AKTUALITET

Investigimi/ Faturat e aferave, Balluku dhe drejtorët '5B' zhvatën 633 milionë euro

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 10:59

Investigimi/ Faturat e aferave, Balluku dhe drejtorët '5B'

Emisioni Investigativ Plug, publikoi këtë të mërkurë, 26 nentor 2025, faturën e abuzimeve financiare të dyshuara se janë kryer nga Ministrja e Infrastrukturës dhe vartës të saj gjatë viteve të fundit. Rreth 633 milionë euro tendera abuziv dhe korruptiv, dyshohet se janë kryer nga Belinda Balluku në afera që nisin me projekte si Tuneli i Llogarasë, Tigrat e energjisë në Vlorë, apo dhe kompanitë e drejtorëve vartësve të saj si: Evis Berberi, Ceno Klosi, Spartak Kovaçi, Maksim Et’hemaj etj. Këto janë vetëm afera të denoncuara nga emisioni Plug, ndërsa tashmë janë duke u hetuar edhe nga prokuroria e posaçme SPAK.

Pas publikimit të lajmit, se SPAK ka nisur hetimet edhe për aferat “5B” të Belinda Ballukut dhe drejtorëve të saj, emisioni Plug ka bërë një bilanc të aferave të dyshuara gjatë viteve të fundit.

Vetëm nga investigimet e bëra nga emisioni 'Plug', gjatë 3 viteve të fundit, dyshohet se Belinda Balluku dhe bashkëpunëtorët e saj, Ceno Klosi, Spartak Kovaçi, Maksim Et’hemaj, Paltor Mehmeti etj, kanë abuzuar rreth 633 milionë euro fonde publike, apo kanë përfituar leje e licenca për parqe fotovoltatike apo ndërtim hotelesh.

Gjatë tre javëve të fundit, emisioni 'Plug' ka zbërthyer të plotë aferën e tunelit të Llogarasë, duke denoncuar se të tre tenderat, ai i projektimit, ndërtimit dhe supervizimit, janë abuziv.

Të tre këto tendera kapin një vlerë totale prej 200 milionë eurosh, ndërsa shuma e dyshuar e abuzuar mendohet se është gati sa gjysma e vlerës së investimit. Për këtë aferë, Belinda Balluku dhe tre  vartës të saj drejtues të ARRSH dhe KESH, tashmë janë marrë të pandehur nga SPAK.

Por jo vetëm tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku është e përfshirë drejtpërdrejtë edhe në atë që cilësohet si një nga aferat më të rënda në sektorin e energjisë.

Bëhet fjalë për dy tigrat e prodhimit të energjisë elektrike, që shteti shqiptar i mori me qira në Bangladesh, me përfshirjen direkte të ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Edhe pse TEC-et lundruese nuk prodhojnë energji për të plotësuar nevojat e vendit, kostoja e qirasë, mirëmbajtjes dhe ajo operative e tyre, pritet tu kushtojë qytetarëve shqiptarë rreth 120 milionë euro në total.

Jo vetëm Belinda, por edhe bashkëpunëtorët e saj të afërt, janë përfshirë në afera korruptive. Një prej tyre, është deputeti aktual i qarkut të Fierit, Ceno Klosi. Ky i fundit, është pasuruar gjatë viteve të fundit, duke mbajtur poste të rëndësishme si Drejtor Tatimesh apo zëvendës ministrër i Infrastrukturës.

Pak ditë më parë, 'Plug' publikoi të dhëna sesi Ceno Klosi, nëpërmjet prestanomeve, gjatë kohës që ishte zëvendës ministër i Energjisë, ka përfituar një leje ndërtimi për park fotovoltaik në Fier.

Sezonin e kaluar, 'Plug' publikoi të dhëna sesi Ceno Klosi dhe kushëriri i tij, Spartak Kovaçi, ish-drejtor i Ujësjellësit të Durrësit, kanë përfituar nëpërmjet kompanive të familjarëve të tyre mbi 33 milion euro tendera publik dhe një leje ndërtimi për hotel në Durrës.

Por, para Ceno Klosit dhe çdo afere që lidhet me drejtorët e Belindës, 'Plug' ka investiguar njeriun që mori në qafë shefen e tij, Evis Berberin. Në mars të vitit 2024, 'Plug' publikoi një emision, ku tregonte sesi kreu i ARRSH, tashmë I arrestuar nga SPAK, kishte firmosur mbi 4 milionë euro tendera për kompaninë e tij dhe ortakut të tij, Valter Begaj.

Plator Mehmeti, një ish-drejtor i OSHE në Durrës, i emëruar nga Ardian Çela, vartës dhe ky i Belinda Ballukut, krijoi gjithashtu 5B-në e tij.

'Plug' dhjetë muaj më parë, denoncoi një skemë korruptive të Plator Mehmetit, i cili nëpërmjet dy kompanive, HTM shpk dhe REAR, përfitoi rreth 38 milionë euro tendera publik, kryesisht nga institucione në varësi të Ballukut por edhe nga bashki të drejtuar nga kryebashkiak socialistë.

'Plug' denoncoi muaj më parë edhe skemat 5B në fushën e paneleve fotovoltatike, apo tenderave korruptiv në fushën e energjisë.

Vartësi i Belinda Ballukut, Maksim Et’hemaj, që drejton Agjencinë e Aviacionit Civil, fitoi një licencë për park fotovoltaik nga shefja e tij, ndërsa suportin financiar e gjeti te kompania 4 AM.

Kjo e fundit, gjithashtu ka krijuar një rrjet kompanish, me të cilat ka përfituar licenca në fushën e energjisë, dhe tendera që kapin vlerën e më shumë se 150 milionë eurove. 'Plug' ka denoncuar edhe zëvendësdrejtoreshën e Doganave Monika Dushkun, me lidhje të forta me Belinda Ballukun, familjarët e të cilës hapën agjenci doganore duke pasur një sukses të dyshimtë.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve