“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Kompania turke INTEKAR ASL, që fitoi garën për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë, raportoi fitime në vlerën e 1,26 miliardë lekëve, ose rreth 12 milionë euro në vitin 2023.
Të dhënat nga bilanci i kompanisë, të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregojnë se në vitin 2023 të ardhurat e kompanisë, që ishin pagesa nga buxheti i shtetit, arritën rreth 7,3 miliardë lekë, teksa norma e fitimit të kompanisë rezultoi 17,3% gati sa dyfishi i normës mesatare të fitimit që gjeneroi ekonomia shqiptare për vitin 2022.
Gjatë periudhës 2021-2023, INTEKAR ASL realizoi fitime në vlerën e 22,5 miliardë lekëve ose 22 milionë euro. Pagesat për ndërtimin e tunelit kanë vazhduar edhe këtë vit, teksa objekti u çel për trafikun në fillim të sezonit të verës 2024.
Kompania turke siguroi norma të larta fitimi pa shumë impenjim, pasi punimet në tunel u realizuan me nënkontraktor, nga kompania Gjoka Konstruksion, i cila ka marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e objektit, duke ofruar ofertë shumë më të ulët se kompania turke.
Bazuar nga analizat e tregjeve ndërkombëtare, një normë fitimi para taksave 10% konsiderohet shumë e mirë nga analistët e investimeve.
Më tej, norma të mira të investimeve konsiderohen ato nga 5-10%, ndërsa në kompanitë që kanë kontratat me qeveritë për punë dhe shërbime ku të ardhurat zakonisht janë të sigurta, normat e fitimit janë më të ulëta.
Por këto parime, mbi normat e fitimeve nuk janë të vlefshme për kompanitë që kanë kontrata me qeverinë shqiptare, ku fitimet janë disa herë më të larta se mesatarja tregut vendas.
Edhe ne vitin 2022 INTEKAR ASL realizoi fitime 945 milionë lekë (9,4 milionë euro) ose 17.8%. Tuneli u rendit në krye të listës së investimeve publike për nga shumat e mëdha të financimeve nga buxheti i shtetit.
Norma e fitimit sa dyfishi i mesatares së tregut erdhi në një kohë që kompanitë që kishin kontrata me qeverinë u ankuan vitin e kaluar për kostot e larta të lëndëve të para që u krijuan pas luftës në Ukrainë. Shumë kompani pezulluan përkohësisht punimet, duke detyruar qeverinë të aplikonte një skemë kompensimi ndaj tyre.
Strabag, gjiganti austriak i ndërtimit të infrastrukturave rrugore në vitin 2023 e kishte fitimin para taksave 7,4% duke e konsideruar këtë një rezultat shumë të mirë.
Tuneli i Llogorasë është një rrugë e kategorisë C2 që lidh Vlorën me Sarandën, në një distancë të shkurtër. Tuneli është parashikuar me shpejtësi 50-80 km/orë me një karrexhatë me dy sense lëvizje. Gjatësia e parashikuar e tunelit është rreth 5.7-6 km. Tuneli është i gjerë 12.8 m që përbëhet nga dy korsi me gjerësi 3,5 metër secila, dy trotuar me nga 85 cm se cili si dhe tunel emergjence.
Të dhënat nga bilancet tregojnë se në përgjithësi, fitimet në sektorin privat kanë shënuar dobësi prej vështirësive që krijoi kriza e çmimeve nga lufta në Ukrainë dhe rritja e kostove të punës në tregun e brendshëm.
Nga ana tjetër kompanitë që kishin kontrata me qeverinë dhe sidomos koncesionet me Partneritet Publik-Privat kishin një normë fitimi që arrinte në disa raste 40%.
Shumica e kompanive që kishin kontrata me qeverinë raportuan norma fitimi dyshifrore dy ose më shumë herë më të larta se mesatarja.
Fitimet e larta të investimeve publike po na tregojnë se qeveria nuk është treguar e kujdesshme me studimet e fizibilitetit dhe kostimin e projekteve përderisa kontraktorët raportojnë norma fitimi dy herë më të larta se në sektorin privat./MONITOR
foto ilustruese GREQI- Një 16-vjeçar grek është arrestuar të mërkurën në një zonë rurale të B...
foto ilustruese POGRADEC- Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Pogradec. Mësohet se A.H 21 vjeç, ë...
dritan idrizi ITALI-Një mosmarrëveshje mes familjeve me origjinë shqiptare është kthyer në tragjedi mbrëmjen e së m...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec&rd...
Vesho dhe Shehu TIRANË- Dy infermieret e turnit të cilat ishin dëshmitare të ngjarjes së rëndë në azilin e t&e...
motrat berisha dhe klea prenga TIRANË- Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim ish-banoren e BBVA, Antonela Berishën dhe motrë...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria është një ndër vendet me nivelet më të larta në botë të emigr...
foto ilustruese TIRANË- Covid-19 tashmë është shndërruar në virozën kryesore të verës, duke prekur të...
foto ilustruese TIRANË- Çmimet kanë shënuar rritje të ngadaltë edhe gjatë muajit korrik, teksa inflacioni mbetet n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me masa ajrore të nxehta ...