Përplasje me policinë, protestuesit heqin një prej gardheve metalikë para Kuvendin
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj masave të shtuara të sigurisë të vendosura nga...
Ashtu siç pritej, protestuesit janë mbledhur para Kuvendit, ndërkohë që policia ka blinduar zonën duke vendosur gardhë me...
Agjencitë amerikane të inteligjencës po hetojnë nëse Rusia ka ndihmuar Iranin në sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA...
Sot vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vra...
DashiËshtë një ditë e mrekullueshme për ju, një ditë në të cilën do të zbuloni se qasja juaj e gëz...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në qytetin e Vlorës, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale dhe duke vënë në vështirësi dhjetëra familje.
Mes kaosit të krijuar, spikat rrëfimi i një banori të moshuar, i cili tregon se është lënë tërësisht në mëshirë të fatit. Petriti, një banor i zonës së Bishanit, përshkruan një situatë dramatike. Banesa e tij është përmbytur plotësisht nga uji, i cili ka shkaktuar, sipas tij, “një dëm të paparë”. Më e rëndë akoma është situata e tij familjare.
Ai jeton me bashkëshorten e sëmurë dhe të paralizuar, të cilën iu desh ta ngjiste i vetëm në katin e dytë të shtëpisë për t'i shpëtuar jetën nga vërshimi i ujit. Me zërin që i dridhet nga hidhërimi, ai shprehet se askush nga institucionet nuk i ka ofruar ndihmë. “I bëra me dorë makinës së policisë, por askush nuk erdhi”, thotë ai, duke treguar se përpjekjet e tij për të kërkuar ndihmë kanë rënë në vesh të shurdhër.
“Fare!”, përgjigjet ai kur pyetet nëse ndonjë autoritet është interesuar për gjendjen e tyre.
Ndjenja e braktisjes është e thellë. “Deri tani nuk më ka pyetur njeri: je i gjallë apo je i vdekur? Je shqiptar apo je serb?”, shprehet i moshuari, duke artikuluar një zhgënjim të thellë me mungesën totale të mbështetjes shtetërore. Rasti i tij nxjerr në pah jo vetëm pasojat shkatërruese të përmbytjeve, por edhe dramën njerëzore të atyre që ndihen të padukshëm dhe të harruar në momente të vështira si ky i situatës ku është vendi në këto kohë.
Gazetari i SYRI: Pra, janë bërë dëm, ju ka ardhur uji në banesë.
Banori: Më ka ardhur ujë, ka bërë një dëm të paparë. Megjithatë, një interesim, një, më the thashë, bile i ja bëra me dorë makinës së policisë...lesht...
Gazetari i SYRI: S'erdhi askush t'ju ndihmonte?
Gazetari i SYRI: Jeton vetëm apo?
Banori: Kam gruan të sëmurë të paralizuar.
Gazetari i SYRI: Ka ardhur dikush ta shikojë bashkëshorten që e keni të sëmurë, të dy të moshuar?
Banori: Ajo është në kat të dytë. E, i kisha këtu, në orën 1:00, pastaj e ngrita kalipeçi. Pa ekzagjerim, e kam ngritur kalipeçi. Më mirë mos të flas se...
Gazetari i SYRI: E kuptoj. Pra, edhe pse jeni në këtë situatë, askush nuk ka ardhur të shikojë Petritin që në çfarë gjendje është?
Banori: Po fare! E di sa vajti uji këtu? Pra, deri aty lart erdhi uji. Deri tani nuk më ka pyetur njeri: je i gjallë apo je i vdekur? Je shqiptar apo je serb, a çfarë mund të thuash, nuk di të flas. Më mirë mos të flasësh se s'të dëgjon njeri. Pastaj, ne dorë e tretë, jemi sot për nesër.
Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet në Malësinë e Krujës, ku në zonën e Parkut Kombëtar trashësia e...
Autoritetet njoftojnë se aksi rrugor Leskovik–Përmet është bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve në zonë...
Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e rrugëve në njësinë administrative Kukur, në bashkinë...
Dy segmente rrugore janë bllokuar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urë...
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zjar...
Policia ka arrestuar shtetasin Eraldo Rizvani 19 vjeç pasi dyshohet se plagosi me thikë gjatë një konfliktit një 18 vjeçar. ...
Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të nivele...
Edhe pse foli për një situatë të jashtëzakonshme, Edi Rama refuzoi sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për ...
Një nga tregatret e prekura nga zjarri i madh që përfshiu tregun te “5 Maji” mbrëmjen e kaluar, ka reaguar me tone të ash...
Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike në disa zona të jugl...