AKTUALITET

Ju tregoj për mafian shqiptare në Kili e Amerikën Latine - Intervistë me prokurorin Ignacio Castillo Val

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 17:05
Ju tregoj për mafian shqiptare në Kili e Amerikën Latine -

Drejtor i Njësisë së Specializuar kundër Krimit të Organizuar, Trafikut të Paligjshëm të Narkotikëve, Armëve dhe Pastrimit të Parave në Prokurorinë Kombëtare të Republikës së Kilit, prokurori Ignacio Castillo Val në një intervistë ekskluzive për gazetaren Alba Kepi në Syri TV, flet për herë të parë në mënyrë të detajuar mbi praninë e mafias shqiptare në Amerikën Latine dhe veçanërisht në Kili. Intervista me prokurorin kilian Ignacio Castillo Val nxjerr në pah një element alarmues të zgjerimit të kriminalitetit shqiptar në Amerikën Latine: kërkimin e porteve dhe rrugëve të reja për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas autoriteteve kiliane, organizatat kriminale shqiptare nuk janë më thjesht ndërmjetëse apo grupe të lidhura me trafikun, por po shfaqen si aktorë të integruar në logjistikën dhe shpërndarjen ndërkombëtare të drogës, duke ndërtuar lidhje të forta me kartelet latino-amerikane dhe organizatat kriminale në rajon. Prokurori Castillo Val konfirmon se në tre-katër vitet e fundit është rritur prania e shqiptarëve në Kili, ndërsa hetimet kanë evidentuar përfshirjen e tyre në trafikun e kokainës dhe në rrjetet e transportit të narkotikëve. Ai thekson se portet kiliane nga Valparaíso, San Antonio, Iquique, Antofagasta deri në Arica, po konsiderohen pika strategjike për daljen e drogës drejt Evropës, Azisë dhe Australisë. Sipas analizës së autoriteteve kiliane, grupet shqiptare po diversifikojnë rrugët e trafikut, duke mos u mbështetur më vetëm tek portet tradicionale të Ekuadorit apo Kolumbisë, por duke eksploruar edhe korridore të reja përmes Kilit dhe Perusë. Kjo strategji lidhet me rritjen e kontrolleve ndërkombëtare në portet historikisht më të përdorura nga kartelet e drogës.

Një tjetër element domethënës është fakti se, sipas prokurorit kilian, shqiptarët kanë krijuar aleanca të forta me organizata kriminale venezueliane, kolumbiane, peruane dhe me PCC-në braziliane, duke u integruar në zinxhirin global të trafikut të kokainës. (PCC- Primeiro Comando da Capital, organizata më e fuqishme kriminale e Amerikës së Jugut e një nga më të fuqishmet në botë me rreth 40 mijë anëtarë).

Intervista konfirmon gjithashtu se autoritetet kiliane e konsiderojnë tashmë praninë e mafias shqiptare një rrezik konkret për sigurinë rajonale dhe po monitorojnë me vëmendje zgjerimin e aktivitetit të tyre në Amerikën Latine.

Alba Kepi: Faleminderit Prokuror. Një prezantim: emri juaj dhe funksioni juaj.
Ignacio Castillo Val: Jam Ignacio Castillo Val, prokuror dhe Drejtor i Njësisë së Specializuar kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës pranë Prokurorisë Kombëtare të Kilit.

Alba Kepi: Kohët e fundit mediat në Kili kanë ngritur shqetësimin për praninë e mafias shqiptare në Kili. Prej sa kohësh mafia shqiptare është e pranishme në vendin tuaj?

Ignacio Castillo Val: Po, është e vërtetë. Kemi pasur disa informacione për mafian shqiptare jo vetëm në Kili, por edhe në vende të tjera të rajonit latino-amerikan, sidomos në zonën e Konit Jugor (megarajoni i Amerikës Latine që përfshin Argentinën, Kili, Paraguay e Uruguay).

Prania e organizatave mafioze shqiptare daton prej rreth dhjetë vitesh në Amerikën Latine, sidomos në Kolumbi, Brazil, Bolivi dhe tani edhe në Ekuador.

Ekuadori ka pasur një rritje shumë të fortë të aktivitetit të krimit të organizuar dhe ka raportime për shqiptarë të mafias shqiptare që ndodhen atje. Edhe në Bolivi kemi pasur lajme për rivalitete dhe madje për vrasje mes shqiptarësh të familjeve të ndryshme.

Në Kili, fenomeni i mafias shqiptare është relativisht i ri, prej tre ose katër vitesh, jo më shumë. Në fakt kemi pasur disa hetime ku kemi konstatuar praninë e mafias shqiptare. Kemi pasur edhe shqiptarë të dënuar për trafik droge.

Pra shqiptarët nuk janë vetëm në Kili, por kanë lidhje shumë të forta me kriminalitetin dhe me grupet kriminale latino-amerikane. Ata kanë marrëdhënie shumë të afërta, për shembull me organizatat kriminale kolumbiane dhe me PCC-në braziliane.

Alba Kepi: Po mafia shqiptare në Kili bën biznes me mafian kiliane?

Ignacio Castillo Val: Jo. Në fakt nuk kemi pasur hetime që të tregojnë lidhje mes mafias shqiptare dhe një mafie kiliane, sepse në Kili nuk kemi një mafi kiliane si të tillë.

