
TIRANË- Detaje të reja rreth arrestimit të njërit prej autorëve të Masakrës së Velipojës, Elmilind Dyli. Ky person, u arrestua në Itali, në zonën e Riminit, aty ku fshihej prej disa kohësh.
Policia e Riminit, organizoi operacionin policor të koduar “Rimini”, në kuadër të të cilit lokalizoi, kapi dhe shoqëroi shtetasin e kërkuar ndërkombëtarisht. Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i Dylit, i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas.
NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT:
Vijon bashkëpunimi i suksesshëm më partnerët, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje. Falë inteligjencës policore, bashkëpunimit të ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Romën, u finalizua nga Policia italiane, operacioni policor i koduar “Rimini”. Strukturat e Policisë së Shtetit, prej disa ditësh, kishin siguruar informacion se në zonën e Riminit fshihej një shtetas i kërkuar për vrasje. Interpol Tirana bashkëpunoi ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me homologët e Interpol Romës, për shkëmbimin në kohë reale të këtij informacioni.
Policia e Riminit, bazuar në këto informacione, organizoi operacionin policor të koduar “Rimini”, në kuadër të të cilit lokalizoi, kapi dhe shoqëroi shtetasin e kërkuar ndërkombëtarisht, autor të dyshuar për vrasje. Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i shtetasit të shoqëruar E. D., i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Shtetasi E. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas. Policia e Shtetit falënderon homologët italianë dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, për bashkëpunimin e shkëlqyer policor në interes të të dy vendeve dhe më gjerë.
SI NDODHI MASAKRA NË VELIPOJË?
Ngjarja ndodhi më 27 Qershor 2021. Gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por përfundoi në një masakër. Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel ‘Fantazia’ u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit ‘Gocaj’. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.
masakra ne velipoje elmidin dyli
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Qershor22:36
Sherr në Tiranë, tre persona përfundojnë në spital, mes tyre dhe një grua shtatzënë
Një tjetër sherr është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë tre persona kanë përfunduar n&...
AKTUALITET
10 Qershor22:00
Sherr mes të miturve, njëri prej tyre përfundon në spital. Policia i gjen një pajisje elektroshok
Dy të mitur janë përfshirë në një konflikt mes tyre. Ngjarja ka ndodhur tek zona e quajtur ‘5 Maji’ në Tiran&eu...
AKTUALITET
10 Qershor18:24
Masakra me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur në Velipojë/ Arrestohet në një hotel në Itali i shpalluri në kërkim
ITALI- Mëngjesin e 9 qershorit, Policia e Riminit ekzekutoi një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Autoriteti Gjyq&...
AKTUALITET
10 Qershor17:00
Çmontohet plantacioni i marijuanës në Spanjë, arrestohen tre të rinj shqiptarë
Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë. Bimët kultivoheshin b...
AKTUALITET
10 Qershor14:00
Parkinson nuk është më sëmundja e të moshuarve në Shqipëri
Parkinsoni është një sëmundje neurodegjenerative e lidhur me moshën, kështu që me rritjen e moshës mesatare, mjeku neu...
AKTUALITET
10 Qershor11:16
Dëshmia - Vrasja e Nikulajt/ Ish-partnerja e Edmond Haxhisë akuzon policinë
Vajza nga Lezha, me iniciale V. D., u konsiderua nga policia dhe Prokuroria e Lezhës si “dëshmitarja e penduar” për ngjarjen e r&eu...
AKTUALITET
10 Qershor11:15
U vra me thikë nga bashkëfshatari i tij në Itali, trupi i pajetë i 33 vjeçarit mbërrin në Kallmet të Lezhës
ITALI- Alfons Kola 33-vjeçari që u vra në Itali nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega në Itali, i është prurë trupi n...
AKTUALITET
10 Qershor08:43
FOTO - Policia e Vuçiçit ndalon drejtorin e Kulturës në Bujanoc, Ismaili lejoi shfaqjen e filmit shqiptar
Policia serbe ka ndaluar sot, Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc të Serbisë, Jetmir Ismailin, pasi ai ka dhën...
AKTUALITET
10 Qershor08:40
Euro vazhdon pikiatën e madhe! Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 9 qershor 2023
Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 9 qershor 2023, sipas Bankës së Shqipërisë.
...