Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut, shkon në dy numri i viktimave, ndëron jetë në spital egjiptiani
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...

Abuzuan me fondet publike, Prokuroria e Korçës, heton dy punonjëset e degës postare për veprën penale ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.
Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash, përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël.
Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.
Në kuadër të këtij procedimi penal, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh. përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç arkëtare në Degën Postare Bilisht është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.
Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal. Gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin, ndërkohë që po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara.
Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar.
Prokuroria thekson se të gjithë personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sot, në Ditën e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përcolli një mesazh ku thekson r...
Arrestohen dy personat e dyshuar për vrasjen e shqiptarit Marko Beka në Geel të Belgjikës, të premten në mbrëmje. Kësh...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku një baba plagosi vajz&eu...
Që prej orëve të para të ditës së sotme të gjitha rrugët e Qarkut Dibër janë nën pushtetin e mjegull&eu...
Në Gjykatën Administrative të Tiranës është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiran...
Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Maqedonia e Veriut për tre vrasje të kryera në vitin 2007 &...
Policia e Lezhës ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e kaluar, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kana...
Situata ka dalë jashtë kontrollit mesditën e sotme në Vlorë, ku tregtarët protestues janë futur me forcë brenda ambien...
Policia kufitare në Rinas ka goditur një rast të tentativës për trafik armësh nga Shqipëria në Itali. Në kud&eum...
Qeveria parashikon për 2026 indeksim të pagave 2.5%, në masë të njëjtë me inflacionin, për të gjithë punonj&...