Kurti: Serbia kaloi nga mohimi në adhurimin shtetëror të gjenocidit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...

Një plan i qeverisë Rama për të ngritur qendra emigrantësh në zemër të qyteteve të jugut të Shqipërisë, zona të cilat vuajnë nga shpopullimi masiv, po denoncohet si një politikë zyrtare për "largimin dhe zëvendësimin" e popullsisë vendase.
Sipas denoncimeve, qeveria ka përcaktuar ngritjen e këtyre qendrave në qarqe si Korça, Gjirokastra dhe Vlora, të cilat prej vitesh përballen me plagën e emigracionit masiv. Vendndodhjet e përzgjedhura nuk janë zona të izoluara apo me siguri të lartë, siç ndodh në praktikat e Bashkimit Evropian, por godina publike si spitale, pallate sporti dhe ish-qendra kulture në mes të qyteteve si Korça, Bilishti, Maliqi, Përmeti e madje edhe Pusteci. Në këtë të fundit, numri i emigrantëve që pritet të strehohen thuhet se është pothuajse i barabartë me popullsinë aktuale të bashkisë.
Kjo strategji përshkruhet nga deputeti i PD Ivi Kaso, që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në Syri tv, si një "plan i mirëmenduar" dhe "politikë zyrtare" që synon zëvendësimin demografik. Argumentohet se në vend që të investojë për të frenuar largimin e shqiptarëve, qeveria po i hap dyert vendosjes së emigrantëve në zonat e braktisura. Ky veprim konsiderohet pjesë e një teorie konspirative tashmë të njohur si "largimi dhe zëvendësimi", e cila, sipas zërave kritikë, tani po gjen zbatim konkret.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri Kaso tha se gjithçka është një akt "personal" i kryeministrit, i cili po i "dhuron" qyteteve të jugut paketa me emigrantë, duke injoruar plotësisht organet e vetëqeverisjes vendore që do të mbajnë përgjegjësinë për menaxhimin e situatës.
Në aspektin politik, Partia Demokratike ka sqaruar se qëndrimi i saj nuk është ksenofob, por i bazuar në politika të djathta që mbrojnë kombin dhe familjen. Sipas saj, Shqipëria aktualisht nuk ka kapacitetet njerëzore dhe logjistike për të menaxhuar një valë migratore, duke theksuar se vendi ende lufton për të përballuar emergjenca si përmbytjet apo zjarret.
Ivi Kaso: Në qoftë se tendenca e vendeve të Bashkimit Evropian është që këto qendra t'i ngrenë në zona super të sigurta, zona në të cilat edhe kur janë ngritur, nuk kanë mundur të shmangin arratisjet, daljet në një përplasje dhunë në një numër të madh, atëherë tendenca ka qenë që t'i nxjerrin krejt jashtë vendit të tyre. Ndërkohë ne, në vende të cilat nuk janë prekur nga flukse, migratore, mu në mes të qyteteve, nëpër spitale, nëpër pallate sporti, nëpër ish-qendra kulture, pra bashkë në mes të qyteteve, ngremë këto qendra pa asnjë lloj mase sigurimi.
Flacio Qarri: I kanë përcaktuar këto?
Ivi Kaso: Po patjetër, i kanë përcaktuar. Dëgjo, jo, i kanë përcaktuar. Pra, jo vetëm që përcaktojnë zona, përveç qarkut të Korçës, që është qarku më i prekur që preket çdo bashki e qarkut të Korçës, edhe në Pustec ngrenë qendër emigrantësh në Pustec, që ka, numri i votuesve në atë zonë, është bashkia më e vogël e vendit, është disa mijëra, u çojnë edhe njëherë aq sa është popullsia, ua çojnë aty. I çojnë në mes të Korçës, i çojnë në mes të Bilishtit, në mes të Maliqit.
Flavio Qarri: Po ja përplasin në fytyrë shqiptarëve. Pyetja ime është kjo. Ka qenë teori konspirative në 10 vitet e fundit, plani i largim dhe zëvendësim. Mos po implementohet plani për zëvendësimin e shqiptarëve?
Ivi Kaso: Është pjesë e planit. Pjesë e planit.
Flavio Qarri: Pra është zyrtare kjo, është politikë zyrtare. Tani duan të na zëvendësojnë.
