AKTUALITET

I shpëtoi "pastër" 7 plumbave në mes të Athinës/ Kush ishte vrasësi me pagesë Florian Bajraktari dhe e shkuara e tij kriminale, një nga pistat e hetimit dhe hakmarrja

r.ll Përditësimi i fundit 24 Shtator 2024, 09:27
I shpëtoi "pastër" 7 plumbave në mes të
foto ilustruese

GREQI- Një 36-vjeçar shqiptar ka shpëtuar paq ditën e djeshme nga një atentat me armë, teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në Athinë. Florian Bajraktari mori vetëm një plagë në shpatull nga gjithsej 7 të shtëna me armë nga një fuoristradë që kaloi para lokalit ku ndodhej i riu.  Bëhet me dije se në vitin 2006, Bajraktari është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur ne Lasithiou, Greqi. Gjithashtu 36-vjeçari është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar ne Kalithea të Athinës për lojra fati.

Mediat greke shkruajnë se fillimisht pati konfuzion mbi ngjarjen, pasi policia nuk gjeti asnjë person të plagosur në vendin ku ishte raportuar një përplasje me armë. Por Bajraktari ishte paraqitur në spital me plagë në shpatull ku dhe i ishte nënshtruar një operacioni. Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thonë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna. Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë.

Policia greke aktualisht po heton në disa pista në lidhje ne atentatin ndaj tij, duke mos përjashtuar hakmarrjen për ngjarjen e ndodhur në vitin 2006.

Në 23 tetor 2006, në Sitia të Greqisë u vra 38-vjecari shqiptar Niko Demo. Ky i fundit ishte liruar me garanci vetëm 1000 euro nga Gjykata, pasi ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shqiptare, ngjarje e ndodhur në 9 nëntor 2005. Pavarësisht vendimit të Gjykatës, familjarët e viktimës kanë akuzuar vazhdimisht Demon si autor të vrasjes së vajzës së tyre vetëm 28 vjeç. Ajo ishte gjetur e mbytur në krevat nga fëmija 12-vjecar. Fëmija ishte njoftuar nga xhaxhai i tij, i cili i kishte thënë të njoftonte nënën pasi diçka e keqe i kishte ndodhur babait të tij. Por sapo fëmija ka shkuar të njoftojë nënën, e ka gjetur atë të vdekur. Në fakt babai i tij, Niko Demo, ishte plagosur gjithashtu me thikë, sipas tij i goditur nga dy bashkëatdhetarë. Policia dyshoi se ishte pikërisht Demo që kishte mbytur bashkëshorten, por pas 6 muajsh ai u lirua pasi në banesë u gjet një njollë gjaku që nuk rezultoi të ishte as e tij dhe as e bashkëshortes.

Por pas daljes nga burgu, për Niko Demon u thur plani për vrasjen e tij në shenjë hakmarrje. Më datë 13.10.2006, shtetas E. L, i njohur i Florian Bajraktarit, iu afrua këtij të fundit në një kafene në Kalithea të Athinës dhe i tha se po kërkonte, për llogari të një personi të tretë të cilit i ishte vrarë motra, dikë që do të merrte përsipër, kundrejt pagesës, të vrisnin burrin e gruas që u vra, i cila sipas porositësit ishte edhe vrasësi i motrës së tij.

Florian Bajraktari, vetëm 18 vjeç atëherë, ia tha këtë gjë shtetasit M. B dhe vendosën së bashku të vrasin personin, kundrejt një tarife prej 5000 euro për secilin. Pas marrjes nga ndërmjetësi E. L. informacione të detajuara mbi viktimën, përkatësisht emrin e tij, që ishte Niko Demo, fotografitë e tij, adresën e banimit dhe një kartolinë të qytetit të Sitisë në të cilën ishte shënuar me rreth zona ku ndodhej shtëpia e tij, targën e makinës së tij si dhe 500 euro paradhënie, kanë udhëtuar me traget për në Irakleo dhe me autobus KTEL për në Sitia, më 19.10.2006.

Aty përgatitën aktin e tyre për tre ditë, duke mbledhur informacione për Niko Demon. Fillimisht e kërkuan në adresë, por nuk e gjetën. Më pas Florian Bajraktari telefonoi E. L dhe i tha se nuk mund ta gjenin në adresën që u kishte dhënë dhe ai i tha se do pyeste për adresën e re dhe do t’i tregonte.

