“Po përgatiten monedha dhe pasaporta”/ Media franceze: Hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri
Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejt...
Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejt...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur bregdetin në zonën e Ksamilit, ku turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç u gjet ...
Mbi 70.2 milionë lekë gjoba të vendosura për shkelje mjedisore nuk rezultojnë të arkëtuara nga agjencitë e mjedisit, n...
“Marr 60 mijë-70 mijë euro në muaj. A e kupton? Normal që bëj ‘au-iu’ unë. Se nuk janë duke punuar arat. ...
l 20-vjeçari francez, i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes’ kishte ardhur për nj&eum...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas pjesëmarrjes së një shtetaseje italiane në protestën para Kryeminis...
Një autobus është përfshirë nga flakët pranë Kalasë së Beratit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raport...
Një grup banorësh nga zona e Yzberishtit i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim serioz për ndotje...
Një qytetar nga zona e Pukës i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim për zjarret që prej kat&...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë për mungesën e përgatitjes së bizneseve shqiptare për përballjen me st...

“Integrated Energy BV SPV”, shoqëria koncesionare e incineratorit të Tiranës, siguroi një fitim para taksave prej 792.3 milionë lekësh në vitin 2025 (mbi 8 milionë euro), pavarësisht se impianti për djegien e mbetjeve, për të cilin u lidh kontrata, nuk është ndërtuar.
Sipas pasqyrave financiare të vitit 2025, të ardhurat nga aktiviteti kryesor arritën në 1.5 miliardë lekë. Kompania thotë në raport se të ardhurat i ka nga përpunimi i mbetjeve. Gjatë vitit 2025 janë pranuar dhe trajtuar mbetje nga bashkitë e qarkut dhe operatorë privatë me kontratë; sasia e trajtuar gjatë vitit ishte rreth 492,935 ton, sipas të dhnave zyrtare
Fitimi para tatimit përbënte rreth 53% të të ardhurave. Për çdo 100 lekë të ardhura, kompania gjeneroi afro 53 lekë fitim para taksave, një normë jashtëzakonisht e lartë për një kontratë të financuar në pjesën më të madhe nga pagesat publike për trajtimin e mbetjeve.
Pas pagesës së 119.6 milionë lekëve tatim, “Integrated Energy BV SPV” e mbylli vitin 2025 me një fitim neto prej 672.8 milionë lekësh gati 7 mln euro.
Koncesioni i mbetjeve në Tiranë i ka marrë rregullisht pagesat nga buxheti i shtetti, edhe pasi u vu në sekuestro dhe ndonëse ai kryen vetëm shërbimin e menaxhimit të mbetjeve dhe nuk e ka krer investimin e parashikuar për ndërtimin e inceneratorit. Në 2025-n, shoqëria mori 913 milionë lekë pagesa nga buxheti, ndërsa që nga 2017-a ka marrë gjithsej 8.4 miliardë lekë.
Rezultatet financiare marrin një peshë tjetër për shkak të historisë së kontratës dhe hetimeve penale. Koncesioni me vlerë të parashikuar investimi prej 128.2 milionë eurosh pa TVSH u dha në vitin 2017 për ndërtimin e landfillit, incineratorit, rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese dhe prodhimin e energjisë elektrike.
Por impianti industrial i incinerimit nuk u ndërtua. Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte konstatuar se Bashkia e Tiranës dhe institucionet shtetërore paguanin tarifën e plotë prej 29 eurosh për ton, ndonëse ajo përfshinte edhe procesin e incenerimit, i cili nuk kryhej.
Shoqëria ndodhet nën sekuestro preventive që prej korrikut 2023 dhe administrohet nga shteti. Sipas SPAK-ut, pronarët “de facto” të saj janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, pavarësisht strukturës formale të pronësisë së regjistruar jashtë vendit.
Në korrik 2026, SPAK dërgoi për gjykim 12 persona dhe dy shoqëritë “Integrated Energy BV SPV” dhe “Integrated Technology Service”. Vetë kompania koncesionare akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Sipas SPAK-ut, nga fillimi i kontratës deri në vendosjen e sekuestros në vitin 2023, kompania siguroi 11.3 miliardë lekë të ardhura, ndërsa për ndërtimin e veprës u investuan vetëm 21 milionë euro. Prokuroria pretendon se shuma të mëdha u nxorën nga llogaritë përmes faturave fiktive, kompanive të krijuara brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe transfertave në para fizike. Vlera e identifikuar nga hetimi arrin në 1.28 miliardë lekë dhe 16.7 milionë euro.
Norma prej 53% e fitimit para taksave tregon se kontrata vijon të prodhojë fitime të mëdha, ndërsa vepra kryesore që duhet të justifikonte tarifën dhe investimin publik, incineratori nuk është ndërtuar tani pas 9 vitesh nga hyrja në fuqi e kontratës./ Monitor
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 79.5 lekë, në shitje me 80.7 lekë. Euro do të blihet me 92...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ksamil. Rreth orës 05:15, në ...
Produktiviteti i punës pësoi në Shqipëri pësoi rënie vitin e kaluar, duke qëndruar në nivelin më të ulë...
Pandemia Covid-19 duket se e ka shndërruar blerjen online nga një zgjedhje e pakicës në një zakon të përditshëm konsum...
Rreth orës 05:15 të mëngjesit, në shezlongët e plazhit para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete sht...
Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht atmosferike të paqëndrueshme. Temperaturat maksimale arrijnë vlerën 36 grad&...
Këto janë pamjet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, ku mbetën të lënduar 4 persona. Shpërthimi i mjetit lu...
Banorët e Divjakës kanë vijuar protestën kundër propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re territoriale, e ci...
Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i rëndë i ndodhur në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur pas z...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protest&...