Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, brenda sallës së gjyqit sapo dha vendimin, ka tronditur opinion publik dhe ka ngritur pikëpyetje për sigurinë e magjistratëve në vend. Një familjare e Astrit Kalasë, Lira Parruca, ka folur për “Top Story” me Grida Dumën, për të cilin thotë se ka trajtuar çështje të vështira, por me profesionalizëm dhe drejtësi.
Ajo ka treguar dhe bisedën e fundit më të, i cili ndër të tjera i shprehte shqetësim se ‘ka shumë dosje, dhe pak gjyqtarë’, e duke i thënë se ndihej i lodhur nga puna.
“Titit, siç e kam quajtur gjithmonë – e kam përjetuar shumë rëndë. U trondita, u shokova… por besoj se kushdo që e ka dëgjuar këtë lajm, është ndier njësoj. Sepse nuk mund të mos të të tronditë humbja e një njeriu si ai, e aq më tepër mënyra e dhimbshme si ndodhi.
Edhe sot, çdo ditë që kalon, ende më duket e pabesueshme. Dhe ndoshta ne që jetojmë jashtë, e përjetojmë edhe më thellë këtë dhimbje – sepse s’jemi dot pranë familjes, s’e ndajmë dot me të tjerët, mbetemi me lotin brenda vetes.
Titin e kam njohur që kur kam lindur. Ka qenë gjithmonë aty – pjesë e familjes sonë, pjesë e gëzimeve, pjesë e kujtimeve tona. Që kur fillova punë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u afruam edhe më shumë, sepse ai ishte jo vetëm kushëri, por edhe një mbështetje profesionale dhe njerëzore e jashtëzakonshme.
Ishte një njeri që të ngjante sikur e njihje prej kohësh, edhe nëse e takoje për herë të parë. Ishte i hapur, i dashur, plot humor, plot jetë. Kishte një shpirt të madh, një empati që rrallë gjendet. Ishte njeri që të dëgjonte, të kuptonte, dhe të ndihmonte pa e menduar dy herë.
Në profesionin e tij, ishte i përkushtuar, serioz dhe i drejtë. Shumë njerëz kërkonin mendimin e tij, sepse e dinin që tek Astriti do gjenin një njeri që dinte ligjin, por edhe drejtësinë njerëzore. Ka trajtuar çështje të vështira, por gjithmonë me dinjitet dhe profesionalizëm, duke respektuar ligjin dhe njerëzit.
Kur u takuam për herë të fundit, në gusht të këtij viti, më tha se puna ishte bërë shumë e lodhshme. “Jemi pak gjyqtarë dhe shumë çështje,” më tha. “Po punoj darkave, fundjavave, edhe në pushime… nuk po pushoj dot fare.”
Edhe pse i lodhur, nuk ankohej për veten – vetëm fliste me përgjegjësi, si gjithmonë. Ishte njeri që e donte punën, e bënte me pasion e me ndershmëri. Jeta e tij ishte modeste, por plot dashuri. Ishte i dashur nga të gjithë – kolegë, miq, shkodranë. Edhe pse punonte në Tiranë, zemra i rrihte gjithmonë për Shkodrën. Çdo fundjavë kthehej atje, në qytetin që e donte aq shumë. Titi kishte shpirt artistik. Lexonte shumë, ishte i ndjeshëm, i dashuruar me të bukurën, me familjen, me jetën, me njerëzit e mirë. Kishte një dritë të brendshme që e ndjeje sapo e takoje.
La pas një familje të mrekullueshme – bashkëshorten, që për mua është shume e dashur, një grua e fortë, e mençur dhe e ndjeshme.La pas tre fëmijë, tre yje: dy të rriturit, që janë profesionistë te zote dhe njerëz të jashtëzakonshëm, dhe vajzën e vogël, 15 vjeçare – një vajzë e mrekullueshme që po shkëlqen si një rreze drite. Kjo është një humbje shumë e madhe. Jo vetëm për ne, familjen dhe miqtë, por për gjithë shoqërinë, për Shkodrën, për drejtësinë, për këtë vend që humbi një njeri me kaq shumë vlera, me shpirt të madh, me zemër të pastër.
Astriti do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, në zemrat tona, si njeri që dha dashuri, drejtësi dhe dritë. Dhe unë do ta kujtoj gjithmonë si Titin tim të dashur – me buzëqeshjen e tij të qetë, me humorin e tij të butë, me shpirtin e tij të mirë që nuk shuhet kurrë”, shprehet ajo.
Në emisionin e kaluar Plug zbardhi skemën se si u abuzua me 35 milionë euro nga fondet e IPARD, që në vend që të shkonin n&eu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet e njëpasnjëshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushtetin vendor, arri...
Bizneset e familjarëve të Frida Krifcës, siç edhe pasuria e saj, lulëzuan falë bashkëpunimit me Edi Ramën në post...
Mbi 300 milionë lekë në vit paguhen për një sërë ambientesh që shërbejnë si zyra ku ushtrojnë aktivitet...
Bashkia e Tiranës ka shpenzuar për qira të ambienteve të zyrave mbi 600 mlionë lekë, ose rreth 6 milionë euro. Disa institu...
Për përballimin e reduktimit apo mungesës së naftës në kohë të vështira, qeveria ka rihedhur sërish iden&eum...
Një ngjarje tronditëse u regjistrua pasditen e së hënës në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit në Tiran...
Të enjten, në orën 14:00, është caktuar seanca gjyqësore në të cilën avokatja Manuela Toro Correa, mbrojtësja ...
Një ndjekje ndodhi dje në mesditë kur oficerët e policisë vunë re një automjet të dyshimtë në zonën e Ama...
Dy persona mbetën të lënduar pas një aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Spitalit Memorial ...