Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Pak ditë më parë, SPAK njoftoi se ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Gucin, i cili akuzohet për abuzimin me tenderin 4.1 milionë euro të ujësjellësit të disa fshatrave. Tashmë që pritet gjykimi i kësaj dosjeje në GJKKO, në terren faktet tregojnë se me këtë tender është abuzuar. Nga një vëzhgim i bërë nga Syri Televizion, rezulton se fshatrat për të cilat Gjolek Guci shpenzoi 4.1 milionë euro për ndërtim ujësjellësi janë pa ujë të pijshëm.
Tenderi 4.1 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit në Bashkinë Memaliaj, ku përfshihen 8 fshatra si Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës, si dhe qyteti Memaliaj, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme. Por ndërkohë që çështja ndodhet në dyert e drejtësisë, banorët e këtyre zonave vijojnë të mos kenë ujë të pijshëm në banesat e tyre. Në mungesë të furnizimit nga rrjeti, çdo banesë ka ndërtuar puse, disa pranë shtëpive e disa në tokat bujqësore, duke rritur koston e shpenzimeve për sigurimin e ujit.
Banorët e Anë-Vjosës thonë se prej vitesh ndihen të gënjyer nga premtimet dhe se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Sipas tyre, mungesa e ujit të rrjedhshëm i ka lënë në kushte që i krahasojnë me mesjetën.
Edhe në fshatin Toç situata paraqitet e njëjtë. Banorët pohojnë se jetojnë në kushte tepër të vështira dhe se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme ndër vite, kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.
Hetimi nisi pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstatoi shkelje të rënda si në procedurën e prokurimit ashtu edhe në zbatimin e kontratës. Sipas SPAK, fondi limit prej rreth 493 milionë lekë të reja u vendos në të njëjtën vlerë me projektin e hartuar nga kompania që e kishte dhuruar atë.
Për këtë çështje janë marrë të pandehur ish-kryebashkiaku Gjolek Guci, ish-zëvendëskryetarja Edmonda Harizi dhe dy zyrtarë të tjerë, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera, pasi dyshohet se kanë avantazhuar kompanitë fituese edhe pse ato kishin mangësi në dokumentacion, veçanërisht në kriteret e kapacitetit teknik.
Në përfundim të procedurës është pranuar nënkontraktimi i kompanisë “Artreum Generations”, me pronar Lorenc Bamin, e cila kishte dhuruar projektin dhe kishte hartuar specifikimet teknike, duke u konsideruar në konflikt interesi dhe pa plotësuar kriteret ligjore për nënkontraktor. Kujtojmë se Lorenc Bami ka qenë ish-zyrtar i Bashkisë Tepelenë, duke mbajtur pozicionin e drejtorit të urbanistikës, dhe në një tjetër kallëzim të bërë në SPAK thuhet se drejtori i Bashkisë së Tepelenës, në vitin 2017, një kompani në emër të bashkëshortes ka përfituar 18 milionë euro tendera nga Bashkia e Tepelenës dhe Gjirokastrës, apo 66 milionë euro tendera në total nga institucionet publike, ku spikasin ato të rindërtimit.
Të premten, në ditëlindjen e tij të njëzetë, ai e goditi nënën e tij me grusht në fytyrë dhe më pas iku...
Dy ditë pas vrasjes me thikë të Egli Pashollarit në Tiranë, janë publikuar pamjet e sherrit masiv që i mori jetën të...
Policia ka nisur hetimet ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pasi akuzohen se kanë goditur dy persona gjat...
Një operacion i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka çuar...
Një mekanik nga Ferizaj i Kosovës gjeti vdekjen të shtunën në fshatin Strelcë të Maliqit. Burri 57-vjeçar dyshohet se ...
Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 48-vjeçarit në Kavajë, ngjarje e regjistruar një ditë më...
Autopsia e kryer e kryer të shtunën, mbi trupin e 25-vjeçarit shqiptar i vrarë në orët e para të mëngjesit të s...
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia e Shkodrës. Syrgen Haxhija, rezulton në kë...
Policia sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, një armë zjarri sportive tip pushkë ajrore, 2 celularë dhe automjetin me t&...
42-vjeçari Ilir Kurti i cili dyshohet se u hodh një ditë më parë në Kanionet e lumit Osumi, ende nuk është gjetur. Ed...