Ajo që ka ndodhur vitet e fundit në Kili është një ndryshim shumë i madh me hyrjen e organizatave ndërkombëtare, sidomos venezueliane, kolumbiane, ekuadoriane dhe peruane, të cilat kanë sjellë krimin e organizuar në Kili.

Me to kemi pasur hetime, sidomos për trafikun e drogës, por jo me kilianë, por me shtetas të tjerë latino-amerikanë që përdorin portet kiliane për trafikun e drogës.

Alba Kepi: Atëherë shqiptarët në Kili janë si brokerë apo si korrierë e transportues? Çfarë bëjnë për mafian?

Ignacio Castillo Val: Do të thosha se shqiptarët në Amerikën Latine kanë role të ndryshme. Ata fillimisht hynë në marrëdhënie me krimin e organizuar, sidomos në fushën e sigurisë, dhe kryenin krimet më të rënda, si vrasje dhe të tjera.

Më pas nisën të kenë një lidhje shumë më të ngushtë me trafikun e paligjshëm, prandaj u integruan në trafikun e drogës.

Në Kili, hetimet tona për shqiptarët lidhen pikërisht me logjistikën, transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Alba Kepi: Dhe kokaina merret nga?

Ignacio Castillo Val: Nga Bolivia, sidomos nga Bolivia, por edhe nga Peruja.

Alba Kepi: A keni kryer operacione ku janë arrestuar shqiptarë?

Ignacio Castillo Val: Po, kemi pasur dy operacione të rëndësishme, dhe në njërin prej tyre ka pasur edhe shqiptar të dënuar.

Alba Kepi: Shqiptarë të arrestuar dhe të dënuar?

Ignacio Castillo Val: Po shqiptarë

Alba Kepi: Gjithmonë për trafik kokaine?

Ignacio Castillo Val: Po, kryesisht për trafik kokaine. Kemi pasur edhe hetime të tjera ku dyshojmë për lidhje, edhe pse nuk kemi pasur arrestime, por dimë që një shqiptar ishte i përfshirë në një operacion me ketaminë, një drogë sintetike që po bëhet shumë e përhapur në Amerikën Latine.

Alba Kepi: A keni sinjalizime se mafia shqiptare është infiltruar në ekonominë kiliane?

Ignacio Castillo Val: Jo, deri tani nuk kemi asnjë informacion për infiltrimin e mafias shqiptare në ekonominë kiliane. Nuk mund ta përjashtoj, por nuk kemi pasur asnjë hetim për këtë.

Alba Kepi: Po pse në Kili flitet kaq shumë për mafian shqiptare kohët e fundit?

Ignacio Castillo Val: Nuk është se kemi një mafia kiliane shumë të fortë. Historia e Kilit nuk është histori mafies të fuqishme si në vende të tjera.

Është e vërtetë që gjithmonë kemi pasur krim të organizuar, ai ishte shumë i lidhur me trafikun e drogës dhe me klane familjare. Familjet kishin kontroll mbi territore të caktuara, por jo një kontroll të dhunshëm; ishte më shumë kontroll i shpërndarjes së drogës, i tregjeve të drogës.

Vetëm në pesë-shtatë vitet e fundit organizata të tjera, sidomos venezueliane, kolumbiane, ekuadoriane dhe peruane, kanë hyrë në Kili. Ato janë përplasur me grupet kiliane dhe i kanë dobësuar ato.

Aktualisht marrëdhëniet e shqiptarëve janë me këto organizime, jo me mafian kiliane. Këtë kemi parë në hetimet tona.

Alba Kepi: Dhe sipas analizave tuaja, çfarë gjejnë ata në Kili? Më përmendët më parë portet.

Ignacio Castillo Val: Jo vetëm për Evropën, por edhe për Shtetet e Bashkuara, sidomos sepse sot ekziston një treg shumë i fortë drejt Azisë dhe Australisë.

Por Kili ka edhe një sistem ekonomik që e bën më të lehtë menaxhimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre të paligjshme.

Alba Kepi: Për transferimin e parave?

Ignacio Castillo Val: Edhe për atë.

Alba Kepi: Cilët janë portet e Kilit që ju shqetësojnë më shumë?

Ignacio Castillo Val: Sidomos portet nga Valparaíso deri në veri: San Antonio, Valparaíso, Iquique, Antofagasta dhe Arica. Këto janë portet më të rëndësishme të Kilit.

Problemi sot është se këta shqiptarë kanë marrëdhënie shumë të forta me organizata që kontrollojnë edhe porte të tjera në Amerikën Latine. Në Ekuador, për shembull, Guayaquil dhe porte të tjera. Mund të jenë rrezik edhe portet peruane, për shembull porti i ri që është financuar nga kinezët.

Alba Kepi: Pra ideja është sikur po krijohet një rrugë e re për trafikun e kokainës, ndoshta përmes Kilit?

Ignacio Castillo Val: Ndoshta jo vetëm përmes Kilit, por ata dinë si të përdorin porte të ndryshme. Të diversifikojnë rrugët, jo vetëm në Kili, por edhe në Ekuador e Peru.

Alba Kepi: A keni marrëdhënie me autoritetet shqiptare të drejtësisë apo policisë?

Ignacio Castillo Val: Po, kemi pasur disa kontakte dhe shkëmbim informacioni. Kjo është shumë pozitive. Por dua të them se nuk kemi pasur shumë raste, vetëm disa. Megjithatë jemi shumë të vëmendshëm ndaj rrezikut që paraqesin këto organizata shqiptare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan