Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË - Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.
Bizneset dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal.
– Çdo i punësuar ka të drejtën e përfitimit të zbritjes nga vlera e tatueshme e të ardhurave nga paga, të shumave të përcaktuara, sipas pikës 1 të Nenit 22 të ligjit të sipërcituar, vetëm 1 herë gjatë 1 periudhe kalendarike mujore;
– Deklarata e statusit personal, sipas nenit 66 të ligjit të mësipërm, duhet të nënshkruhet nga të dyja palët (subjekti tatimpagues dhe i punësuari) përpara fillimit të marrëdhënies së punësimit (para pagesës së parë të të ardhurave të tatueshme të punësimit);
– Një punëmarrës nuk mund të nënshkruajë deklaratën për statusin personal me më shumë se një agjent tatimor të listëpagesës (subjekt tatimpagues) për të njëjtën periudhë kalendarike mujore.
Pra, në rastin kur një individ ka më shumë se 1 punësim gjatë 1 muaji, deklaratën e statusit e dorëzon vetëm tek 1 subjekt dhe zbritja aplikohet vetëm në listëpagesën që dorëzon ky subjekt.
Në subjektin/et e tjetër/ra përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi do të kryhet mbi pagën bruto.
Ndryshimi në listëpagesën e re:
– Do të përmbajë një kutizë për deklaratën e statusit personal. Kjo përzgjedhje (check) mundëson që të zbriten nga baza tatimore shumat e përcaktuara në varësi të pagës bruto që kanë.
Të gjithë punëdhënësit, punëmarrësit e të cilëve rezultojnë të punësuar vetëm në një punëdhënës (përpara datës 01.01.2025) do ta kenë automatike check box për “Statusin Personal”, por ata do ta mbajnë këtë check vetëm në rast se punëmarrësi dhe punëdhënësi kanë nënshkruar deklaratën e Statusit Personal.
Është detyrim ligjor që zbritjet tatimore do të bëhen nga punëdhënësi (edhe në rast punësimi në vetëm një punëdhënës) nëse deklarata “Statusi Personal” është firmosur nga të dy (punëdhënës – punëmarrës) dhe disponohet nga punëdhënësi.
Megjithatë duhet të mbahet në vëmendje që deklarata e statusit personal, duhet të dorëzohet e nënshkruar tek punëdhënësi.
– Personat fizikë të vetëpunësuar bëjnë përjashtim nga deklarata e statusit personal.
– Në rast se një individ është i punësuar në më shumë se një punëdhënës, kutiza nuk do të jetë e plotësuar pasi deklarata e statusit personal duhet dhe mund të përzgjidhet vetëm nga njëri prej punëdhënësve, i cili duhet të përcaktohet nga vetë i punësuari.
Në rast se të gjithë punëdhënësit e individit tentojnë të përzgjedhin për të njëjtin individ të punësuar, atëherë sistemi do të kontrollojë në kohë reale dhe do të pranojë zbritjet nga baza tatimore punëdhënësin që ka përzgjedhur dhe ka deklaruar i pari listëpagesën.
Punëdhënësve të tjerë sistemi do t’u shfaqë njoftimin që zbritja nuk mund të aplikohet për të punësuarin, pasi është aplikuar më parë nga një punëdhënës tatimpagues tjetër. Zbritjet nga baza tatimore që përfiton i punësuari përfitohen vetëm një herë, pavarësisht se është i punësuar në dy apo më shumë punëdhënës.
– Për punonjësit që do të punësohen rishtazi, kjo kutizë do të përzgjidhet ose jo nga subjekti që deklaron listëpagesën, në varësi të faktit nëse punëmarresi ka dorëzuar ose jo deklaratën e statusit. Rrjedhimisht edhe përllogaritja e tatimit do të kryhet mbi këtë bazë.
– Shuma që zbritet nga paga për fondet e pensionit vullnetar (bazuar në nenin 20 të ligjit 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar), vlera e kontributit mujor zbritet nga të ardhurat personale të të punësuarit për efekt të llogaritjes dhe mbajtjes së tatimit, por kjo zbritje nuk mund të tejkalojë vlerën e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi (aktualisht paga minimale e miratuar është 40. 000 lekë).
Kujdes! Shkallët tatimore progresive për përllogaritjen e tatimit nuk kanë ndryshuar! Ato janë 13% dhe 23%./Monitor
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet C.K., i nacionaliteti...
BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar me 25 vite burgim Bynjanim Hajron, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Arjan Avdullai dhe ...
GJKKO TIRANË - Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtore dhe ka d&e...
Foto ilustruese TIRANË - Në të gdhirë të 10 nëntorit 2022, një skuadër e Policisë së Shtetit zbarkoi n&eu...
TIRANË- Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastasi ka mbërritur në Tiranë. B...
Foto ilustruese TIRANË - Avokati Gjovalin Ulndreaj ka humbur jetën gjatë një seance gjyqësore që po mbahej mesditën e so...
RTSH TIRANË - Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi&...
Dobraçi TIRANË - Është zbardhur dëshmia e njërit prej punonjësve të policisë “Shqiponja” në...
Foto ilustruese TIRANË - Një person është arrestuar nga Policia në Tiranë dhe dy të tjerë janë shpallur në...
Foto ilustruese TIRANË- Viti që lamë rezulton një vit me hapa pas sa i takon sigurisë në rrugë lidhur me aksidentet. K&e...