Vendimi që ngre dyshime/ Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke i konsideruar ato pjesë të një klime të vazhdueshme presioni ndaj shqiptarëve. Në një intervistë për Euronews Albania, Kamberi deklaroi se kërcënimet nuk drejtohen vetëm ndaj tij si politikan, por ndaj gjithë popullatës shqiptare në Serbi.
Ai kujtoi se gjatë viteve të fundit, deklarata të ngjashme janë bërë edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë serbë, duke përmendur rastin e një ministreje që, sipas tij, kishte kërkuar spastrimin etnik të shqiptarëve dhe ishte shprehur për një mundësi të humbur gjatë viteve 1998-1999.
“Ne kemi pasur deklaratën e një ministreje e cila ka kërkuar spastrimin etnik të shqiptarëve dhe shansin e humbur në ’98-’99”, tha Kamberi, duke shtuar se shqiptarët në Serbi janë mësuar të përballen me një atmosferë të tillë politike.
Sipas tij, deklaratat e Vuçiçit dhe të përfaqësuesve të tjerë të kampit të tij, kur shihen në tërësi, pasqyrojnë një politikë të vazhdueshme kërcënimesh ndaj shqiptarëve.
“Thjesht ne po jetojmë në një atmosferë në të cilën Vuçiç apo dikush nga tabori i tij gjithmonë jep deklarata antishqiptare. Dhe nëse ato mblidhen, shihet një politikë zyrtare e orientuar drejt kërcënimeve të vazhdueshme të drejtpërdrejta mbi shqiptarët — jo mbi mua vetëm personalisht, por mbi gjithë popullatën shqiptare”, u shpreh deputeti.
Kamberi theksoi se, pavarësisht kësaj klime, ai dhe përfaqësuesit e tjerë shqiptarë do të vijojnë angazhimin e tyre politik. Deklaratat e fundit të presidentit serb, sipas tij, nuk do t’i ndalin në përpjekjet për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Gjatë intervistës, Kamberi foli edhe për rolin që mund të luajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai vlerësoi se Uashingtoni ka ndikim të rëndësishëm mbi Beogradin, në një kohë kur Serbia përpiqet të ruajë marrëdhënie me Perëndimin, por edhe me Rusinë dhe Kinën.
Sipas Kamberit, dialogu strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë mund të krijojë hapësirë për të ndikuar edhe në respektimin e të drejtave të pakicave në këtë vend.
Për këtë arsye, ai tha se një prej objektivave kryesore mbetet miratimi nga Kongresi Amerikan i nismës ligjore që lidhet me shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, e iniciuar nga kongresisti Keith Self.
“Interesi ynë është që Kongresi Amerikan përfundimisht ta aprovojë ligjin që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve, të inicuar nga kongresisti Keith Self”, deklaroi Kamberi, duke nënvizuar se lobimi do të vijojë me mbështetjen e Prishtinës zyrtare.
Bashkimi politik shqiptar do të vijojë edhe pas zgjedhjeve
Një tjetër çështje e trajtuar në intervistë ishte bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Kamberi theksoi se bashkimi nuk është bërë vetëm për të siguruar mandate parlamentare, por për të krijuar një front të përbashkët në përballjen me Beogradin.
“Esenca e marrëveshjes është pikërisht kjo: që ne nuk kemi bërë bashkim vetëm për të fituar dy mandate apo tre mandate. Kemi bërë bashkim që edhe pas fitimit të mandateve, sa do të jenë ato — do të shohim në zgjedhje të jemi të bashkuar, që të përbashkët të paraqitemi me kërkesa kundrejt Beogradit zyrtar”, u shpreh ai.
Sa u përket prioriteteve, deputeti përmendi pasivizimin e adresave, që sipas tij po ndikon në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve, si dhe përfaqësimin proporcional në institucionet shtetërore.
Kamberi nënvizoi se kërkesat e shqiptarëve nuk lidhen me marrjen e një posti ministror, por me rritjen e përfaqësimit në gjyqësor, polici, inspektorate dhe institucione të tjera që veprojnë në komunat e tyre.
Ai përmendi gjithashtu njohjen e diplomave dhe çështjet e arsimit si prioritete të rëndësishme, duke argumentuar se këto problematika kanë ndikuar në largimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Sipas tij, Plani 7-pikësh, i miratuar nga partitë politike, mbetet dokumenti bazë për kërkesat e tyre.
I pyetur për mundësinë e një rotacioni politik në Serbi, Kamberi u shpreh se pushteti i Aleksandër Vuçiçit është konsumuar dhe se vendi mund të përballet me një krizë të thellë politike pas 25 tetorit.
Sipas tij, një prej problemeve kryesore lidhet me mosplotësimin e kërkesave të listës studentore dhe opozitës për ndryshimin e kushteve zgjedhore.
Kamberi paralajmëroi se, nëse zgjedhjet zhvillohen pa ndryshime në këto kushte dhe Vuçiç shpall fitoren, opozita dhe lista studentore mund të mos i njohin rezultatet. Ai pretendoi se në procesin zgjedhor mund të ndikojnë votat e serbëve nga Bosnja dhe Kosova, si dhe manipulimet e mundshme brenda Serbisë.
“Prandaj nuk është lehtë të parashikohet çfarë do të ndodhë, por ajo që është e sigurt është se Serbinë e pret një krizë politike”, deklaroi deputeti.
Kamberi sqaroi gjithashtu se përfaqësuesit shqiptarë nuk do të mbështesin automatikisht asnjë forcë politike që mund të vijë në pushtet. Sipas tij, qëndrimi i tyre do të varet nga gatishmëria e qeverisë së ardhshme për të trajtuar të drejtat e pakicave, sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe përballjen me të kaluarën e luftërave.
Ai kërkoi gjithashtu ndërprerjen e glorifikimit të krimeve të luftës dhe të personave të dënuar nga Gjykata e Hagës, duke i cilësuar këto çështje si pjesë të rëndësishme të një platforme politike për të ardhmen e Serbisë.
Familjet e dy të rinjve nga Kosova, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Itali, kanë përfituar g...
Valon Ramushi dyshohet se qëndron prapa vrasjes së dyfishtë që ndodhi sot në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku mbet...
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...
Një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara pasdit...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuar...
Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit t...
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim kryeministrin Albin Kurti, në takimin e parë mes tyre pas mar...
Diplomatja Edit Harxhi ka folur të mërkurën në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” për zgjedhjen e Justina Shiroka...
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellës...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit të pre...