Qëlloi dy herë Vladimir Bruçin pranë shtëpisë së tij/ Ky është Pjerin Bitani, autori i ngjarjes në Shkodër
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Socialistët kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak të Maliqit të thirrur nga opozita. Në rendin e ditës ishte paras...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon të devijojë rrjedhën e lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. Retorika radikale si shenjë force apo dobësie?
Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues ka shkaktuar shumë shqetësim në Kosovë dhe në qarqet ndërkombëtare.
Prishtina thekson se e drejta ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e burimeve ujore ndërkufitare ndalojnë shprehimisht përdorimin e ujit si armë ose mjet presioni politik. Ibri është një rrjedhë ujore ndërkombëtare, e cila fillon në Mal të Zi, rrjedh nëpër Kosovë dhe më tej nëpër Serbinë Qendrore ku derdhet në Moravën Perëndimore. Me ndryshimin e rrjedhës, do të rrezikoheshin edhe vendet e tjera në pellgun e Danubit.
Ëndrrat epike të Aleksandar Vuçiçit
Ekspertët në Serbi paralajmërojnë se kjo është një punë shumë e madhe që mund të zgjasë me dekada. Do të kërkonte shuma të mëdha parash, dhe ridrejtimi i rrjedhës natyrore të lumit përmes terrenit shkëmbor të Maleve Dinarike do të kërkonte punime të gjera tokësore, ndërtimin e tuneleve dhe digave.
Një ndërhyrje e tillë do të kërcënonte gjithashtu një katastrofë ekologjike në të gjithë pellgun e lumit. Profesori në pension i inxhinierisë hidraulike dhe hidrologjisë, Jovan Despotoviç, i tha FoNet se deklaratat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë “si të ecurit në gjumë dhe se ky është një projekt që nuk mund të zbatohet në një kohë të shkurtër pa shkatërruar kodra e male, dhe as nuk merret në konsideratë sipas rregulloreve evropiane”.
Kur bëhet fjalë për Presidentin e Serbisë, është e vështirë të thuhet se atij i mungojnë idetë megalomane. Kjo është arsyeja pse është e vështirë të vlerësohet nëse kjo është një performancë tipike për audiencën vendase që do të harrohet shpejt, apo nëse ai e mendon vërtet.Sidoqoftë, Vuçiç njoftoi se kishte iniciuar formimin e një grupi pune të përbërë nga inxhinierë dhe ekspertë ndërtimi, i cili do të shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai e sheh këtë si të drejtë sovrane të Serbisë për ta bërë këtë në territorin e saj.Ndërrimi i rrjedhës së lumit Ibër lindi si një ide në vitin 1985, e meqenëse Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) u punua gjatë atyre viteve, ai përmendet shpesh në atë kontekst politik, por ideja përfundimisht u braktis.
Fantazitë e nacionalistëve serbë
Kryetari i Bordit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiç, i tha DW se “nga Vuçiçi mund të pritet çdo gjë, por unë nuk prisja që ai të kthehej në vitet 1983-1985, kur filluan fantazitë e nacionalistëve serbë. Duke ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër, ata donin ta shlyenin Kosovën, dhe kjo tregon se ata nuk donin të merreshin me Kosovën përveçse në nivelin e premtimeve dhe sloganeve për Kosovën si ‘zemra e Serbisë’. Unë gjithashtu e shoh këtë si përpjekjen e tij për t’iu shmangur përgjegjësisë për gjithçka që bëri në lidhje me Kosovën – dhe ndoshta edhe më gjerë – për të fituar një alibi në këtë trazirë politike dhe për të thënë se nuk mund të ishte bërë asgjë më shumë”, thotë Janjiç.
Ajo që është veçanërisht shqetësuese, sipas tij, “është se objektivisht ky nuk është një projekt racional. Ky nuk është një projekt që zgjidh një problem, por më tepër një projekt ideologjik dhe propagandistik – nëse mund ta quajmë kështu – i cili shërben për të krijuar edhe më shumë trazira dhe zhurmë në rajon, në mënyrë që njerëzit të mendojnë se pa ju nuk ka shpëtim dhe se do të ketë një përmbytje”, vlerësoi Janjiç për DW.
Serbët jetojnë edhe në Kosovë
Duket se ai nuk e ka menduar fare se uji në Kosovë nuk është i nevojshëm vetëm për shqiptarët dhe se ndrysimi i rrjedhës do të rrezikonte edhe komunitetin serb në Kosovë.
Dushan Janjiq vëren se “kërcënimi për të dëmtuar shqiptarët është fjalë boshe, sepse për shembull, kanali Danub-Tisa-Danub u ndërtua për 20 vjet në një shtet shumë më të organizuar dhe të pasur, ndërsa ndryshimet në Ibër do të zgjasnin 50 vjet”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një letër në drejtim të Sekretarit të Përgjithshëm të NAT...
Pas rreth dy orësh bisedime për të gjetur një zgjidhje mbi çështjen e presidentit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti...
Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund...
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së dielë...
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një të pandehuri me shtetësi ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Drenas të Kosovës, ku disa të mitura j...
Kreu i Lëvizjes Vetvendosje, e njëhohësisht kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka nisur këtë pasdite të ...
Serbia ka vazhduar të mos harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian, duke refuzuar edhe këtë h...
Komisioni Evropian (KE) tha të martën se pret “koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet komunave të prekura dhe instituci...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se vetëm gjatë javës së fundit në Kosov...