AKTUALITET

“Kalendari ortodoks që më dërgoi për Vit të Ri, i vetmi që kam në qeli”/ Meta, homazh për Kryepeshkopin Anastas: Personalitet i jashtëzakonshëm botëror

E.D Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 20:00

“Kalendari ortodoks që më dërgoi për Vit të Ri, i

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkruar nga qelia një letër homazh për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që u nda nga jeta pak ditë më parë. Meta përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar Kryepeshkopin Anastas Janullatos si një personalitet të nivelit botëror që transformoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjithashtu Meta tregoi edhe një moment personal ku Kryepeshkopi Anastas i kishte dërguar një kalendar ortodoks për vitin 2025 në burg.

Meta vlerësoi ndërtimin e 161 kishave të reja, restaurimin e 170 të tjerave, si dhe ngritjen e qendrave sociale, arsimore dhe shëndetësore. Ai përmendi gjithashtu kontributet në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe përfaqësimin ndërkombëtar të kishës shqiptare. Ai e përshkroi Anastas Janullatosin si një udhëheqës shpirtëror që la një trashëgimi të përhershme për Shqipërinë.

Postimi i Plotë i Metës:

Ndërsa këmbanat e kishave kanë nisur të bien në të gjithë Shqipërinë dhe mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë shqiptarë nderojnë kortezhin me trupin e Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, një kalendar ortodoks (i vetmi që ndodhet në qelinë time çuditërisht), më nxit që në pamundësi për t’iu bashkuar këtyre homazheve ndaj këtij personaliteti të jashtëzakonshëm të nivelit botëror, të mos rri pa ndarë me ju disa copëza kujtimesh të gdhendura fort në kujtesën time.

Është pikërisht kalendari ortodoks për vitin 2025 që Fortlumturia e Tij më dërgoi me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Çuditërisht askush tjetër nuk u kujtua të më dërgonte një kalendar në dhuratat e Vitit të Ri, kur në fakt, kalendari këtu ku ndodhem unë është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se koha rrjedh dhe se ajo nuk duhet shpërdoruar.
Sepse këtu, pa kalendar, e hëna nuk ka dallim nga e diela.

Përveç vlerës praktike të kalendarit dhe festave apo ditëve të rëndësishme të ortodoksisë, ai shërben edhe si një promovues i mrekullueshëm dhe tepër konçiz i veprave të jashtëzakonshme që Fortlumturia e Tij ka ndërtuar në vendin tonë që nga 24 qershori 1992 kur Prof. Dr. Anastasi u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Gjithçka nisi nga hiri dhe Fortlumturia e Tij ishte i vetmi hierark deri në vitin 1998, kur u krijua Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Nën kujdesin e Tij të veçantë, u arsimuan një brez i ri klerikësh shqiptarë të të gjitha gradave ç’ka është edhe investimi më i rëndësishëm për vazhdimësinë e suksesshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërkohë në 33 vite u ndërtuan 161 kisha të reja dhe u riparuan 170 kisha, përveç restaurimit të 69 manastireve e kishave- monumente kulture. Po kështu u ngritën mbi 80 kopshte, shkolla, qëndra rinore, qëndra shëndetësore, mensa për të varfërit, shtëpi pushimi për fëmijë, etj.

Falë personalitetit të Tij në nivel botëror, Kisha jonë u përfaqësua në nivelet më të larta të Këshillit Botëror të Kishave ku Kryepeshkopi ynë arriti të ishte edhe President i saj ashtu siç u zgjodh edhe President Nderi i Organizatës më të madhe Ndërfetare “Fetë për Paqen” në 2009.

Vetëm për trashëgiminë kulturore nën përkujdesjen e Tij u shpenzuan 12 milionë euro dhe po kështu jo vetëm u restauruan 600 ikona, por u përgatit edhe një brez i ri artistësh ikonografë.

Pa harruar këtu kontributet gjatë krizave humanitare si ajo e Kosovës ku 33 mijë shqiptarë u mikpritën me bujari dhe përkujdesje nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

E ndërkohë që kontributet e Tij janë të jashtëzakonshme dhe unikale për ta shndërruar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë edhe në një qendër të veprimtarive ndërkombëtare jo vetëm fetare por edhe kulturore dhe akademike, për fat të keq edhe keqkuptimet ndaj Tij kanë qenë jo të pakta vetëm për shkak të origjinës së Tij greke.

Në vitin 2000 kur vizitova Kishën e Bostonit si Kryeministër, në një moment të veçantë i kërkoj At Artur Liolin, që më priste, që të rrinim 5 minuta vetëm.

Të lutem e pyes, më fol sinqerisht për Kryepeshkopin Anastas, sepse ka shumë debate rreth tij dhe si duhet të sillemi? Përgjigjia e tij ishte shumë shteruese: “Nëse do e shikoni si grek gjithmonë do e paragjykoni, por nëse do e shikoni si misionar do merrni vendime të drejta”.

Kjo qasje më ndihmoi shumë në disa vendime të rëndësishme që isha i detyruar të merrja për shkak të pozitave të mia.

Së pari lidhur me miratimin e vendit ku sot qëndron madhështore Katedralja e re në qendër të Tiranës.

Si sot e kujtoj se vetëm 1 javë pasi si Kryeministër i sapozgjedhur kisha pritur gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare duke i garantuar se do të bëja çdo gjë për t’u kthyer pronat e tyre, Fortlumturia më kërkoi takim.
“Duke u nisur nga takimi me ju ku shprehët gatishmërinë për kthimin e pronave tona, unë jam këtu për t’ju kërkuar që të zgjidhim çështjen e Katedrales“, më tha.

Patjetër i them unë që do t’ua kthejmë.

“Por ka një problem, – tha Fortlumturia, se prona jonë është atje ku është ndërtuar ‘Hotel Tirana’, ndaj ne nuk insistojmë për të, sepse duam të ndërtojmë një Katedrale të bukur e dinjitoze dhe jo të prishim diçka.

Ndaj ju lutemi që të na kompensoni me një tokë të njëvlershme pranë qendrës dhe me hapësirë të mjaftueshme”.
“Padiskutim, – i them unë, do përpiqemi të gjejmë një hapësirë dinjitoze pranë qendrës.

Ndërkohë Fortlumturia hodhi hapin e dytë.

“Ne e kemi studiuar këtë situatë më thotë dhe vendi më i përshtatshëm dhe nuk krijon probleme, është këtu (dhe tregon hapësirën midis godinës së Partisë Socialiste dhe Ministrisë së Mbrojtjes)”.

Unë u gjenda i befasuar dhe për të fituar pak kohë, i them se ne do shohim edhe hapësira të tjera të njëvlershme pranë qendrës dhe nëse nuk do të gjejmë patjetër do të miratojmë këtu ku kërkoni ju.
Nuk ishte e pasikletshme të merrje një vendim të tillë në atë kohë kur PS-ja sulmohej jo rrallë si parti pro greke, etj.

Por vërtet që nuk kishte një hapësirë tjetër pa probleme rreth qendrës së Tiranës.
Kështu që një ditë shkoj te selia e PS për të pirë një kafe dhe u them si rastësisht disa ekspertëve të saj se kam rënë në hall me Kryepeshkopin se i kam premtuar që do t’i gjej një vend për të ndërtuar Katedralen se nuk mund t’ja kthejmë ‘Hotel Tiranën’.

Po gjeja më thanë ata.

E ka gjetur vetë u thashë unë duke u treguar nga dritaret e PS që shikonin kioskat, te lulishtja para Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai kërkon këtë hapësirë dhe një të dytë si kjo nuk ka rreth qendrës së Tiranës.

Nuk dua të flas sot për reagimet absurde që vinin jo nga mungesa e dëshirës, por frika e sulmeve politike, se si mund të interpretohej kjo leje midis PS dhe Ministrisë së Mbrojtjes, por dua të nënvizoj faktin se Fortlumturia çdo hap e kishte të studiuar dhe mirëplanifikuar dhe dinte ta mbante fjalën.

Gjithmonë më thoshte do kemi një Katedrale që do e zbukurojë Tiranën dhe do u shërbejë të gjithëve.
Kështu ndodhi.

Inagurimi i saj ishte një lajm botëror, sepse udhëheqësit më të lartë botërorë e europianë morën pjesë dhe ky ishte një promovim i shkëlqyer i Shqipërisë si një vend i lirisë së besimit.

Ndërsa rastin e dytë që do ndaja sot me ju është ai i çështjes së shtetësisë së Tij shqiptare e pazgjidhur për 25 vite.
Sa herë takohesha me Fortlumturinë në detyrat e ndryshme para se të bëhesha President i Republikës, ai gjithmonë me shumë përulësi e keqardhje e ngrinte këtë çështje.

Unë e mirëkuptoja por edhe isha disi “komod” sepse kjo ishte një çështje ekskluzive e Presidentit të Republikës.
Me rastin e zgjedhjes time President, padyshim që Fortlumturia ishte ndër të parët që më takoi për të më uruar.
Ndërkohë dhe unë isha i përgatitur për çështjen që atë e mundonte më shumë.

Pas të gjitha verifikimeve të bëra ishte e qartë se nuk kishte asnjë problem për të dhënë një të drejtë që ligji ia kishte dhënë me kohë.

Natyrisht që kishte një debat nëse Fortlumturia do ndiqte procedurat e zakonshme që çdo shtetas i huaj ndjek pas 5 viteve qëndrimi në Shqipëri, duke shkuar në polici e bërë kërkesën për të marrë shtetësinë apo do ta merrte drejtpërdrejtë nga Presidenti i Republikës për shkak të meritave të veçanta.

Rruga e parë ishte e tejkaluar për këtë rast sepse Fortlumturia jo vetëm që nuk kishte 5 vite, por 25 vite rezident në Shqipëri e mbi të gjitha ai ishte udhëheqësi i një komuniteti shumë të madh e të rëdësishëm të vendit tonë.
Për më tepër kontributi i Tij ishte i rrallë dhe po kështu edhe mosha dhe fisnikëria e tij meritonin respektin më të lartë.

Pa merak i them unë për çështjen e shtetësisë, ajo do të zgjidhet brenda një viti. Se kur, më duhet ta mendoj.
A kishte rast më të mirë se në ditën e Krishtlindjes të vitit 2017 ta bëja këtë akt shoqëruar edhe me një vlerësim publik bashkë me urimet për festën.

Por ajo që dua të veçoj ishte reagimi i tij atë ditë kur mori dekretin në duart e tij sipas Drejtorit tim të Kabinetit, z. Arben Cici.

I lumturuar kishte thënë: Më në fund do të vdes si shqiptar.

E ndërsa vendlindja e tij ja bëri të gjitha nderimet, Ai zgjodhi Shqipërinë si vendprehjen e tij, sepse mbi të gjitha Ai ishte misionar dhe për më shumë se një të tretën e jetës së tij ia përkushtoi ringritjes nga hiri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kjo është edhe arsyeja pse ai gjithë mirësjellje refuzoi propozimin për t’u zgjedhur President i Greqisë.
Po kështu edhe urtësia e tij si misionar dhe durimtar me një largpamësi të jashtëzakonshme shprehej, kur e sulmonin, se me “gurët” që më hedhin do të ndërtoj kisha të tjera.

Ndoshta ne nuk u treguam aq largpamës sa duhej për ta “shfrytëzuar” më mirë personalitetin e tij njohur botëror, më shumë për të mirën e vendit tonë, por Fortlumturia me zgjedhjen e Shqipërisë si vendprehjen e tij, përsëri na ka lënë mundësinë që të shfrytëzojmë trashëgiminë e Tij dhe kujtimin e tij më në të ardhmen.

Të prehet në paqen e merituar!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan