U përplasën dy skafe, detaje të reja për incidentin në det me një të vdekur
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, j...
Të shtënat me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës kanë rikthyer në vëmendje një konflikt të hershë...
Mediat portugeze i kanë kushtuar një artikull vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u godit me thikë nga Sok...
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në Shkodër në lagjen Rus. Mësohet se i plagosur ka ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 45 ditë për 6 personat e arrestuar si të...
Xhike Hita, rreth 45 vjeç, është goditur me hanxhar në fytyrë ditën e sotme në Delvinë. Pas plagosjes, Hita ës...
Deputeti demokrat Bardh Spahia tha në një deklaratë për mediat se vendimi i miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave nuk p&e...
Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar sërish në pikat e pakicës në Tiranë. Prej pasdites të ditës së dje...
Bekim Bulica dhe viktima Një operacion kontrolli po bëhet për arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim në li...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kundërshtuar qeverinë Rama për projektin e bashkimi...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth. Sipas IKSHPK-së, nga 16 prilli deri më 17 gusht, në Kosovë janë konfirmuar 137 raste me fruth. Për krahasim, në periudhën 2021-2024, ishin regjistruar vetëm tri raste me fruth, të gjitha të importuara.
Sipas të dhënave të këtij instituti, më së shumti raste janë regjistruar në Prishtinë, përkatësisht 47, teksa IKSHPK se ka intensifikuar aktivitetin për vaksinim në komunat me numrin më të lartë të rasteve, duke vaksinuar 276 fëmijë që nuk kishin marrë me kohë, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, vaksinën MMR.
“IKSHPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim, ku shtohet se vaksinimi është mënyra më efektive për parandalimin e sëmundjes.
Fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse dhe transmetohet përmes ajrit.
Epidemiologia e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Edita Goranci, në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë deklaroi se rikthimi i sëmundjes në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me rënien e e vaksinimit të fëmijëve me vaksinën MMR.
“Kur e kishim mbulueshmërinë mbi 95 për qind me vaksinën kundër fruthit, situata epidemiologjike ishte e qetë. Rastet paraqiten pikërisht ku ka fëmijë të pavaksinuar”, tha Goranci.
Epidemiologia Goranci tha se doza e parë e vaksinës kundër fruthit mrbon në 93 për qind të rasteve, ndërkaq e dyta në 97 për qind.
“Është një ndër vaksinat më të sigurta”, theksoi ajo.
Sipas saj, një fëmijë i infektuar infekton rreth 90 për qind të kontakteve që nuk janë të vaksinuara.
"Virusi përhapet gjatë të folurit, kollitjes apo teshtitjes, dhe mund të qëndrojë deri në dy orë në ajër dhe në sipërfaqe”, shpjegoi Goranci.
Temperatura, ethet, rrjedhja e hundëve, skuqja e syve dhe dhimbja e fytit janë simptomat e para të fruthit, sipas saj.
Kjo sëmundje është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 95 mijë njerëz kanë vdekur nga fruthi gjatë vitit 2024, shumica fëmijë nën moshën pesëvjeçare, megjithëse e kishin pasur një vaksinë në dispozicion./ REL
Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgim...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një z...
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës i është bashkuar PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës duk...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë edhe sot para godinës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ...
Ishte një ditë e zakonshme gushti kur karabinierët italianë hoqën tendat e tyre në anën veriore të urës mbi lumin...
Policia e Kosovës ka arrestuar në Zveçan një person të dyshuar për pjesëmarrje aktive në sulmin ndaj pjesëtar&eum...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një hotel u përfshi nga flak&...
Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen e 7 gushtit në fshatin Orobërdë të Istogut, është dorëzuar sot në Polici ...
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje eshtërore të tre personave në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, në...
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 6 qershorit e kishte njoftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se nuk d&...