AKTUALITET

'Kanabizimi i Shqipërisë dhe paratë e kullave të Tiranës'/ Kalaja: Trafiku i drogës, jo pa bekimin politik të Ramës!

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 09:31

'Kanabizimi i Shqipërisë dhe paratë e kullave të

Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto”, ka bërë një analizë të detajuar mbi disa nga çështjet më të ndjeshme të aktualitetit politik dhe institucional në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Kalaja ngriti akuza për mungesën e kontrollit shtetëror ndaj trafikut të drogës, ku tha se operacione të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirje apo tolerim nga nivelet më të larta të pushtetit.

Ai u ndal veçanërisht te situata në Portin e Durrësit, të cilin e cilësoi si një pikë të dobët të sigurisë kombëtare, ku kalojnë ngarkesa të paligjshme pa u kontrolluar, duke lënë të ekspozuar edhe biznese që përfundojnë si “dëm kolateral”.

Sipas Kalasë, disa sipërmarrës janë përballur me pasoja të rënda ligjore pa qenë në dijeni të përmbajtjes së vërtetë të kontenierëve që transportonin.

Në vijim, gazetari u ndal edhe te marrëdhëniet Shqipëri–Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ato nuk nisin me qeverisjen aktuale dhe duke përmendur momente kyçe të bashkëpunimit mes dy vendeve në të shkuarën.

Kalaja vuri në pikëpyetje, sipas tij, nivelin aktual të këtyre marrëdhënieve, duke ngritur dyshime mbi izolimin diplomatik të kryeministrit Edi Rama dhe dështimet për të krijuar kontakte të drejtpërdrejta me presidentin amerikan Donald Trump apo zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Në fund, ai hodhi akuza për përdorimin e parave të drogës në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në kullat e Tiranës, duke paralajmëruar se në muajt në vijim priten verifikime për burimin e këtyre fondeve.

“Të gjithë ata njerëz që kanë ndërmend të hapin biznes tani dhe duan të rrezikojnë pak, të kenë parasysh që,po u morën me këtë, të kontrollojnë peliçet dhe gjërat e tjera se çfarë fshihet. Sepse unë kam pasur kontakte me disa pronarë, jo të peliçeve, por të bizneseve të tjera që transportojnë, dhe janë ndjerë të surprizuar kur brenda kontenierëve të tyre kanë parë drogë.

Kemi dy palë njerëzish: një palë që merr pjesë në trafik droge dhe një palë tjetër që është dëm kolateral, pra që nuk e di se çfarë ka brenda kontenierit në këtë rast. Pavarësisht kësaj, atij i shkatërrohet jeta më pas.

Po, është e vërtetë. Kurse në Durrës mund të kalojë derri dhe dosa. Kjo është e vërteta.

Po patjetër. Lëkurat e tyre, në këtë rast, janë të mbushura me kokainë. Pra këtu mund të hyjë kushdo, mjafton që të ketë bekimin e kryeministrit.

Sepse shiko, këtu ka një gjë që është e sigurt: ju mendoni se mund të bëhet trafik droge në Shqipëri pa bekimin e kryeministrit?

Jo, sigurisht që e mendojmë që s’ka mundësi. Nuk ka mundësi në asnjë vend të botës një gjë e tillë.

Po këtu fiken radarët, këtu kemi projekt për kanabizimin e Shqipërisë. Tani kemi kaluar nga hashashi te drogat e rënda.

Kujdes, shtete të caktuara kanë dështuar kur janë marrë me ekonominë e drogës, duke dashur ta rrisin ekonominë e vendit të vet përmes saj.

Kemi edhe një moment tjetër që nuk e prekëm, sa i takon marrëdhënieve SHBA–Shqipëri.

Fatkeqësisht po e them Shqipëri, sepse marrëdhënia nuk lind me vitin zero me zotin Rama. Ne kemi pasur George Bushin që ka ardhur në Fushë-Krujë.

Kemi pasur George Bushin me Berishën që ka shpallur pavarësinë e Kosovës. Kemi pasur “this is a miracle of freedom”. Kemi pasur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, takimet e Berishës me Obamën, me shumë presidentë të Shteteve të Bashkuara dhe pritjen e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Ne duhet të bëjmë një pyetje, nëse duam ta kapim dashin nga brirët.

Nuk është çështje ftesa që iu bë Shqipërisë, Vietnamit, Lukashenkos, Putinit dhe shumë shteteve të tjera. Pyetja është: pse nuk ftohet kryeministri Rama në Shtëpinë e Bardhë? Kjo është pyetja.

Pse zoti Rama nuk ka sot e kësaj dite një foto me Donald Trump? Këto janë pyetjet kryesore që duhet të na shqetësojnë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve që ka Trumpi me Ramën.

Ai bëri çmos dhe unë këtë e kam informacion që në katedralen e Notre-Damit në Francë, kur u inaugurua me ftesë të Macron-it, të bënte një foto me presidentin Trump, por nuk e lanë.

Këtë e kam informacion nga sigurimi i Kosovës që ka qenë brenda aty duke ruajtur zonjën Vjosa Osmani, sepse këta të Ramës i kishin çarmatosur fare, i kishin nxjerrë nga kontrolli dhe i ishte dhënë një urdhër kryeministrit Rama, bashkë me bashkëshorten e tij: mos lëviz nga tavolina.

Çdo lëvizje që do bësh nga vendi i caktuar, do rrish, do hash darkë aty dhe do mbarojë historia.

Sepse kishte tentuar të ngrihej nga tavolina për të bërë ato fotot duke iu ngjitur mbrapa presidentit, e të tjera e të tjera.

I kemi parë këto shfaqje të shëmtuara dhe aty dështoi. Ka pasur edhe një moment të dytë ku ka dështuar zoti Rama, pasi po flasim për foto.

Për mua është debat banal, por çfarë t’i bëjmë, kështu funksionon ky. Se po të ketë edhe një foto me Trumpin, sipas tij, do të rrijë 500 vjet në pushtet.

Momenti i dytë ka qenë në Frankfurt, kur e gjithë tentativa e njerëzve të tij, lobingjeve dhe personale e tij, për të bërë një foto me JD Vance, zv/presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në mendimin tim është më radikal se Trumpi, dështoi edhe aty.

Pra kemi gjithë këtë furi lobimesh për të arritur të bëjë një foto. Momenti i tretë që nuk e përmenda është pikërisht SITA, ku futen kullat e Tiranës dhe paratë e drogës.

Pra cili është produkti i drogës? Janë paratë, apo jo? Paratë ku janë hedhur? Janë hedhur të gjitha nëpër kullat e Tiranës. Atëherë, brenda tre muajsh, zotëri, do të kemi verifikimin e këtyre kullave, absolutisht, për të parë se cili është burimi i këtyre parave.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?