
Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për mashtrim. Sipas policisë, ai i ka marrë disa herë para një personi me premtimin se do t’i kryente disa punime në banesë, gjë që nuk e ka bërë.
Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë personit D. T në total rreth 750 000 lekë), duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime në banesë. 39 vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
Njoftimi
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Last time”.
I mori disa herë, shuma parash, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 39-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit nga shtetasi D. T., për një shtetas që i kishte marrë shuma parash, me anë të mashtrimit, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Last time”, për dokumentimin e këtij rasti.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.
Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash (në total rreth 750 000 lekë), shtetasit D. T., 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt10:22
Çështja e AKSH-it/ Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-zyrtaren e policisë, Ervina Gjana
Apeli i GJKKO ka pranuar pjesërish kërkesën e zyrtares së policisë, Ervina Gjana, për t’i kthyer disa sende të blloku...
AKTUALITET
5 Shkurt10:23
Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, integrimi dhe infrastruktura kritike janë çështje të sigurisë kombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferen...
AKTUALITET
5 Shkurt10:18
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit
Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së enjtes në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë. Ngj...
AKTUALITET
5 Shkurt09:51
Mjeku: E vërteta tronditëse për origjinën e koronavirusit dhe vdekja misterioze e shkencëtarit
I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV me Flavio Qarrin, mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, një figurë e njohur për ...
AKTUALITET
5 Shkurt09:46
Mediu në Forumin e Sigurisë në Uashington: Nevojitet rritje e shpenzimeve të mbrojtjes, mes tensionesh politike transatlantike
Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizua...
AKTUALITET
5 Shkurt09:40
Dyshohet se shiste ora kontrabandë, e pëson tregtari në Berat
Policia e Beratit ka zbuluar një subjekt tregtar në lagjen “10 Korriku” që ushtronte aktivitet të paligjshëm, duke shitur...
AKTUALITET
5 Shkurt09:11
EMRAT/ Humbën jetën nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre në Itali, zbulohet identitetet e familjes shqiptare
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Lucca, Itali, ku katër anëtarë të familjes Kola humbën j...
AKTUALITET
5 Shkurt09:10
Si e përdorin të rinjtë IA gjeneruese dhe pse kjo i shqetëson
Të rinjtë e Brezit Z po shfaqin modele përdorimi të inteligjencës artificiale (IA) që parashikojnë mënyrën se si ...
AKTUALITET
5 Shkurt08:53
Tre persona dërgohen në gjyq për fajde, përvetësuan pasuri mbi 200 mijë euro me garanci false
Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq tre persona të cilët dhanë mbi 200 mijë euro me fajde.
Një prej k&...
AKTUALITET
5 Shkurt08:49
BIRN: Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave
Gjatë vizitës 3-ditore në Izrael midis datave 25-27 janar, kryeministri Edi Rama udhëtoi vajtje e kthim me një avion privat, dikur n&...