia siç duhej”, deklaron Marjana Kalaj.
Sipas rrëfimit të motrës Marjana, Xhuana dhe Eraldo kishin vite që njiheshin. Madje që nga koha e shkollës dhe kjo i kishte bërë të ishin bashkë. Një dashuri e cila dukej e pacënueshme nga asgjë dhe që në vitin 2025 u kurorëzua në martesë. Por pikërisht këtu gjithçka ndryshoi në sjelljen e Eraldos.
Marjana tregon se ai filloi të bëhej agresiv dhe kjo solli kontradiktat e para dhe të thella midis tij dhe së motrës Xhuanës. Një faktor i rëndësishëm në helmimin e kësaj marrëdhënie u bë edhe familja e Eraldos, e cila sipas Marjanës, nuk e mbështeti Xhuanën.
Një tjetër arsye e ndarjes së tyre të shpejtë u bë edhe jeta me vese e Eraldos, që po ndikonte në ekonominë e tyre të re si çift.
“Ka 7-8 vite që janë njohur. Pas një lidhje të gjatë u martuan. Mirëpo kur u martuan filluan problemet e shumta në familjen e Eraldos. Familja e Eraldos nuk e mbështeti. Pati dhunë psikologjike nga vjehrra. Ish- bashkëshorti vazhdoi jetën e tij të natës, të bixhozit”, shprehet ajo
Do të ishin pikërisht këto probleme që çuan Xhuanën në vendimin për t’u ndarë nga Eraldo dhe për të vazhduar jetën në Tiranë. Një vendim që sipas Marjanës, nuk u mor nga Xhuana për t’u ndarë përfundimisht nga Eraldo, pasi ajo e donte atë. Por për t’i dhënë kohë atij të reflektonte mbi të gjitha arsyet që e kishin kthyer marrëdhënien e tyre të re martesore në në një marrëdhënie toksike.
Por dhe për t’i dhënë një kuptim tjetër jetës së saj profesionale.
Kjo pasi Xhuana kishte përfunduar studimet për jurisprudencë dhe ishte profilizuar në noteri. Profil që kërkonte ta ushtronte.
“Dhuna psikologjike ka qenë por Xhuana e donte shumë dhe shpresonte që ai do të ndryshonte. Duke kaluar koha ajo mendonte se edhe kur të ndaheshin ai do të bashkohej. Xhuana jetonte me me shpresën se ai do të kishte një ndjenjë të madhe për të dhe do të jetonin bashkë, por ai ndryshoi totalisht. U bë shumë agresiv”, tha ajo.
Do të ishte pikërisht kjo sjellje agresive e Eraldos, e cila sa do të vinte dhe do të bëhej më e pranishme në marrëdhënien e tij me Xhuanën, të cilën mesa duket ai e konsideronte si një pronë të tij të fituar që nga bankat e shkollës. Arsyeja për të cilën ai nuk e mirëkuptoi kurrë vendimin e Xhuanës për të lënë Lezhën dhe për t’u vendosur në Tiranë.
Ku ajo kishte menduar që shkëputja e Eraldos nga gjiri toksik familjar ku ishte rritur, mund t’i jepte atij reflektimin e duhur se si duhet ndërtuar dhe mbajtur një marrëdhënie e re martesore.
“U bë shumë dhunues me fjalë. Nuk reshti së ndjekuri motrën deri sa natën e fundit që e kemi marrë vesh që motra dha jetën nga dhuna e tij. Dhunë barbare, dhunë që nuk e di se si ka vënë dorë te motra ime. Tre muaj pas martese që përjetoi këtë dhunë psikologjike, këtë ambient toksik te familja e burrit. Nuk gjente rehati. Dhe mendonte që ndoshta të dy të ndarë do fillonte një jetë e re në Tiranë sepse motra erdhi në Tiranë për arsye pune. Të gjente veten në profesion me shpresën që jeta e saj do ishte shumë më bukur, por ai nuk e la të qetë. Ndoshta nga xhelozia e tepërt, ndoshta nga idea që motra po ndihej mirë në Tiranë, do fillonte një punë notere në profesionin e saj dhe nuk e dimë akoma pse ai ushtroi dhunë ndaj motrës sonë”, shprehet Marjana.
Sikundër Marjana rrëfen, Eraldo nuk e la të qetë Xhuanën as në Tiranë. Aty ku ajo ishte zhvendosur fillimisht te motra e saj dhe më pas kishte marrë një apartament me qira bashkë me një shoqen e saj. Por pa e menduar se më e keqja ende nuk kishte ardhur dhe se do e përcillnin motrën e tyre për herë të dytë të veshur me fustanin e nusërisë, por këtë herë të veshura me të zeza.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Maj19:01
Inceneratori i Elbasanit/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli, burg për ish-ministrin Lefter Koka
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO në lidhje me inceneratorët e Elbasanit.
Në vendi...
AKTUALITET
19 Maj18:59
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, burg përjetë për Laert Haxhiun
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë, (19 maj 2026) rekursin e Laert Haxhiut, duke lënë në fuqi d&eum...
AKTUALITET
19 Maj18:40
Vrasja e Iliara Sulës, prokuroria italiane kërkon dënim maksimal për ish të dashurin
Mark Antony Samson, i riu që vrau në mënyrë makabre ish-të dashurën e tij dhe studenten shqiptare Ilaria Sula në Itali, prite...
AKTUALITET
19 Maj18:25
“Për të matur tensionin”/ Gazetari Hoxha tregon si kamuflohen “eskortat” për të hyrë në burgje
Gazetari Artan Hoxha është ndalur në debatin e hapur ditët e fundit mbi çështjen e të ashtuquajturave “eskorta”...
AKTUALITET
19 Maj18:10
EMRAT/ U arrestuan për ndërtimet, Gjykata e Sarandës vendos pas 6 orësh seancë për drejtuesit e policisë
Ka zgjatur 7 orë seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër efektivëve të Komisariatit të Sarandës, të...
AKTUALITET
19 Maj17:59
Tërhiqet nga tregu produkti EnerBiO Dinkel Waffeln Natur
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve ka njoftuar se biskotat gjermane, “EnerBiO Dinkel Waffeln Natur” janë tërhequr n...
AKTUALITET
19 Maj17:30
"18-vjeçarja bleu vilë 1.5 mln euro"/ Ekspertja: SPAK të hetojë paratë e drogës që investohen në ndërtim e turizëm
Një raport i fundit i Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka zbardhur skema të sofistikuara të pastrimit të parave në ...
AKTUALITET
19 Maj17:03
Aksident në aksin Fier-Roskovec/ Makina përplas motorin, drejtuesi i motomjetit në gjendjen të rëndë shëndetësore
Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Fier-Roskovec në vendin e quajtur Kumam.
Një mjet tip “ Citroen” me drejtue...
AKTUALITET
19 Maj16:17
Masakroi Ilaria Sulën/ Prokuroria kërkon burg përjetë për filipinezin Mark Sampson
rokuroria e Romës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i cili goditi i mori jetën shqiptares Ilaria Sula m...