AKTUALITET

Vdekja në burg e mësuesit Qemal Draçini më 1947-n, ç’përmban dosja gjyqësore nr. 1623/6 e Sigurimit! Torturat ndaj 27-vjeçarit

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 08:14

Vdekja në burg e mësuesit Qemal Draçini më 1947-n,

Qemal Draçini ishte kritik, studiues, publicist, lëvrues i poezisë e i prozës dhe mësues.

Lindi në Shkodër më 6 mars të 1922 në lagjen “Rus i Vogël”. Shkëlqeu si nxënës në Gjimnazin e Shkodrës, ku dhe kaplohet nga idetë komuniste që nisën të shpërndaheshin nga Skënder Luarasi kur u vendos si drejtor i konviktit “Malet tona”. Në moshën 16-vjeçare u dënua me 6 muaj burgim politik, 1938-’39. Dy vjet më pas u burgos nga regjimi fashist në Mbreshtan se dallohej për shoqërimin me Qemal Stafën dhe Emin Durakun.

Kreu vitin e parë të studimeve universitare në Padova për jurisprudencë, por kaloi në vitin e dytë për letërsi dhe gjuhë italiane në Firence ku edhe u laureua (e dhënë nga nipi i tij). Më 1945 punoi si mësues i letërsisë, ekonomisë politike dhe drejtësisë në Tiranë në institutin “Donika Kastrioti” e Shkodër në Gjimnaz, më vonë në Min. e Arsimit e Kulturës për hartimin e teksteve shkollore me Aleksandër Xhuvanin, Dhimitër Shuteriqin e Sterjo Spassen. U arrestua më 1946 mbas lëvizjes së Postribës prej nderimit që gëzonte si një ndër intelektualët e kohës, por edhe pse i kishte braktisur «mëkatet e rinisë». Vdiq në burg nga torturat më 10 tetor 1947. Dosjet e deklasifikuara të operacionit BGFIEND përcjellin se Qemali preu damarët mbasi pa dëshminë e shkruar me gjak të Musine Kokalarit.

Nisi krijimtarinë letrare në poezi e prozë, shquhet në fushën e mendimit letrar në fillim të vjetëve ’40. Së bashku me Myzafer Pipën themeloi në Tiranë të përmuejshmen kulturoro-letrare “Fryma” më 1944. Studimet kritike mbi Naim Frashërin, Gjergj Fishtën, Migjenin, Gaspër Palin, Kolë Mirditën e S. Spassen si dhe autorë të huaj dallohen për origjinalitet, erudicion, mprehtësi të gjykimit dhe analizë. Me anë të një peticioni të inteligjencës e disidencës shkodrane për 45-vjetorin e vrasjes drejtuar Presidentit të Republikës S. Berisha i kërkohej shpallja e Draçinit “Pishtar i lirisë e demokracisë”, shpallja “Martir i Demokracisë” u bë më 1992. Pjesë të veprës së Qemal Draçinit u përmblodhën në vëllimin “Era”, në 1995. Pjesa më e madhe e veprës së tij u dogj e u asgjësua nga regjimi, familja e tij mundi të shpëtojë fare pak pjesë të kësaj vepre, e cila u botua më 1995 nga Muzeu Historik i Shkodrës me titullin Era. Më 1992, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen “Martir i Demokracisë”. Më 2008, Këshilli Bashkiak i Shkodrës i dha titullin “Qytetar Nderi”.

