FAZ: Protestat e studentëve shqiptarë shndërrohen në një lëvizje më të gjerë
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajm&...
DashiMarrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo...
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...

Së paku për tre katër vitet në vijim do të bie edhe numri i të papunëve dhe numri i të punësuarve, pavarësisht se ekonomia rritet që rrjedhimisht sjell vende të reja pune.
Sipas Kuadrit të ri Makroekonomik norma e papunësisë bie gradualisht nga mbi 9 % këtë vit në rreth 8.3 për qind në vitin 2029, por kjo ulje nuk reflekton rritje punësimi.
Ministria e Financave arsyeton se trendët negative demografike, të vërejtura prej disa vjetësh, pritet të vijojnë të kenë efekte shtrënguese, si në ofertën për punë, ashtu edhe në numrat agregatë të punësimit përgjatë periudhës afatmesme në vijim.
Shqipëria po përjeton një tkurrje të shpejtë të popullsisë në moshë pune për shkak të emigrimit masiv dhe rënies së lindshmërisë, gjë që do të thotë se çdo vit ka më pak njerëz që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë që dalin prej tij.
Në kushtet ku forca e punës tkurret edhe nëse ekonomia nuk krijon pothuajse asnjë vend të ri pune, papunësia mund të ulet thjesht sepse ka më pak persona që kërkojnë punë.
Nga 2025 deri në 2029 punësimi nuk rritet, ndërsa papunësia vazhdon të bjerë, një kombinim që shpjegohet vetëm nga ndryshimi demografik.
Shqipëria po hyn në një fazë ku problemi kryesor nuk është më mungesa e vendeve të punës, por mungesa e njerëzve për t’i mbushur ato. Plakja e popullsisë po rrit numrin e personave që dalin në pension, ndërsa emigrimi heq nga tregu i punës kryesisht të rinjtë dhe moshat më produktive, duke krijuar boshllëqe që nuk zëvendësohen nga brezat e rinj.
Në këto kushte rrezikon të dobësohet baza e rritjes ekonomike, sepse me më pak punëtorë është më e vështirë të rritet prodhimi, investimet dhe konkurrueshmëria e ekonomisë në afat të gjatë.
Ministria e Financave parashikon që sektori i shërbimeve të kontribuojnë më shumë në rritjen e kërkesës për punë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.
Gjatë periudhës nëntëmujore të 2025-s, shkalla e papunësisë vazhdoi trajektoren rënëse në raport me vitin 2024, duke arritur në 9.0 për qind në fund të tremujorit të tretë. Gjatë nëntëmujorit të vitit 2025, norma e pjesëmarrjes në forcat e punës arriti në 76.5 për qind, ndërsa shkalla e punësimit u rrit në 69.4 për qind, krahasuar respektivisht me 75.7 për qind dhe 68.6 për qind për të njëjtën periudhë të vitit 2024./Monitor
44 shqiptarë janë ende në Siri, 10 burra xhihadistë në burg, 7 gra dhe 17 fëmijë jetojnë në kampe Eva Dumani &eu...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump me rastin e muajit të shen...
Një qytetar, i është drejtuar redaksisë së Piranja News për të denoncuar problemin me rrugën e lagjes Drenovicë, ...
Nis seanca gjyqësore e Plumbit të Artë. Prokurorja Doloreza Musabelliu po lexon provat shkresore të dosjes. “Nga kërkesëp...
Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit brenda gjirit të Vlorës dhe në...
Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”. Përfaqësuesja ...
Një magazinë në Tiranë u kthye në epiqendrën e një operacioni të madh pas hetimeve proaktive të Prokurorisë ...
Deputeti i PS Erion Braçe, ka paralajmëruar padi penale ndaj Tatimeve dhe institucioneve të tjera të cilat nuk kanë respektuar afat...
Qytetarët e Lezhës, pas datës 20 të çdo muaji detyrohen t’i drejtohen laboratorëve privatë për kryerjen e anal...
Në dalje të Tiranës, përtej “Pallati me shigjeta”, ndotja e lumit të Lanës të vret sytë dhe të shpon ...