AKTUALITET

Çiftet shqiptare birësojnë më shumë por të huajt kërkojnë fëmijë me probleme të rënda shëndetësore

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Qershor 2023, 19:00
Çiftet shqiptare birësojnë më shumë por të huajt

Në Shqipëri, në vitet 2013-2023 numri i birësimeve ka ardhur në ulje dhe po ashtu dhe kërkesat. Në një prononcim për Gazetasi.al, punonjësja sociale në Komitetin Shqiptar të Birësimeve Ina Musaj thotë se referuar të dhënave në dhjetëvjeçarin e fundit, shihet se bumi i kërkesave është regjistruar në vitet 2013, 2015 dhe 2018, ndërsa në vitet e tjera trendi ka qenë i qëndrueshëm.

Sipas saj, përfshirë dhe vitin e pandemisë ku puna vijoi pa u ndalur me plotësimin e dosjeve për birësim dhe realizimin e 35 kërkesave, aktualisht janë 29 fëmijë jetimë të moshave të ndryshme që vijojnë të mbeten në listë-pritje prej shumë vitesh, pa mundur të gjejnë një familje birësuese.

“Në listë kanë mbetur 29 fëmijë, 10 prej të cilëve janë të shëndetshëm dhe 19 janë me problem të theksuara shëndetësore. Për këta fëmijë nuk ka akoma një familje birësuese. Dua të theksoj se kemi shumë kërkesa nga çiftet shqiptare, por për këta fëmijë ndoshta pengesë është mosha. Kërkesat më të shumta janë për fëmijë deri në 1 vjeç ose të rritur mbi 15-vjeç, siç është Italia që ka kërkesa sidomos për fëmijët romë”, thotë zonja Musaj.

Sipas të dhënave të Komitetit Shqiptar të Birësimeve, në vitet e fundit vërehet rënie e numrit të fëmijëve të braktisur në maternitet. Duket se kjo statistikë lidhet direkt me abortet e shtatzënive të padëshiruara, ku të dhënat tregojnë rritje të tyre sidomos gjatë periudhës së pandemisë.

Punonjësja sociale Ina Musaj, thotë se ndër kërkesat për fëmijë, bien në sy ato të çifteve të huaja të moshës 60-vjeç që kërkojnë të adoptojnë fëmijë.

“Ligji për birësimet ka një ngërç që nuk ka një limit për moshën. Por kriteri ynë është që fëmija dhe prindi që do ta birësojë, të kenë diferencë 18 vjet. Por nëse plotësohen kushtet e tjera edhe moshës 60 -vjeç i është dhënë “OK” për birësim”, thotë punonjësja sociale në Komitetin Shqiptar të Birësimeve.

Sipas saj, fëmijët që përcaktohen për birësim, janë fëmijë të braktisur nga të dy prindërit dhe që janë lënë në institucionet publike të përkujdesjes. Por mes fëmijëve ka dhe jetimë socialë, që me dëshirën e prindit janë dërguar në institucionet e përkujdesjes, për shkak të gjendjes së varfër në familje.

Të dhënat e dosjeve për birësim tregojnë një rritje të kërkesave brenda vendit, të çifteve në raport me kërkesat jashtë vendit.

Sipas Komitetit Shqiptar të Birësimit, vendin e parë për kërkesa për birësim në Shqipëri e mban Lezha, e më pas Tirana dhe Durrësi, aty ku dhe numri i fëmijëve të braktisur nga prindërit biologjikë që jetojnë në institucionet e përkujdesjes është edhe më i lartë.

“Mentaliteti i çifteve ka ndryshuar shumë. Zakonisht vijnë çifte që i kanë provuar të gjitha format e ngjizjes në rrugë natyrale dhe artificiale. Midis tyre ka dhe mosha të mëdha, por e rëndësishme është që dosja që paraqesin të vlerësohet nga komisioni i vlerësimit, ku theksi vihet së pari tek të ardhurat, puna e siguruar me një pagë të mirë mujore, pra baza ekonomike por edhe marrëdhëniet mes çiftit”, thotë Musaj.

Kurse vende të tjera operojnë përmes agjencive të birësimit, ku vetëm në SHBA dhe Itali funksionojnë nga 3 të tilla që hyjnë në marrëveshje me Komitetin shqiptar të Birësimit.

Numri i kërkesave për birësim dhe realizimit të tyre nga çiftet e huaja mbetet relativisht më i ulët se kërkesat nga çiftet shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Por ajo çka vlerësohet është specifika e birësimeve nga çiftet e huaja.

Punonjësja sociale e Komitetit shqiptar të Birësimit, thotë se shtetet e mëdha si SHBA-të dhe Franca adoptojnë fëmijë me probleme të rënda shëndetësore.

“Nga SHBA na vijnë kërkesa për fëmijë shqiptarë me aftësi të kufizuar, shkalla më e lartë e paaftësisë, fëmijë me sindromën down, autikë. Ndërsa në Francë kërkohen fëmijë me HIV. 3 vjet më parë u birësuan në Francë 2 fëmijë që kishin lindur me HIV, pra e kishin trashëguar virusin nga nëna, kurse Italia kërkon të birësojë fëmijë të komunitetit rom në moshë të madhe. Ndërsa Kanadaja kërkon fëmijë rom pa probleme shëndetësore”, thotë punonjësja e Komitetit shqiptar të Birësimit, Ina Musaj.

Musaj tregon se rasti më i fundit, ishte në dhjetor 2022, një vajzë rome 15-16-vjeç e cila u birësua nga një familje italiane, megjithëse kishte motra e vëllezër.

“Ky është rasti i një fëmije jetim social që familja e ka lënë prej vitesh në institucion, por kontaktet ndër vite me familjen e kanë vonuar birësimin, por vajza këtë vit firmosi me dëshirë të birësohet jashtë shtetit”, vijon ajo.

2013- 90 kërkesa për birësim, 47 të realizuara

2014- 48 kërkesa, 67 të realizuara

2015- 69 kërkesa, 54 të realizuara

2018- 48 kërkesa, 38 të realizuara

2019- 26 kërkesa, 26 të realizuara

2020- 40 kërkesa, 26 të realizuara

2021- 40 kërkesa, 19 të realizuara

2022- 46 kërkesa, 35 të realizuara

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë