Në seancën gjyqësore ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, ka dëshmuar edhe Haxhi Murati, pajtuesi i gjaqeve, i cili ka rrëfyer një bisedë me babanë e Redjan Rrajës. Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. Sipas dëshmisë së Muratit, babai i Redjanit, Asllan Rraja i kërkuar të ndërmjetësojë me familjen e Andi Malukut që të “mos të na vrasin derisa ta zbardhim nëse ka faj apo jo djali im”.
“Ne i kemi përcjellë fjalët e Asllan Rrajës, që nuk është djali im në ngjarje. Duroni sa të zbardhet ngjarja. Babai i viktimës na ka thënë fjalë shumë të mira, na ka thënë: Vetëm na tregoni realitetin. Më vonë e kam takuar Asllan Rrajën dhe i kam thënë që ti nuk zbardhe asnjë gjë”, u shpreh ai gjatë dëshmisë.
Dëshmitari Haxhi Murati: Në 2019 kam jetuar në Krujë. Kam një biznes. Kam qenë edhe kryeplak disa muaj. Asllan Rrajën e njoh. Kur ka ndodhur ngjarja, më ka ardhur tek shtëpia. Meqë unë merrem me pajtime gjaqesh, më kërkoi të shkoja në Shijak, të takonim babain e viktimës, që të mos vazhdohej pushka. Mos vazhdohej pushka derisa të sqarohej ngjarja.
Isha me dy vetë të tjerë. Shkuam tek shtëpia e atij djalit, viktimës. Kemi takuar babain e atij dhe më pas kemi lënë që takimi të bëhej në Shijak. Unë isha në dy takime, por pastaj erdhi ai virusi dhe nuk bëmë më takime. Isha bashkë me dy shokë. Në takimet kanë qenë babai i Andi Malokut dhe ca të tjerë.
Ne i kemi përcjellë fjalët e Asllan Rrajës, që nuk është djali im në ngjarje. Duroni sa të zbardhet ngjarja.
Babai i viktimës na ka thënë fjalë shumë të mira, na ka thënë: Vetëm na tregoni realitetin. Më vonë e kam takuar Asllan Rrajën dhe i kam thënë që ti nuk zbardhe asnjë gjë.
Emrin e djalit të Asllanit nuk e mbaj mend, por ka pasur një punë në Fushë-Krujë kështu për dhëmbët.
Redian Rrajën nuk e njoh. Atë deputetin Rraja po, e njihja.
Fillimisht ne kemi takuar veç të atin e viktimës dhe të shoqen e tij në Tiranë. Takimin e dytë e bëmë në Shijak, me kërkesë të tij, pasi kishte vëllezërit dhe njerëzit e tij.
Biseduam për ngjarjen. Nuk janë përmendur emra konkretë për autorët e mundshëm të ngjarjes, përveç emrit të djalit të Asllanit, që thoshin ka qenë në ngjarje.
Ne kemi dashur të takonin edhe Aleksander Lahon (Rrumin), meqë ishte dëmtuar në ngjarje dhe ta pyesnim, mos zbardhnim gjë nga ngjarja. Do iknim me iniciativën tonë, por nuk u takuam.
Tek Arjan Ndoja nuk kemi kërkuar ta takonim.
Plarent Dervishaj: The që djali i Asllan Rrajës (Redian Rraja) nuk ishte arrestuar kur ju kërkoi juve të kontaktonit familjarët e Andi Malokut.
Dëshmitari Haxhi Murati: Nuk e di nga e ka marrë informacionin Asllan Rraja. Ai më ka thënë, djali im nuk është fajtor. Më ka thënë, thuaji familjes, derisa ta zbardhim nëse ka faj apo jo djali im, të mos na vrasin.
Unë kaq mund të bëja me kapacitetin që kisha. Ata na kanë pritur shumë mirë.
Plarent Dervishaj: Emra konkretë janë përmendur, që kanë lidhje me atentatin
Dëshmitari Haxhi Murati: Jo.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Shtator11:56
E rëndë në Këlcyrë, 19-vjeçarja plagos me pushkë kushëririn e saj
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur aksidentalisht kushërir...
AKTUALITET
19 Shtator11:49
U dënua për 75 mijë paund/ Pas burgut, të riun shqiptar e pret deportimi për herë të dytë
Një 32-vjeçar i gjetur duke jetuar në një fabrikë kanabisi në Wellingborough është burgosur pasi u deklarua fajtor p&e...
AKTUALITET
19 Shtator11:39
Shqiptari zhduket pa gjurmë nga burgu grek, autoritetet vunë re mungesën e tij pas disa orësh
Autoritetet janë duke kërkuar një të burgosur nga burgu rural i Kasandrës në Halkidiki, pasi duket se është arratisur ng...
AKTUALITET
19 Shtator11:26
Atentati ndaj ish-prokurorit/ "Erdhi në lokal me dy të tjerë", dëshmia e vëllait të Bashkim Haxhiajt
U dëgjua sot në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj a...
AKTUALITET
19 Shtator11:25
Për 1 mijë lekë në pranga, shoferët e pësojnë keq në Durrës. Nuk e dinin se po filmoheshin (VIDEO)
Dy drejtues automjetesh përfunduan në prangat e policisë pasi akuzohen për dhënie ryshfeti ndaj efektivëve të rrugores nd&eum...
AKTUALITET
19 Shtator11:17
Burri nga Rrogozhina alarmon policinë: Më ka humbur gruaja, mund të ketë ikur në Greqi
Një burrë në Rrogozhinë ka denoncuar zhdukjen e gruas, duke pretenduar se mund të jetë larguar drejt Greqisë.
Ende nuk dihet...
AKTUALITET
19 Shtator10:45
Tritoli në banesën e deputetit Xhelal Mziu, kamerat e sigurisë jashtë funksioni. Hetuesit sekuestrojnë kamerat në zonë
Hetuesit ende nuk kanë përgjigje se kush e vendosi tritolin në afërsi të banesës së deputetit të Partisë Demokratik...
AKTUALITET
19 Shtator10:43
Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë
Në 8 Shtator të këtij viti, kompania “Ergi” shpk fitoi një tender me fond limit 1.4 milionë euro për rikonstruksioni...
AKTUALITET
19 Shtator10:34
Skandal në Dibër/ I vdekur prej 23 vitesh. Hipoteka kërkon firmën e tij!
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në fshatin Tomin të Dibrës.
23 vite më parë një fëmijë ka humbur jetën, por...