Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan
Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë...
Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë...
Takimi i Kryeministrit me kryetarët e bashkive ishte një takim informues për ato bashki që parashikohet të bashkohen, me qëllim sh...
Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zh...
Një banor i zonës së Laprakës, në rrugën “Jezerca”, i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ...
Rreth 17 kilometra larg qytetit të Zubin Potokut, në një zonë malore po vazhdojnë gërmimet nën dyshimet për varrez&eum...
Lufta me flakët në Lurë po vijon prej 24 orësh, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse....
Salla e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës është përfshirë nga tensione të forta gjatë aktivitetit të p...
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar dhe rikthimin e protestave masive gjatë stinë...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Prokuroria ka zgjeruar hetimet pas sulmit me thikë ndaj Denis Bajrit në ambientet e burgut të Fierit. Bëhet me dije se në kuadër të hetimit, janë sekuestruar librat e hyrje-daljeve të institucionit, si dhe janë në fokus takimet e Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos gjatë muajve të fundit.
Po ashtu janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së burgut të Fierit, për të verifikuar lëvizjet e palëve, si dhe veprimet e zyrtarëve dhe efektivëve të planifikuar për garantimin e sigurisë në regjimin e brendshëm. Ndërkohë, pritet të merren në pyetje edhe personat që kanë pasur takime me tre të dënuarit, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe të dinamikës së ngjarjes.
Ngjarja nisi, pasi Jurgen Zoto, në praninë e Aldo Gjinit, ka sulmuar Denis Bajrin me një thikë të improvizuar. Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto morën dëmtime në trup dhe të dy u transportuan për ndihmë mjekësore në spital. Denis Bajri akuzon kundërshtarin e tij, të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.
Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve Bajri, ka deklaruar se Jurgen Zoto e sulmoi me porosi të Licit, madje para se ta sulmonte i kishte dhënë një telefon për të folur me Ibrahim Licin. Ky i fundit, sipas Bajrit, e kishte kërcënuar me fjalët ”jeta jote kaq e pati”. Pas kësaj ngjarje, për tre personazhet e krimit u vendos transferimi i tyre në burgje të tjera.
Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka analizuar të gjitha elementet e sigurisë në burgun e Fierit. Ndërkohë, 8 efektivë të Policisë së Burgjeve janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen për shpërdorim detyre.
Kush janë tre personazhet e njohura të botës së krimit që u përleshën në Burgun e Fierit
Denis Bajri
Denis Bajri, i njohut ndryshe edhe si Denis Brajoviçi është ekstraduar nga Dubai korrikun e 2025, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku nga përgjimet e SKY ECC, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Lidhja me Pellumb Gjokën
Komunikimet në aplikacionin “SkyECC” të zbardhura nga autoritetet franceze zbuluan se vrasja e Gjin Boriçit ishte organizuar nga Behar Bajri, ndërsa në rolin e ekzekutorit ishte Denis Bajri. Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”.
Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt. Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë dhe pas vrasjes i shkoi në varrim.
Aldo Gjini
Gjini ka një histori të gjatë përplasjesh me ligjin. Më 24 korrik 2021, ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë, ku pas një përplasjeje të dy automjeteve, nxori pistoletën dhe qëlloi ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, për t’u larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Incidenti kishte nisur për të përcaktuar fajin në përplasjen e makinave, por degjeneroi në dhunë fizike dhe përdorim të armës.
Gjini rezulton gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL, për tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake, si dhe për një plagosje të ndodhur më 24 nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016, ai u arrestua bashkë me të vëllanë, Andis Gjini dhe një mikun e tyre, Kelvin Strati. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande të lëndëve narkotike, pasi furnizonin me kokainë dhe marijuanë rrethinat në Ascoli Piceno.
Sipas policisë, të rinjtë shqiptarë shisnin rreth 1 kilogramë kokainë në muaj dhe sigurisht shumë më shumë marijuanë. Skeda e Gjinit nuk ndalet këtu. Në vitin 2011, ai është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohej për pengmarrje. Më 20 shkurt të atij viti, bashkë me një tjetër shqiptar, Aldo Iamandi (Imeldi) Gjini morën peng një person, e çuan në rrugicat e grumbullimit të Grottammare dhe e dhunuan atë. Shkak në atë kohë u raportua se ishte bërë ndarja e territoreve për trafikimin e lëndëve narkotike
Jurgen Zoto
Ndërkohë, i burgosuri tjetër që ishte pjesë e sherrit te dy pwrsonazheve të njohura të botes së krimit është edhe Jurgen Zoto. Ky i fundit është arrestuar korrikun e 2023 në Vlorë pasi u kap me armë zjarri në automjet. Jurgen Zotaj nga Vlora ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Së bashku me Zotajn, Policia vuri në pranga edhe Ermal Binjakun, që ishte pasagjer në automjet.
Arrestimi i tyre u bë i mundur në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, kur dy të rinjtë janë ndaluar nga policia për kontroll. Pas kontrollit, policia i gjeti Jurgen Zotës një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Nga verifikimet rezultoi se Jurgen Zotaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie ...
Një banor i zonës së Laprakës, në rrugën “Jezerca”, i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ...
Pronari i një lokali nate në zonën e Potamit dhe punonjësi i tij kanë rënë në prangat e Policisë së Himarë...
Vatra e zjarrit në masivin pyjor të Drenies vijon të jetë aktive edhe gjatë ditës së sotme. Pavarësisht ndërhyrj...
Një 38-vjeçar nga Berati ka humbur jetën në Spitalin Rajonal, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore n&...
Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor “Dibër-Rrëshen”. Sipas policisë, ngjarj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur probleme serioze në verifikimin e barnave të përfshira në listën e rimbursimit. Sipas nj...
Lufta me flakët në Lurë po vijon prej 24 orësh, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse....
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë, pasi ka r&e...