Ata më në fund gjetën shtëpinë e viktimës, të cilën filluan ta vëzhgonin. Jashtë shtëpisë ishte e parkuar makina, e cila sipas informacioneve që kishin marrë nga personi që i drejtonte, E. L., i përkiste viktimës. Më datë 23.10.2006 dhe që në orët e para të mëngjesit kanë ngritur një pritë në hyrje të pallatit dhe e kanë pritur në një garazh. Një ditë më parë ata kishin marrë një thikë nga një furrë, të cilën do ta përdornin për vrasjen. Sapo është shfaqur Niko Demo, të cilin e kanë njohur nga fotot që kishin në duar, duke dalë nga pallati dhe duke u nisur drejt makinës së tij, e kanë sulmuar dhe pasi Florian Bajraktari e ka neutralizuar, M. B ka tentuar t’i presë fytin me thikë. Por ai ka hasur në vështirësi, pasi thika nuk e ka prerë dhe ndërsa Niko Demo, i plagosur tashmë në qafë, po thërriste për ndihmë, M. B e ka neutralizuar dhe Florian Bajraktari ka arritur ta godasë tri herë në pjesën e pasme të kokës me pjesën metalike të një shate. Vdekja e tij përfundimisht erdhi si pasojë e këtyre goditjeve.

Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtime të ndryshme. Ata janë takuar në plazhin e Sitisë dhe pasi kanë zëvendësuar rrobat e përgjakur me ato të pastra, që Florian Bajraktari kishte sjellë me vete dhe duke e hedhur shatën në një shtrat kallami të një lumi ngjitur, janë ndarë. I pari u drejtua për në stacionin e autobusëve ndërqytetës, ku u arrestua në të njëjtën ditë, duke mbajtur kartolinën me shenjën e shkruar me dorë të banesës së mëparshme të viktimës, ndërsa i dyti është nisur drejt stacionit të autobusëve të KTEL, ku ka pritur të parin për disa orë dhe për shkak se po vonohej, ka hipur në autobus për të shkuar në Irakleo. Jashtë Sitisë autobusi është ndalur nën kontrollin e forcave policore dhe i akuzuari duke kuptuar se është vënë re dhe do të arrestohej ka zbritur nga autobusi dhe është larguar në fusha. Ai u arrestua të nesërmen në zonën e Ahladion të Sitisë, ku u pikas duke tentuar të arratisej në këmbë drejt Irakleos.

Policia greke zbuloi dhe porositësin e vrasjes, shtetasin F. G, i cili u arrestua. Gjatë deklaratës së tij para hetuesit ashtu edhe gjatë deklaratës së tij para Gjykatës mohoi akuzën, duke pretenduar se ishte informuar për vrasjen e dhëndrit të tij në kohën kur ai ishte në vendin e punës në Lamia, se nuk ka pasur mundësi financiare për të paguar shumën e sipërpërmendur për të paguar persona të tretë me qëllim që ata të vrisnin dhëndrin e tij dhe se nuk ka bërë asnjëherë kërcënime ndaj viktimës. Këto pretendime sipas organit të akuzës nuk u vërtetuan. Në mënyrë të veçantë, u vërtetua se familja e porositësit që në fillim e konsideronte si përgjegjës për vdekjen e vajzës dhe motrës së tyre E., bashkëshortin e viktimës, Niko Demo. Ndaj Demos u ngrit procedimi penal për vdekjen e bashkëshortes së tij, në kuadër të së cilës u ndalua përkohësisht.

Mirëpo, lirimi i tij nga burgu në maj të vitit 2006, duke zëvendësuar paraburgimin e përkohshëm me kushte kufizuese, shkaktoi një rritje të mosmarrëveshjes mes tij dhe familjes së ish-bashkëshortes, nga njëra anë për shkak se u konsiderua se lirimi i “vrasësit” ishte “i padrejtë”, dhe nga ana tjetër për shkak se u ngrit çështja e kujdestarisë së fëmijëve të viktimës, të cilën e pretendoi edhe familja e viktimës pas lirimit të Niko Demos nga burgu. Bindja e prerë dhe e qëndrueshme për fajësinë e dhëndrit të tyre nuk mohohet por përsëritet nga të gjithë familjarët në të gjitha diskutimet, si dhe në ekzaminimet e tyre para autoriteteve. Fryma e hakmarrjes që u krijua u ndez më tej nga mosmarrëveshja ligjore për pretendimin e kujdestarisë së fëmijëve të mitur nga të dyja palët.

florian bajraktari atentat ne athine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan