Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit të vitit 2019 krahas jetëve të humbura shkaktoi dëme të shumta materiale. Vetëm në qytetin e Durrësit u dëmtuan më shumë se 700 banesa.
Mes objekteve te klasifikuara si të dëmtuar nga lëkundjet e tokës ishte edhe hidrovori i ‘Porto Romanos’. Pikërisht për këtë objekt dhe mënyrën me të cilën u operua për rikonstruksionin e tij, në redaksinë e ‘Piranjat’ ka mbërritur një denoncim ku thuhej se për këtë objekt mungonte akti konstatimit dhe ekspertiza e thelluar. Pra, pasi ndodh një fatkeqësi natyrore, në rastin tonë termet, duhet të jetë ‘Instituti i Ndertimit’ si institucion përgjegjës, i cili duhet të vlerësoje dëmet e shkaktuara. Gjë që duket se në rastin e Hidrovorit nuk ka ndodhur.
Sidoqoftë, lidhur me pretendimin e denoncuesit, ‘Piranjat’ i dërguan një shkresë për informacion Bashkisë Durrës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Institutit të Ndërtimit, në të cilën i kërkuan një kopje të akt konsntatimit dhe të ekspertizës së thelluar të ndertesës së Hidrovorit të Porto Romanos. Pak ditë më vonë të tre institucionet, kanë kthyer të njëjtën përgjigje, në të cilën nuk ka asnjë sqarim se ku nis akti i konstatimit dhe ku mbaron ekspertiza e thelluar.
Pavarësisht përgjigjeve aspak sqaruese, ‘Piranjat’ kanë vijuar me kërkimet dhe kanë konstatur se Bashkia Durrës, në 20 maj të vitit 2021, shpalli tenderin me objekt ‘Hartimi i studim projektimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit’ në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 mln lekë. Si rrjedhojë, në 22 qershor të po këtij viti, Bashkia Durrës lidhi kontratën me firmën fituese ‘INVICTUS - ANGERBA – TOWER’ me vlerë kontrate 82 mln lekë, pa tvsh, me afat një vjeçar të përfundimit të punimeve. Ndërkohë me datë 12 Korrik 2021, Këshilli Bashkiak i Durrësit, vendos spostimin e Hidrovorit nga vendi ku ndodhej prej më shumë se tetë dekadash, në një vend tjetër.
Ndërkohë, në relacionin e këtij vendimi, bën përshtypje fakti që zhvendosja e Hidrovorit, është bërë me propozimin e kompanisë ‘Invictus’, që është fituesja e tenderit 82 milionësh. Në të njëjtin relacion, thuhet gjithashtu se pika e shkarkimit të ujërave është në skajin verior të portit të ri dhe është në një zonë të detit me thellësi relativisht të madhe, e cila ka një vet-pastrim të ujrave të detit. Në të kundërt, në relacionin teknik që ndodhet në dokumentat e prokurimit, thuhet se zona e parashikuar është një zonë e mbyllur dhe nuk ka qarkullim të ujërave. Pra, konstatime nga ‘Piranjat’ diametralisht të kundërta për të njëjtin objekt. Shkurt e qartë, qëllimi i kësaj manovre, duket se ka qenë spostimi i hidrovorit. Edhe një herë arsyet mund t’i sqarojnë zotërinjte e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Gjithashtu shkeljet duket se nuk kanë përfunduar, sepse duke qenë se Hidrovori është një objekt që prokurohet me fondet e rindërtimit, leja e ndërtimit duhej te ishte zbardhur sipas vendimit të Këshillit të ministrave nr. 88, date 24.12.2019, dhe jo me nje leje infrastrukturore nga bashkia, e cila nuk ka si bazë ligjore aktet e fatkeqesisë natyrore.
Gjithashtu, në zbatim të nenit 13 të VKM 408/2015 për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit, kemi nenin 13.5 për strukturat që prokurohen me fonde publike. Lejen e merr organi që realizon prokurimin, përpara se të japë në sipërmarrje ndërtimin e strukturës. Objekti është dhënë me sipërmarrje me datë 19/01/2022 kur është lidhur kontrata 70/3 datë 19.01.2022, ndërkohë që leja e infrastrukturës, është lëshuar me 10.02.02, pasi është dhënë objekti me sipërmarrje, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Për ta shprehuar qartë, leja duhej te jepej përpara se të bëhej prokurimi, ndërsa në këtë rast është dhënë një muaj pas prokurimit, me një pafundësi parregullsish të konstatuara nga ‘Piranjat’, në shkelje të plotë të ligjit dhe me një prapavijë korruptive që nxjerr zbuluar të gjitha institucionet e përfshira në këtë aferë.
Qendrat e masazheve në Shqipëri janë kthyer në një vend parajse prostitucioni. ‘Piranjat’ e kanë trajtuar dhe në...
Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’, në Syri TV, Florjan Binaj, monologun këtë puntatë ia ka dedikuar shit-blerjes...
SPAK dorëzon prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjet...
Ka shumë vite që niveli i ndotjes së ajrit është një nga problematikat më serioze të Tiranës. Testimet kanë ...
Partia Socialiste për një kohë të gjatë i ka dhënë rëndësi komunikimit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe n...
Shqiptarët po i kushtojnë gjithmonë e më tepër vëmendje sigurimit të jetës, por edhe edhe sigurimit nga dëmet q&e...
Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin Lezhë-Balldren. Raportohet se një makinë ka përplasur dy per...
Një 34 vjeçari i cili vuante nga depresioni është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar dhe kërcënuar ...
SPAK dorëzon prova të reja në procesin ndaj Redjan Rrajës, i cili dyshohet se ka pasur rolin e ekzekutorit në atentatin ndaj automjet...
Gjykata e Elbasanit rrëzoi ditën e sotme kërkesën e të riut rus Mikail Zorin, i cili kërkonte ndryshim të masës së...