Këshilli Mbikëqyrësi i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 3%. Guvernatori, Gent Sejko, tha se informacioni i ri i marrë në analizë ka qenë, në përgjithësi, më i mirë se pritjet, duke nënvizuar se inflacioni vazhdoi trendin rënës gjatë tremujorit të parë, i ndikuar nga rënia e përgjithshme e inflacionit në ambientin botëror, efekti i bazës së lartë krahasuese të një viti më parë dhe nga efektet e para të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.
Megjithatë, Guvernatori pranoi se rënia erdhi kryesisht nga inflacioni i importuar, ndërsa presionet e brnedshme inflacioniste ngelen të larta, duke shtuar se përmbushja e objektivit të stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë një normalizim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen.
“Në këndvështrimin makroekonomik, rënia e inflacionit pasqyroi më së shumti rënien e inflacionit të importuar, e diktuar si nga rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë ashtu edhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit.
Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste vijuan të jenë të larta, në pasqyrim të kërkesës relativisht të lartë për mallra e shërbime, të kushteve të shtrënguara në tregun e punës dhe të rritjes së shpejtë të pagave e të kostove të punës. Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend.
Këshilli do të monitorojë me kujdes situatën për të vlerësuar në vazhdimësi ecurinë e presioneve inflacioniste dhe për të identifikuar në kohë masat e nevojshme për arritjen e objektivit, përfshi edhe normalizimin e mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.
Në çdo rast, politika monetare do të sigurojë kushtet e nevojshme për respektimin e objektivit të stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm, duke u kujdesur në të njëjtën kohë të minimizojë ndikimin e saj në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe pasoja të mundshme të padëshirueshme në stabilitetin financiar,” tha Sejko.
Sipas tij, rritja e shpejtë e punësimit dhe e pagave japin sinjale inkurajuese për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por ato krijojnë gjithashtu një mjedis të favorshëm për rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste.
Ai nënvizoi edhe njëherë se inflacioni i lartë dhe mbi objektivin e bankës qendrore është i dëmshëm për familjet dhe bizneset, pasi gërryen fuqinë blerëse të të ardhurave të tyre dhe vështirëson planifikimin e konsumit dhe investimeve në të ardhmen.
Përditësimi i parashikimeve të Bankës së Shqipërisë sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet, dhe se inflacioni do të shënojë rënie graduale dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024.
Sipas Këshillit Mbikëqyrës, rënia e inflacionit do të pasqyrojë reduktimin e mëtejshëm të tij në tregjet globale dhe normalizimin e qëndrimit të politikës monetare në vend.
“Parashikimet tona sugjerojnë se inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024.
Gjithashtu, këto parashikime sugjerojnë se rritja ekonomike e vendit do të mbetet në territor pozitiv, e mbështetur nga bilancet solide të sektorit privat, perspektiva pozitive e tregut të punës, përmirësimi i besimit të agjentëve ekonomikë dhe kushtet ende akomoduese të financimit.
Ky normalizim do të krijojë një balancë më të mirë midis kërkesës dhe ofertës, do të mbështesë stabilitetin e tregjeve financiare, si dhe do të ndihmojë në kontrollin e pritjeve të agjentëve ekonomikë për inflacionin,” tha Guvernatori.
Sipas tij, rritja ekonomike e vendit pritet të vijojë të jetë në territor pozitiv. Ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023 dhe t’i kthehet niveleve historike në afatin e mesëm e të gjatë.
Ky parashikim faktorizon shëndetin e mirë financiar të sektorit privat dhe atij bankar të ekonomisë shqiptare, perspektivën pozitive të tregut të punës, përmirësimin e besimit të familjeve dhe bizneseve, si dhe praninë e një ambienti financiar ende akomodues.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Maj18:33
Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me ‘Ndragheta’-n, VOA: Më i madhi i kryer ndaj mafias kalabreze
Më shumë se 100 persona u arrestuan të mërkurën në kuadër të një operacioni policor që u shtri në shum&...
AKTUALITET
3 Maj16:15
Operacioni në Europë e Amerikën e Jugut/ Del emri i shqiptarit, si i furnizonte me drogë Eldi Dizdari organizatat e mafies italiane
Policia italiane dhe gjermane kreu sot bastisje kundër mafies italiane ‘Ndrangheta’ në koordinim me autoritetet në Itali, Gjermani,...
AKTUALITET
3 Maj15:00
Përmirësohet situata energjetike/ KESH shet energji për periudhën 2-5 maj
Situata energjitike në vend është stabilizuar gjatë muajve të parë të këtij viti. Reshjet e shiut të rëna gj...
AKTUALITET
3 Maj14:00
Gjykatat në 2022, çështjet e reja ranë me 12%, por ngarkesa e punës mbetet ende e lartë
Këshilli i Lartë Gjyqësor analizon se edhe pse ka një ulje minimale të ngarkesës çështjet e trashëguara mbeten ...
Piranjat
AKTUALITET
3 Maj13:17
3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe gazetaria në Shqipëri
3 Maji është një ditë që bie ndërmjet 1 Majit dhe 5 Majit, dy festave të rëndësishme për punëtorët...
AKTUALITET
3 Maj13:06
GJKKO sekuestron pasuritë e “Ben Qimes”
Konfiskohen nga GJKKO, dhjetëra pasuri më vlerë miliona euro të cilat do t’i kalojnë shtetit, të cilat janë në p...
AKTUALITET
3 Maj12:12
Tragjedi në Beograd/ Nxënësi qëllon me breshëri plumbash drejt, vdes roja dhe 8 të mitur
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd të Serbisë ku një nxënës 14 vjeç ka vrarë ...
AKTUALITET
3 Maj10:58
Vrasja e Joy-t/ Mbërrin në Kenia letër-porosia nga Tirana, po hetohen disa celularë
Letërporsia e dërguar nga Prokuroria e Tiranës në Kenia për përcaktimin e vdekjes së 22-vjeçares Joy Ayokos ka mb&eu...
AKTUALITET
3 Maj10:41
Arrestohet shqiptari në Ital me 20 kilogramë kokainë /Zbulohet “laboratori i drogës”
Në Siena të Italisë janë sekuestruar 20 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, nj&e...