KOSOVA

Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Gusht 2026, 18:39
Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan

Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë Ballkanin.

Ai u takua për herë të parë në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa më pas deklaroi se Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e tensionuar edhe më tej situatën në rajon, shkruan politico.

Reagimet nga Prishtina dhe Beogradi

Reagimi nga Kosova erdhi pothuajse menjëherë. Nga një prej rrugëve kryesore të Prishtinës u hoq një pankartë e madhe me ngjyrat blu dhe të verdha, me mbishkrimin “Free Ukraine”, e vendosur që nga viti 2022.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ndjen keqardhje për “popujt që përballen me luftë, dhunë dhe përndjekje”, por shtoi se “respekti duhet të jetë i ndërsjellë”.

Pas vizitës, Vuçiq kërcënoi se Serbia do ta devijojë fizikisht rrjedhën e lumit Ibër, si kundërpërgjigje ndaj prishjes së shtëpive në pronësi të serbëve në bregun e një liqeni akumulues në Kosovë.

Një veprim i tillë do ta thante liqenin që furnizon me ujë pjesën më të madhe të Kosovës dhe përdoret për ftohjen e termocentralit më të madh të vendit.

Ndërkohë, në rrjetin social X u përfshinë në një debat publik ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit e akuzoi Serbinë se jeton në një “flluskë politike” dhe mohon faktin se “Serbia e ka humbur Kosovën shumë kohë më parë”.

Kosova, me shumicë shqiptare, gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX ishte një provincë jugore e Serbisë.

Pas dekadash represioni, që i hoqën të drejtat e gjera politike të periudhës së Jugosllavisë, në vitet 1998 dhe 1999 shpërtheu konflikti i armatosur.

Ndërhyrja ushtarake tremujore e NATO-s i zmbrapsi forcat serbe, ndërsa Kosova u vendos nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

Pavarësia u shpall në vitin 2008 dhe deri më tani është njohur nga më shumë se 100 shtete, përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe 22 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kosova është gjithashtu kandidate potenciale për anëtarësim në BE dhe kërkesën për anëtarësim e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, shpesh e përdor statusin e Kosovës si argument për të justifikuar pushtimin e Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe aneksimin e Krimesë në vitin 2014.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se “me keqardhje” i ka marrë në dijeni qëndrimet e Zelenskyt. Ai shtoi se një retorikë e tillë të kujton “përpjekjet e Rusisë për t’iu referuar Kosovës si precedent”.

Shtrohet pyetja se përse lideri ukrainas vendosi të merret me marrëdhëniet e ndërlikuara në Ballkan. Përgjigjja ndoshta lidhet me armatimin. Serbia vazhdon të prodhojë sasi të konsiderueshme të municioneve të kalibrit sovjetik, të cilat Kievi nuk mund t’i sigurojë nga aleatët perëndimorë, pasi ata përdorin standardet e NATO-s.

Ushtria ukrainase ende mbështetet në masë të madhe te obusët e rëndë dhe tanket e epokës sovjetike, të cilat janë thelbësore për luftimet në Donbas. Pavarësisht qëndrimit të tij pro-rus, Vuçiqi duket se është i gatshëm t’ia furnizojë në mënyrë diskrete këtë municion Kievit.

“Ukraina është në një situatë ku nuk mund të merret me asgjë tjetër përveç nevojave të saj më urgjente, ndërsa Vuçiqi për momentin është më i rëndësishëm për të”, shpjegoi Florian Bieber, drejtues i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit.

Manovra e Vuçiqit drejt Brukselit

Afrimi i Vuçiqit me Zelenskyn mund të jetë gjithashtu një përpjekje për të zbutur kritikat nga Brukseli.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian së fundmi dënuan dhunën gjatë protestave kundër qeverisë në Serbi dhe paralajmëruan për “rrënimin e standardeve demokratike”.

“Ai shpreson që në muajt e ardhshëm të marrë më pak kritika për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta, ose të paktën simbolikisht më të afërta, me Zelenskyn. Vuçiqi po e bën këtë për të forcuar pozitën e tij përballë BE-së, në prag të zgjedhjeve të mundshme në vend”, vlerëson Bieber, i cili drejton Qendrën për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit.

Mbështetësit e pavarësisë së Kosovës prej kohësh e kanë paraqitur atë si një rast unik, dhe jo si model për të tjerët.

Megjithatë, rrethanat e shkëputjes së Kosovës nga Serbia vazhdojnë të jenë objekt debati, veçanërisht në mesin e vendeve anëtare të BE-së, si Spanja dhe Qiproja, të cilat përballen me lëvizje të tyre separatiste dhe refuzojnë ta njohin Kosovën.

“Në varësi të anës që mbështetni në këtë mosmarrëveshje, do të keni edhe një këndvështrim të ndryshëm për atë se çfarë nënkupton pavarësia e Kosovës për konfliktet dhe mosmarrëveshjet e tjera territoriale në mbarë botën”, përfundoi Bieber. /Telegrafi/

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...