“Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë
TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protest...
TIRANË – Gjatë protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka mbajtur një fjalim para protest...
Mijëra ton shalqi kanë ngelur nëpër ara në tokat e Divjakës. Një fermer i zonës, i ka dërguar shqetësimin red...
Në disa pallate, fasadat e të cilave janë rikonstruktuar nga Bashkia e Tepelenës, kanë nisur të shkëputen pllaka dhe pjes&e...
Departamenti i Shtetit u ka dërguar kabllogram diplomatik më shumë se 20 ambasadave amerikane, mes tyre edhe asaj në Tiranë, për t...
Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si...
Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, vijon të firmosë tendera miliona eurosh në fushën e shëndet&eu...
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, zënien e hapësirave publike nga bizneset. Sipas denoncimit, një ...
Mbështetja nga eurodeputetët për protestat kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë shqiptare vijon të zgjerohet. Pas...
Për të 40-ën ditë radhazi, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sot para Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar p...
Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video sipas të cilit, drejtori i AMP-së në Vlorë, Genci Kolgjini përdor fjalë të...

Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, vijon të firmosë tendera miliona eurosh në fushën e shëndetësisë, ku gara duket se është thjesht një koncept formal. Së fundmi, ky institucion ka mbyllur procedurën për blerjen e materialeve mjekësore specifike për Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës. E thënë më thjesht, bëhet fjalë për pajisje jetike për operacionet e trurit dhe shtyllës kurrizore për dy vitet e ardhshme, me një fond limit që prek shifrën e 3 milionë eurove.

Për një kontratë të këtyre përmasave, që tejkalon kufijtë e lartë monetarë, logjika dhe ligji do të kërkonin një garë të fortë mes kompanive për të siguruar çmimin më të mirë. Por institucioni i drejtuar nga Myzyri ka zgjedhur rrugën më të shkurtër. Për këtë procedurë është paraqitur vetëm një ofert, ajo e kompanisë “O.E.S DISTRIMED” me ofertën sa 99.6% e fondit limit. Pa pasur asnjë rival përballë, OPB e ka shpallur fituese kompaninë në fjalë.

Në vend që të anulonte procedurën ose ta shtynte atë për të nxitur konkurrencën e tregut, OPB zgjodhi t'ia falte kontratën operatorit të vetëm. Ky subjekt nuk është një emër i panjohur në korridoret e shëndetësisë publike, por një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të saj.
Kompania, e cila zotërohet nga Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho, vetëm në 7 vitet e fundit ka përfituar qindra tendera në këtë sektor. Sipas të dhënave të Open Spending, përgjatë shtatë viteve të fundit, ky operator ka arkëtuar rreth 60 milionë euro nga buxheti i shtetit, shkruan Vna.
Megjithatë, pikëpyetjet e mëdha mbeten mbi mënyrën se si jepen këto para, ku mungesa e garës ngre dyshime të forta mbi menaxhimin e fondeve publike. Përgjegjësia kryesore për këtë praktikë bie mbi Jonaid Myzyrin, i cili mori drejtimin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara pa mbyllur ende plotësisht llogaritë e tij me SPAK-un.
TIRANË- Një protestuese ka deklaruar se po proteston për vjedhjet e pensioneve dhe për mungesën e ilaçeve. Gjatë një p...
Sot mbushen 40 ditë nga protesta qytetare kundër qeverisë Rama. Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë...
Një qytetar nga Lezha ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, zënien e hapësirave publike nga bizneset. Sipas denoncimit, një ...
TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar e ka kuptuar se kjo klasë politike duhet larguar nga pushtet...
Për të 40-ën ditë radhazi, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sot para Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar p...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për ndryshimin e mas&...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar se, në kuadër të aktivitetit muzikor “YE”, që do të zhvillohet m&...
Avokati Arben Llangozi ka publikuar një video sipas të cilit, drejtori i AMP-së në Vlorë, Genci Kolgjini përdor fjalë të...
Një i ri është plagosur pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës me thikë në dorë. I plagosuri është id...
BERAT – Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetim...