AKTUALITET

Inxhinieri: Rrëshqitjet e dheut mund të kërcënojnë jetë njerëzish: Qeveria nuk merr përgjegjësi për rrugët

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 11:04

Inxhinieri: Rrëshqitjet e dheut mund të kërcënojnë

Rrugët në Shqipëri paraqesin një rrezik të vazhdueshëm për qytetarët, me rrëshqitje dheu dhe ndërtime pa standarde që kërcënojnë jetë njerëzish. Por sipas një inxhinierit Romeo Nazarko, kjo situatë nuk është pasojë e fatkeqësive natyrore, por e një bllokade të qëllimshme politike që lejon abuzimin me fondet publike. Ai akuzon drejtpërdrejt kryeministrin si pengesën kryesore për zgjidhjen e problemit.

Nga studioja e 'Kafe Shqeto' inxhinieri shpjegoi se infrastruktura rrugore vuan nga mungesa e elementeve themelore të sigurisë.

“Kemi bërë rrugët, por nuk kemi menduar fare për skarpatet, nuk kemi menduar fare për muret mbajtëse të rrugës,” theksoi ai.

Sipas tij, muret aktuale ndërtohen me materiale të dobëta, si tel gabioni me një bazament minimal, të paafta për të mbajtur peshën e dheut, duke vënë në rrezik të përditshëm mjetet që kalojnë, përfshirë autobusët.

Zgjidhja, sipas komunitetit të inxhinierëve, është krijimi i Urdhrit të Inxhinierit, një institucion i pavarur që do të rregullonte profesionin dhe do të garantonte zbatimin e standardeve, ngjashëm me Urdhrin e Mjekut apo Dhomën e Avokatisë.

Një projektligj për këtë qëllim është përgatitur dhe dorëzuar në Kuvend, por ka mbetur i bllokuar.

“Kemi gati një dekadë që përpiqemi të krijojmë ligjin për inxhinierin. Projektligji ka gati dy vjet që rri në parlament, fle gjumë,” deklaroi inxhinieri.

Arsyeja e kësaj bllokade është korrupsioni. Ai tha se rreth 60% e buxhetit të shtetit shkon për infrastrukturën dhe krijimi i një urdhri profesional do ta vështirësonte vjedhjen.

Deklarata e plotë:

"Për rrugën Çokës-Qafë Thanës. Ne i kemi të gjitha rrugët në këtë situatë. Kemi bërë rrugët por nuk kemi menduar fare për skarpatet, nuk kemi menduar fare për muret mbajtëse të rrugës. Bëjmë mure mbajtës me me teramesh quhen në gjuhën teknike, me tel gabion që dhe me gurë dhe me një bazament rreth 20-30 cm, se ai nuk mban dot veten e vet, jo të mbajë të gjithë skrapatën e dheut që vjen nga nga nga zona ku shtrihet.

Emergjente janë të gjitha ndërhyrjet, sepse në fund të fundit nuk, nuk bëhet fjalë vetëm për rrëshqitje, po aty kalojnë mjete të ndryshme, kalojnë mjete të vogla, kalojnë autobusë dhe një rrëshqitje mund të sjellë dhe pasoja të mëdha në, në njerëz, në jetë njerëzish.

Jo pra, e thashë dhe e shpjegova. Shkaqet natyrore ndodhin në gjithë botën, nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Shkaqet natyrore janë kolaudator, kolaudatori më i mirë i një qeverie që nuk do t’i dëgjon zërin e inxhinierëve.

Po ju keni bërë mirë sepse gjeodeti është i pari që fillon në një projekt, çfarëdo lloj projekti që është ai dhe është dhe i fundit që kolaudon, kontrollon dhe mat nëse ai projekt është zbatuar sipas projektuesit apo jo.

Nuk na kanë pyetur dhe këtë dua të të nxjerr. Kemi një, gati një dekadë që po përpiqemi që të krijojmë ligjin për inxhinierin, që është Urdhri i Inxhinierit, siç është Urdhri i Mjekut, siç janë të gjithë profesionet e lira, siç është Dhoma e Avokatisë ose Urdhri i Ndërmjetësit, Dhoma e Ndërmjetësit e të gjithë me radhë.

 Të gjithë profesionet e kanë urdhrin e tyre. Qëllimisht, inxhinierët dhe arkitektët nuk kanë një urdhër dhe kjo është për arsye se është përmendur, do ta përmendim që 60% e buxhetit të shtetit është në infrastrukturë, është në ujësjellës, është në…

 Atë që nuk, që nuk e bënte qeveria dhe sektori i kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë, të cilët marrin rrogën dhe rrinë gjithë ditën në Facebook, e kemi bërë ne si grup interesi, kemi kontaktuar një dhomë avokatie, e kemi bërë projektligjin, e kemi çuar në parlament dhe ka gati dy vjet që rri në parlament, fle gjumë, sepse nuk jep urdhër, se dihet që sot ligjet bëhen vetëm me urdhër, nuk jep urdhër kryeministri ose siç i thonë në zhargonin e përditshëm, Palloshi i gjatë.

Për sa kohë, jo do ta themi dhe do ta përmendim sepse kemi gati 13 vjet që nga viti 2009 që është krijuar ligji për krijimin e urdhrave profesional, deri tani që bëjmë takime, diskutime, debate profesionale për krijimin e këtij urdhri dhe pengesë gjithmonë kemi pasur qeverinë.

Dhe për sa kohë kemi pasur pengesë, ju falenderojmë që na thërrisni dhe për t’ia përmendur që pengesë në rastin konkret është direkt kryeministri. Pasi ky projektligj në mënyrë të pajustifikuar ka në parlament kaq kohë dhe nuk shkon për miratim në seancë".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?