Zbardhet plagosja me thikë në Tiranë, identifikohet autori
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si n...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative për seancën ku do të shqyrtohet padia e tij k...
Shqipëria ka koston më të lartë të internetit nga rrjetet celulare, në raport me të ardhurat, në rajonin e Ballkanit P...
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi n&...

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, pranoi zyrtarisht të mërkurën problemet e rënda strukturore në dy prej godinave të projektit luksoz “Durrës Yacht & Marina” të invesitorit nga Emiratet e Bashkuara, Mohamed Alabbar. Një inspektim i posaçëm ka zbuluar se pallatet që po ndërtohen aty kanë pësuar ulje në disnivele që shkojnë deri në 28 centimetra.
Në një deklaratë për shtyp, IKMT njoftoi se ngriti një grup të përbashkët kontrolli pas shqetësimeve të ngritura për “qëndrueshmërinë dhe sigurinë” e objekteve. Ky grup përfshinte inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, IMT-së së Bashkisë Durrës dhe specialistë nga Instituti i Ndërtimit.
Fokusi i verifikimit ishin dy objekte banimi dhe shërbimi, të pajisura me leje ndërtimi në shtator të vitit 2023 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT. Këto objekte, të cilat variojnë nga 6 deri në 10 kate mbi tokë me parkime nëntokësore, ndodhen sipas IKMT-së në zonat e menaxhimit A02 dhe A04 ku ndërtimi ka përfunduar dhe aktualisht janë në fazën e sistemimeve të jashtme.
Përfundimet e raportit topografik të hartuar nga Instituti i Ndërtimit, sipas deklaratës së IKMT-së, janë shqetësuese dhe konfirmojnë denoncimet.
“Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se: Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm”, thuhet në deklaratë.
IKMT bën me dije se i ka kërkuar zyrtarisht kompanisë zbatuese që të ndërhyjë urgjentisht për të përforcuar godinat.
“IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave,” thuhet në njoftim.
Gjithashtu, IKMT sqaron se çdo projekt përforcimi i propozuar nga kompania zbatuese, para se të nisë zbatimin, do të duhet të miratohet nga autoritetet përkatëse ligjore për të siguruar respektimin e kushteve teknike.
IKMT nuk përmend arsyet se pse ka ndodhur fundosja. Megjithatë, sipas denoncimit të bërë fillimisht në emisionin “Piranjat” në Syri TV nga sinjalizues dhe nënkontraktorë brenda kantierit, të cilat paraprinë dhe nxitën inspektimin e IKMT-së, shkaku kryesor i kësaj zhytjeje lidhet me masat e munguara inxhinierike në themele dhe se zona e portit është një terren ranor dhe i paqëndrueshëm.
Problemet inxhinierike me ndërtimet e reja janë vetëm hallka e fundit në një zinxhir zhvillimesh kontroverse rreth portit të Durrësit.
Projekti u miratua si investim strategjik fillimisht në dhjetor 2021 me subjekt aplikues “Symphony Real Estate Development sh.p.k”. Më pas, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi të transferojë statusin “investitor strategjik” tek një shoqëri e posaçme e krijuar me përbërjen e shoqërive publike “Albanian Seaports Development Company (ASDC)” sha, dhe asaj private “Eagle Hills Real Estate Development”. Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Janar 2023, projekti i konsideruar nga kryeministri Edi Rama, si investimi më i madh i huaj në Shqipëri do të kushtonte mbi 2 miliardë euro.
Nga ana tjetër, zhvillimi i këtij mega-projekti imobiliar solli nevojën e zhvendosjes së operacioneve portuale tregtare, por ndërtimi i një porti të ri në zonën e Porto Romanos po has në vështirësi, pas dështimit të tenderit për ndërtimin e tij. /Birn/
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit rrëzon propagandën e kryeministrit Edi Rama për tenderat. Teksa shefi i qeverisë mas...
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë, me firmë t&eu...
Në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet seanca e radhës ndaj bandës së Laert Haxhiut, ku dëshmitar është babai i rep...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka ende një vendim nëse di t’i plotësojë apo jo vakancat e Prokurorisë së ...
Gjykata e Posaçme ka hequr masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ish-administratorin e Universitetit Bujqësor...
Interesat personale të dy grupeve që janë krijuar mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kan...
Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur ditën e sotme në një lokal në Kamëz. Dyshohet se protagonist i sherrit &eum...
Bordi i Transparencës vendosi të ndryshojë sërish të mërkurën çmimet e karburanteve. Në mbledhjen e radhës ...
Në procesin gjyqësor ndaj Artan Tafanit në GJKKO, ka dëshmuar një dëshmitar okular i atentatit ndaj Kujtim Meta, ngjarje e ndodhur...
Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, është shtruar në spitalin e Korç...