Urdhëruan lirimin e protestuesve/ Taulant Balla sulmon Prokurorinë e Tiranës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...

Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar ndaj arrestimit të avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit, ngjarje që ka ndodhur vetëm një ditë pas një përplasjeje të tij me prokurorin Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore.
Ngjarja e pazakontë nisi pas një deklarate të avokatit Barjami në sallën e gjyqit, ku ai kundërshtoi një provë që e konsideroi të falsifikuar, duke paralajmëruar një kallëzim penal ndaj prokurorit të çështjes. Ky veprim u interpretua më pas si “kanosje ndaj një personi zyrtar”, çka çoi në ndalimin dhe më pas arrestimin e tij.
Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë e cilëson arrestimin si një shkelje të rëndë të të drejtave të avokatëve dhe të fjalës së lirë në sallën e gjyqit. Ajo paralajmëron se një veprim i tillë krijon një precedent të rrezikshëm për ushtrimin e profesionit të avokatit, i cili sipas saj ka për detyrë të mbrojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, pavarësisht palëve në proces.
Reagimi i plotë:
Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë dënon me forcë arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit.
Nga sa Dhoma e Avokatisë ka marrë dijeni, rezulton se një përballje e armëve të barabarta në sallën e gjykimit, sipas ligjit, ka përfunduar në një abuzim të atributeve të prokurorit, duke mos pranuar debatin gjyqësor, por duke urdhëruar prangosjen e avokatit Ulian Barjami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tirnaë.
Qëndrimi i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij, se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit, si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit.
Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori.
Dhoma e Avokatisë u bën thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të veprojnë urgjentisht për këtë rast flagrant arbitrariteti dhe shkeljeje të hapur të ligjit.
Kjo, pasi Dhoma, duke u bazuar në kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ende beson se jemi Republika e Shqipërisë – një shtet me drejtësi të bazuar në prova dhe fakte, dhe jo në një “Republikë të Prokurorëve”.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
Prof. Dr. Maksim Haxhia
Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kth...
Zbardhen detaje nga seanca që çoi në arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit. Dje, më datë 17.10.2025, ësh...
Lideri i Opozitës Sali Berisha ka publikuar sot videon e dëshmisë së Fred Abrahams par tribunalit të Hagës, që faktojnë...
Avokati Ulian Barjami është arrestuar këtë të shtunë, pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë një seance g...
Avokati U. Barjami është arrestuar këtë të shtunë, pasi ka kërcënuar një prokuror gjatë një seance gjyq...
SPAK po kryen kontrolle te zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi. Mësohet se kontrollet janë të ...
Një 35-vjeçare nga fshati Lumas në bashkinë Kuçovë,ka vendosur ti jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka n...
Detaje të reja vijojnë të dalin nga disja hetimore për vrasjen e Ramazan Mataj. Autori Arjon Hasaj ka deklaruar se 2-3 netë përp...
Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë Florjan Binaj ka falenderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dh&...
Naftëtarët e kompanisë Bankers Petrolium, kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së tyre. Një prej ...