
SERBI- Pas masakrës në shkollën në qendër të Beogradit, të gjithë po pyesin se çfarë e nxiti nxënësin e klasës së shtatë të kryejë krimin e të tmerrshëm.
Çfarë e nixit një nxënës të shkëlqyer dhe të talentuar, një sportist të suksesshëm, siç e quanin në zonë, të vriste nëntë persona në shkollë? Shokët e shkollës të trembëdhjetëvjeçarit të arrestuar dhe viktimave janë të shokuar pas tragjedisë dhe të përlotur thanë për Kurir se ky djalë nuk ka qenë problematik më parë, por e cilësojnë si të çuditshëm.
"I qetë, i tërhequr, nuk rrinte shumë me askënd, ishte pak i çuditshëm, por nuk kishte probleme me të. Është ndër nxënësit më të mirë të klasës së tij, është ujk dhe ka shkuar në gara në disa lëndë"- tregon një nxënës i shkollës.
Dje pati edhe informacione se djali po ngacmohej nga studentë të tjerë, madje ishte viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe se shkas për krimin ishte një njësi historie që kishte marrë së fundmi.
"Është ngacmuar nga miqtë e tij, ka qenë viktimë e dhunës së bashkëmoshatarëve dhe me insistimin e prindërve është transferuar në një shkollë tjetër. Ai ishte i qetë, një student i mirë. Jam i dëshpëruar"- tha njëri nga prindërit, fëmija i të cilit shkon në këtë shkollë.
Megjithatë, prindër të tjerë pohojnë se djali nuk është transferuar në një klasë tjetër për shkak të bullizmit, por për shkak të arritjeve të tij të jashtëzakonshme në shkollë.
"Ajo klasë u formua nga nxënësit më të mirë të shkollës. Ai djalë ishte një student i përsosur. Është e neveritshme që thonë se ai vrau kaq shumë njerëz për shkak të një note historie, kjo nuk është e vërtetë. Thonë se në atë klasën e mëparshme është ngacmuar dhe në këtë të re nuk ka pasur probleme me askënd"- tha një prind.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ia kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia./Dosja.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Maj10:47
Të ardhurat buxhetore në raport me PBB-në në rënie me 2022
Të ardhurat buxhetore shënuan rekorde historike për ritmet vjetore të rritjes në vitin 2022, por në raport me prodhimin e brends...
AKTUALITET
4 Maj10:44
Shfaqi probleme me shëndetin! Shoku i dhomës në burgun e Fierit njofton gardianët, ndërron jetë 52-vjeçari
FIER- Simon Toska ka mbërritur pa shenja jetë në spitalin e Fierit. Toska vuante dënimin në burgun e Fierit. 52-vjeçari shfaqi...
AKTUALITET
4 Maj10:44
"Jam sëmurë"/ Lefter Alla kërkon masë të butë sigurie, Gjykata cakton mjekët, do zbulohet nëse vuan apo jo nga zemra
TIRANË- Pretendimi i ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Allës, se nuk është në gjendje të mirë shëndet&e...
AKTUALITET
4 Maj10:43
Sapo ishte liruar nga burgu! Vritet në Spanjë 29-vjeçari nga Vlora, mediat: Kishte llogari të pambyllura në Shqipëri
SPANJË- Vritet 29-vjeçari Endrit Sinaj në Girona. Mediat italiane raportojnë se i riu nga Vlora u plagos me plumb në bark, e p...
AKTUALITET
3 Maj21:29
Shqiptari vjedh makinën dhe përplaset me portën e burgut gjatë ndjekjes, tenton të rrahë edhe policët
Një 23-vjeçar shqiptar përfundoi serinë e krimeve në Itali ku kishte shkuar për pushime me një tentativë të d&e...
AKTUALITET
3 Maj20:39
Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe 7 vite Elvis Gacajn
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin, tre vite më shumë nga pretenca e dhënë nga SPAK, dhe 7 vite burg&nb...
AKTUALITET
3 Maj18:33
Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me ‘Ndragheta’-n, VOA: Më i madhi i kryer ndaj mafias kalabreze
Më shumë se 100 persona u arrestuan të mërkurën në kuadër të një operacioni policor që u shtri në shum&...
AKTUALITET
3 Maj16:15
Operacioni në Europë e Amerikën e Jugut/ Del emri i shqiptarit, si i furnizonte me drogë Eldi Dizdari organizatat e mafies italiane
Policia italiane dhe gjermane kreu sot bastisje kundër mafies italiane ‘Ndrangheta’ në koordinim me autoritetet në Itali, Gjermani,...
AKTUALITET
3 Maj15:00
Përmirësohet situata energjetike/ KESH shet energji për periudhën 2-5 maj
Situata energjitike në vend është stabilizuar gjatë muajve të parë të këtij viti. Reshjet e shiut të rëna gj...