E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
TIRANË- Anija italiane me 40 emigrantët do të vijë nesër në Portin e Shëngjinit. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet e shtyrjes së mbërritjes së emigrantëve të dëbuar nga Italia, të cilët do të vendosen në kampin e Gjadrit. Anija e parë është parashikuar të mbërrijë në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrantë të tjerë. Ky fluks pritet të rritet, por konfirmohet se në vazhdim do të operohet me linjat ajrore për të sjellë emigrantët.
Pak javë më parë qeveria italiane me kryeministre Giorgia Melonin, ndryshoi planin për dy qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të ndërtuara fillimisht për të strehuar emigrantët në pritje të azilit, teksa tani do përdoren për të strehuar emigrantët e dëbuar nga shteti italian.
Bazuar në këtë, koha e qëndrimit të emigrantëve në kampet shqiptare do të jetë deri në 18 muaj. Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi në një intervistë të datës 25 mars 2025 konfirmoi një ulje të ndjeshme të ardhjeve të emigrantëve falë politikave të parandalimit, duke treguar se si qendrat shqiptare të Gjaderit dhe Shëngjinit mund të përdoren për të forcuar sistemin e riatdhesimit. Ai propozoi që këto qendra të shndërrohen në Qendra të Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR), duke lejuar kështu që emigrantët e parregullt të kthehen në shtëpi, pa të drejtë qëndrimi në Itali.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE. Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje.
foto ilustruese TIRANË- Ka nisur ditën e sotme vulosja dhe paketimi i fletëve të votimit të zgjedhjeve të 11 majit, të ...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet m...
foto ilustruese TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme te Rruga e Dibrës në kryeqytet. Sipas info...
arrestimi i 66 vjecarit FIER- Është zbardhur dinamika e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Fier, ku mbetën të plagos...
TIRANË- Përballë sfidave globale dhe një bote gjithnjë e më të lidhur, diversifikimi ekonomik është një...
TIRANË- Hapen më 14 Prill aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025. Drejtoresha e Agjencisë...
TIRANË- Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informac...
TIRANË- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Per...
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 9 prill me parashtrimet në çështjen e ve...
FIER- Një video ku një luan kafshonte në oborrin e shtëpisë një person u bë virale në rrjet. Mësohet se luan...