'Jeni kriminelë'/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, Gërvalla përplaset me deputetët e PDK-së, Musliu e lag me ujë
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar dhe rikthimin e protestave masive gjatë stinë...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme n...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Një video e xhiruar natën ka nxjerrë në pah ndotjen e vazhdueshme që shkakton fabrika e tullave «KID Alb» sh.p.k. në...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg Kristjan Sterjon, 20-vjeçarin i cili akuzohet për vrasjen e Johan Zukos. N&e...
Nga 1.3 milionë euro për ndërtimin, te 930 mijë euro të tjera për riparimin, një tjetër faturë që r&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 25 vatrat e zjarrit të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 9 prej tyre mbeten ende aktive. P&eum...

Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyrë në sallën e seancave plenare për të marrë pjesë në aktivitetin që Kuvendi i Kosovës organizon çdo vit për bashkatdhetarët nga mërgata.
Por aktiviteti është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes Gërvallës dhe deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliut, Eliza Hoxhës dhe Ganimete Musliut, raporton korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajrami.
Deputetet e PDK-së i kanë kërkuar vazhdimisht Gërvallës që të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit.
“Thirre seancën”, “Boll me performanca, thirre seancën”, i kanë thënë ato.
Gërvalla u është përgjigjur duke i ftuar në takim për të arritur një marrëveshje.
“Ejani në takim, pse s’po vini, pse po tuteni?”, ka thënë Gërvalla.
Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, e ka akuzuar Gërvallën se ka çuar dosje në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së.
“Mos rrej”, ka qenë përgjigjja e Gërvallës.
Në një moment, situata ka agravuar, teksa deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka lagur Gërvallën me ujë.
Përplasja është zhvendosur më pas edhe te deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Ardian Gola, ndaj të cilit deputetët e PDK-së kanë përsëritur të njëjtën kërkesë: “Thirre seancën”.
Tensionet kanë vijuar edhe me Arbërie Nagavcin, e cila në legjislaturën e kaluar ka drejtuar grupin parlamentar të Vetëvendosjes.
Për momentin, aktiviteti i Kuvendit me mërgatën është pezulluar, ndërsa përplasjet mes deputetëve vijojnë në sallën e seancave plenare.
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, është takuar të martën me presidentin e List&...
Ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit po hyn në një fazë të re, ndërkohë që PDK-ja ka kërkuar q&...
Marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Serbisë nuk janë strategjike, por interesat e ndërsjella që i kanë afruar dy vendet po n...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është përplasur me Komisionin Evropian pas reagimit të Brukselit ndaj deklaratave të tij...
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk do të vazhdojë derisa partitë politike të arrijnë një marrëveshje poli...
Të hënën, paksa “befasisht”, një autmojet i policisë së Kosovës u pa i stacionuar mbi Urën e Ibrit. Pas shp&...
Prej 14 ditësh, ekipet e mjekësisë ligjore dhe ekspertët po vijojnë gërmimet në disa lokacione në Zubin Potok, ku dyshoh...
Një paralajmërim nga Bashkimi Evropian, reagime të ashpra në Kosovë dhe polemika midis zyrtarëve në Tiranë dhe Beograd -...
SHBA- Pas Bashkimit Europian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçi&cce...
Pas takimit në Washington DC në shtator të vitit 2025, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, prit...