Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Videot intime të Mirjana Pajkoviçit ish-drejtoreshë në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi, vazhdojnë të bëjnë jehonë dhe të komentohen në vendin fqinj pavarësisht se kanë kaluar pak muaj nga publikimi i tyre.
Pajkoviç u bë virale fillimisht 2 muaj më parë pas publikimit të videove eksplicite në platforma për të rritur, ndërsa më pas mediat lokale raportuan edhe për lidhjen e saj me Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Malit të Zi dhe këshilltar i presidentit Jakov Milatoviq.
Për shkak se në opinion nisi të përflitej se në materiale të tjera komprometuese mund të përfshihen edhe figura të njohura politike, pyetjeve mbi këtë çështje, nuk mund tu shpëtonte të mërkurën edhe ish-kryeministri Dritan Abazoviç.
Gjatë një interviste televizive, Abazoviç u pyet drejtpërdrejt nëse shfaqej edhe ai në ndonjë prej videove.
“Nuk ka asgjë aty. Nuk jam fare aty”, u përgjigj Abazoviç i buzëqeshur.
Moderatori vijoi me pyetje ironike, duke a pyetur “a fle i qetë” për këtë histori, ndërsa Abazoviç solli në kujtesë se prej vitesh i ka mbijetuar shumë tentativave të diskreditimit dhe sulmeve politike.
“Kam kaluar nëpër shumë sita. Për mua ishte avantazh që gjatë gjithë këtyre viteve nuk kam qenë njeri familjar”, deklaroi ai.
Ish-kryeministri la të kuptohet se persona të lidhur me krimin e organizuar kanë tentuar ta komprometojnë përmes skandaleve të tilla.
“E kuptova menjëherë çfarë donin të bënin këta njerëz nga krimi i organizuar”, tha Abazoviç.
Kur moderatori e pyeti nëse dikush kishte tentuar ta lidhte me ndonjë grua për ta dëmtuar politikisht, Abazoviq u përgjigj: “Kam qenë gjithmonë mbi situatën. Jam shumë, shumë i kënaqur.”
Në fund të intervistës, ai siguroi se është “plotësisht i relaksuar” për gjithçka që po qarkullon në publik.
Pas deklaratave të Abazoviçit reagoi vetë Mirjana Pajkoviç, e cila publikoi një video në TikTok dhe i kërkoi ish-kryeministrit të mos e përmendë më emrin.
“Po mbi çfarë je ti, Dritan? Hajde na trego pak. Mos ma përmend më emrin. Nëse nuk je i sigurt që s’duhet të më përmendësh, pyet Filipin”, tha ajo, duke iu referuar Filip Axhiqit, ish-ministrit të Brendshëm të Malit të Zi.
Më pas ajo përmendi edhe Dejan Vukshiçin, ish-drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), të cilin Abazoviç e kishte shkarkuar gjatë kohës sa ishte kryeministër.
“Ose pyet ‘Plakun’ nga ANB-ja, Dejan Vukshiçin, që e shkarkove, por më pas përfunduat në të njëjtin koalicion politik”, deklaroi Pajkoviq.
Ajo hodhi edhe akuza ndaj njerëzve pranë qeverisë së dikurshme të Abazoviçit, duke pretenduar se komunikime të përgjuara të saj janë dorëzuar në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë dhe në Prokurorinë Speciale të Malit të Zi.
“Ai do ta konfirmojë që mes njerëzve të tu kishte nga ata shumë problematikë, pikërisht gjatë qeverisë tënde. Por ti nuk e kupton këtë, sepse je ‘mbi situatën’”, u shpreh ajo.
Pajkoviç ka insistuar gjithmonë se ky rast nuk është një skandal seksual por një krim kibernetik dhe shkelje e të drejtave kushtetuese.
Vendi ynë do të vijojë të ketë temperature të larta dhe mot të kthjellët. Gjatë kësaj fundjave termometri pr...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish procesin gjyqësor ndaj Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentati...
Në vijim të aksionit për shpopullimin e vendit është edhe urdhri për rimbursimin e terapisë hormonale për të cil&...
SPAK dërgon për gjykim tre ish-punonjës policie, të cilët akuzohen për lidhje me grupe kriminale në trafikun e drogës....
I ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, Pastor Akil Pano foli mbi shqetësimet e tij lidhur me familjen tradicionale dhe rreziqet që po ...
Tre shtetas shqiptarë, 22, 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan nga karabinierët e njësisë operative të Bolonjës në Itali, me...
Pas çmontimit të rrjetit kriminal të tre grupeve të ndryshme shqiptarësh që furnizonin me kokainë zonën e L’Aq...
Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 muaj burg në Britani të Madhe, pasi u kap duke punuar në një ferm&eum...
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, denoncoi atë që e cilë...
Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 377.061 m², duke shënuar një...