“Po përgatiten monedha dhe pasaporta”/ Media franceze: Hapa konkretë për krijimin e shtetit bektashi në Shqipëri
Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejt...
Përgatitjet për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë po hyjnë në një fazë të re, me drejt...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur bregdetin në zonën e Ksamilit, ku turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç u gjet ...
Mbi 70.2 milionë lekë gjoba të vendosura për shkelje mjedisore nuk rezultojnë të arkëtuara nga agjencitë e mjedisit, n...
“Marr 60 mijë-70 mijë euro në muaj. A e kupton? Normal që bëj ‘au-iu’ unë. Se nuk janë duke punuar arat. ...
l 20-vjeçari francez, i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes’ kishte ardhur për nj&eum...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas pjesëmarrjes së një shtetaseje italiane në protestën para Kryeminis...
Një autobus është përfshirë nga flakët pranë Kalasë së Beratit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raport...
Një grup banorësh nga zona e Yzberishtit i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim serioz për ndotje...
Një qytetar nga zona e Pukës i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim për zjarret që prej kat&...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë për mungesën e përgatitjes së bizneseve shqiptare për përballjen me st...
Ngjarja e rëndë ndodhur në Fier në muajin korrik, tronditi mbarë opinionin publik, kur Refit Buzi shkoi në banesën e ish-të fejuarës së tij dhe vrau me armë zjarri prindërit e saj, ndërsa këtë të fundit e mori për disa orë peng.
Pas shumë orësh negociatash me policinë, ai pranoi të linte të lirë Rozalinda Plakën dhe më pas kreu vetëvrasje brenda makinës së tij.
Konflikti sipas familjarëve të autorit kishte lindur për një shumë të madhe parash, që sipas tyre i biri ia kishte dhënë asaj më parë dhe kjo e fundit nuk pranonte t’ia kthente.
Por si nisi konflikti mes Plakës dhe Buzit, një rrjedhë që duket se ka paraprirë krimin e rëndë.
Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, çifti ishin ndarë pas një periudhë të gjatë bashkë, por se Buzi i kërkonte vazhdimisht rikthim të resë. Kjo e fundit e kishte denoncuar më parë gjatë 2025 për përndjekje, dhe 35-vjecari kishte kryer disa muaj burg, por edhe pas daljes kishte insistuar që të riktheheshin bashkë, edhe pse vajza refuzonte.
Sipas dosjes, përndjekja ndaj të resë nisi menjëherë më 19 mars, ditën kur 35-vjeçari doli nga burgu pasi kishte shlyer një dënimin. Megjithëse ndaj tij ekzistonte një Urdhër Mbrojtjeje, Buzi e kontaktuar herë pas here me numra të ndryshëm.
Në kallëzimin e saj të bërë më 22 prill, 23-vjeçarja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë ditëve të fundit. Ajo tregon se si ish-i fejuari i priste rrugën vazhdimisht pranë Urgjencës së Spitalit Rajonal Fier ku ajo kryente praktikën si infermiere, si dhe në kafenetë përreth.
Në një nga ngjarjet, ajo tregon se Buzi e ka marrë atë në makinën e tij tip ‘Volkswagen’ dhe e ka dërguar drejt një hoteli në Novoselë. Kur ajo ka refuzuar të zbresë, ai e ka kërcënuar me vetëflijim:
“Zbrit nga makina dhe hyjmë që të vërtetoj që unë nuk të prek me dorë pa dëshirën tënde. Ose zbrit ose unë do djeg veten me benzinë para teje ose ti do më vrasësh mua pa e marrë vesh njeri dhe do i hipësh taksisë dhe do ikësh pa e marrë vesh njeri… Unë nuk jam kafshë dhe ato veprime që i kam bërë më para se të futesha në burg i kam bërë se nuk kam qenë mirë mendërisht”, ka thënë ai.
Pasi kanë lëvizur nga hoteli për të ngrënë drekë, i dyshuari i ka vendosur tri kushte ultimatumi të resë, duke i bërë të qartë se nuk do ta linte kurrë të qetë: Nëse ti do ndarje nga unë nuk do kesh njeri tjetër në jetën tënde, do më presësh mua një periudhë kohe Dhjetor, Qershor ose deri në Gush, dhe kushti i tretë pavarësisht si përfundojmë ne të dy, nuk të kushton gjë të më takosh dhe të kalosh bukur me mua. Nëqoftëse ti nuk pranon asnjë nga këto kushte dhe do ndarje atëherë do tu zhduk të gjithëve si fis dhe se do mbajnë përgjegjësi familjarët e tu.
Po ashtu ajo ka deklaruar se e ka kërcënuar me fjalët: Do t’ju shuaj si familje, do të vras prindërit!”.
Nëna e vajzës ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë, duke u shprehur se veprimet e ish-të fejuarit po i shkatërrojnë jetën, shëndetin dhe arsimimin e të bijës.
I pyetur nga grupi hetimor pasi u kap në flagrancë nga policia, Refit Buzi kishte pranuar se e kishte kontaktuar ish-partneren e tij edhe pse kishte dijeni të plotë për urdhrin e mbrojtjes.
“E kam kontaktuar sepse e dua dhe ndjej akoma për atë, dua të lidhem përsëri… Nuk kam mundur dot ta lë të qetë”, është shprehur ai para policë.
Pas denoncimit të radhës, Policia e Fierit e ka arrestuar sërish duke sekuestruar edhe telefonat celularë të të dyja palëve, ku janë gjetur dhjetëra mesazhe, thirrje dhe mesazhe zanore me përmbajtje kërcënuese e ofenduese.
Vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik, ndërsa fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jet...
Situata me zjarret vijon të jetë problematike, ndërsa flakët po dalin jashtë kontrollit në njësinë administrative Fush&e...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-shefin e Komisariatit të Policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari, d...
Pesë mjete lundruese janë ndaluar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar pa dokumentacionin e detyrues...
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Mësohet se një automjet është p...
Një ndër oficerët më të spikatur në Policinë e Shtetit, Ervis Gjoshi merr detyrën e rëndësishme të drejto...
Ndërsa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 79-të, politologu Ermal Hasimja e sheh lëvizjen qytetare si një ...
Dy të rinj janë ndaluar nga Policia Kufitare në Qafë Botë, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhët...
1381 maturantë kanë nisur këtë të hënë testimin e informatizuar për degën Mjekësi e Përgjithshme. Jan&eum...
Dalin pamjet e rënda nga aksidenti në Durrës ku një 66-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes, pasi u përplas nga ...