Qemal Draçini ishte pjesë e brezit të rinisë shkodrane të viteve ‘30–‘40, që u formua me idealet e rilindësve dhe frymën e pavarësisë kombëtare. Studioi për letërsi e filozofi dhe që herët nisi të angazhohet si mësues dhe kontribuues në shtypin e kohës. Ai ishte një nga përfaqësuesit e një shoqërie të etur për dije dhe emancipim kulturor, në një Shqipëri që ende po përpiqej të dilte nga prapambetja dhe izolimi. Qemal Draçini ishte njohës i mirë i gjuhëve të huaja, letërsisë klasike dhe bashkëkohore dhe një njeri me botëkuptim perëndimor, që e shihte arsimin dhe kulturën si rrugën e vetme drejt përparimit. Qëndrimet politike dhe përplasja me diktaturën Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ra në duart e një regjimi komunist totalitar që nuk toleronte asnjë formë opozite, mendimi të lirë apo kritike. Shumë prej intelektualëve të formuar para luftës, përfshirë edhe Qemal Draçinin, nuk pranuan të rreshtoheshin politikisht me regjimin. Ata e kuptonin se pushteti i ri ishte i dhunshëm, ideologjikisht i mbyllur dhe kundër lirisë së individit

. Qemal Draçini nuk ishte pjesë e ndonjë partie politike të organizuar, por idealet e tij demokratike, shkrimet me tone kritike dhe ndikimi në rrethin shoqëror e bënë atë të padëshirueshëm për regjimin. U konsiderua si “reaksionar”, “armik i klasës” dhe “element i rrezikshëm për rendin e ri”. “Shpejt do ta kena radhën na!”. Sipas dëshmive kështu është shprehur Qemal Draçini në Shkodër, kur panë intelektualët që po arrestoheshin nga Sigurimi. Qemal Draçini shkruante reflektime shumë personale, për shqetësimet e tij, për perceptimet e klimës politike, frikën që intelektualët e rinj të arrestoheshin, dhe për vetëdijen se mund të ishte në radhët e ardhshme të përndjekurve. Dhe vërtet erdhi edhe radha e atij si shumë intelektualë të tjerë në Shqipëri. Në vitin 1946 Qemal Draçini u arrestua nga Sigurimi i Shtetit nën akuza të zakonshme për kohën: propagandë kundër pushtetit popullor, ndikim armiqësor mbi rininë dhe përhapje të ideve perëndimore. Në të vërtetë, krimi i vetëm i tij ishte refuzimi për të heshtur, për të qenë konformist dhe për të pranuar diktatin ideologjik të partisë. Procesi gjyqësor ishte, si shumë të tjerë në atë kohë, një farsë politike.

Qemal Draçini jetoi pak. Edhe sot e kësaj dite nuk ka varr. Pati një jetë intensive me dimensione studimesh për kulturën, artin e letërsinë. Dha vlera edhe kur ishte gjimnazist. Në vitet e mëvonshme u shqua si kritik, poet, prozator, përkthyes, hartues tekstesh shkollore, kontribuues në fushën e teatrit, etj., etj.; duke mbetur një Martir i mendimit dhe i fjalës së lirë… Pas arrestimit, në vitin 1946, për shkak të mendimeve të tij kritike ndaj regjimit dhe veprimeve që ai kishte ndërmarrë për të mbështetur idetë e lirisë dhe të drejtave të njeriut, vdes ne qeli nga torturat.

Ky fakt evidentohet edhe në dokumentet e arkivës së Autoritetit, përkatësisht në Dosjen Gjyqësore nr. 1623/6 ku vetë Sigurimi pranon vdekjen nga torturat të Qemal Dracinit, dhe shumë figurave të tjera të kohës. Në Shkodër nga fillimi i 1947 kanë vdekur nga torturat Qemal Dracini, Osman Kazazi, Nuh Orashi, Kel Shan Dedë, Myrteza Pipa, Liman Kraj. Në hetuesitë e Sigurimit ka pasur dhe mjaft raste vdekje dhe për këtë dyshohet që të jenë shkaktuar nga torturimi shumë i keq që u është bërë”. Deklarata tronditëse e nënshkruar nga kapiteni i parë i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Shkodër, pranon hapur metodat çnjerëzore të përdorura për të fabrikuar akuza ndaj të pafajshmëve, duke treguar se si arrestimet shpesh kryheshin pa asnjë provë, ndërsa torturat shërbenin për të detyruar viktimat të pranonin faje të pabëra.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?