Ivi Kaso: Është politikë zyrtare sepse zonat në të cilat presupozohet që të vijnë qarqet e jugut, pra qarku i Korçës, qarku i Gjirokastrës dhe qarku i Vlorës, janë qarqe që plagën më të madhe e kanë imigracionin masiv. Shpopullimi i përditshëm. Unë këtu kam qenë në studion tuaj, këtu te Syri, kur kam denoncuar faktin që Korça për fat të keq është katandisur një qytet me 24.000 banorë, është më pak se gjysma, më pak se gjysma e Astirit e gjithë Korça. Tani, këto qarqe të cilat vuajnë këtë plagë të madhe, ne u sjellim dhe emigrantët atje, me plan që, nesër pasnesër një pjesë e tyre do rrinë, do të mundet të asimilohen, gjë që është krejt për t'u parë sepse asnjëherë këto këto zgjidhje të imponuara...
Flavio Qarri: Do bëhen dhe pronarë tokash.
Ivi Kaso: Po do bëhen dhe pronarë tokash, se jemi, pse jo, jemi falë zotit jemi dhe në situata legalizimi, kështu që kapin një copë toke dhe del jo paqe fiskale, jo paqe territorit, do dalin nesër pasnesër e gjëra të tilla. Dhe, pa asnjë konsideratë për popullsinë, mbi të gjitha ajo që është më e rëndë është që bëhen pa asnjë lloj konsultimi me popullsinë. Organet e pushtetit vendor, të vetëqeverisjes vendore që do kenë përgjegjësinë e parë për të dialoguar me ta, për t'i pritur, për t'u marrë me ta, nuk kanë asnjë informacion për këtë vendimmarrje personale përsëri të kryeministrit, i cili do t'ua bëjë dhuratë nga një paketë emigrantësh të gjithë qyteteve të vogla të Shqipërisë së jugut veçanërisht, në qendër të qytetit. Siç e thashë, spitale, pallate sporti, në qendër të qyteteve.
Flavio Qarri: Kjo është përtej gjithçkaje që kisha parë dhe kam parë boll gjëra në këtë emision. Kaso, mos ka ardhur momenti që PD-ja të bëhet më e djathtë dhe të bëhet si shoqet e veta në Europë apo ka ardhur momenti për një parti tjetër që mund të konsiderohet ekstremi i djathtë, për të reaguar ndaj kësaj gjëje?
Ivi Kaso: PD-ja nuk është parti ksenofobe. PD-ja është e djathtë, ka politikat e veta të djathta, për familjen, për vendin, për kombin, ëh, por nuk është ksenofobe në kuptimin që është kundër emigrantëve, pa asnjë lloj arsyeje, pa asnjë lloj motivi. Sigurisht ne e kuptojmë dramën e tyre, të emigrantëve që me shumë mundime, siç e thashë përpara, rrinë dhe vijnë në Shqipëri. Është thjesht Shqipëria ende e papërgatitur që të bëhet vend pritës i një vale të tillë migratore. Ne nuk kemi politika ende për këtë dhe mbi të gjitha, edhe në qoftë se marrim adoptojmë politikat e Bashkimit Europian, ne nuk kemi kapacitete ende në terren. Neve nuk kemi kapacitete për përmbytjen, ne nuk kemi kapacitete për zjarre, të kemi kapacitete për të pritur dhe për të trajtuar në mënyrë të përhershme.
Flavio Qarri: Edhe dronë për shiun.
Ivi Kaso: Dronët na duhen se kur shkojmë në ndonjë konferencë ndërkombëtare duket bukur. Shiko kemi dhe ne dron, për shembull kemi gjashtë Bayraktarë që i përdorim njëherë për shiun, për përmbytjen, i përdorim njëherë për zjarret, njëherë i përdorim për ndërtimet e paligjshme. Do Zoti mos kemi ndonjëherë luftë, të mos përfshihemi nga lufta sepse shpresa jonë e vetme është te gjashtë dronët.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Liirsë Tedi Blushi, në një deklaratë nga selia e PL në Ditën e Rinis&e...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi...
Gjykata e Apelit në Kanada, ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit Braçe dhe djalit të ti...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka kërkuar ...
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Spanja 46 vjeçarin Ermal Gora i cili së bashku me tre persona të tjerë tentuan të vrisnin një...
Autoritetet në Elbasan kanë dhënë detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e biznesmenit Edmond Mondi Mëhalla duke ve...
Shqipëria po rritet, me një eksod nga Portugalia. Midis viteve 2018 dhe 2024, pati një rënie prej 23% në largimet nga ata që zgj...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vje&...
Një projektligj i ri për amnistinë fiskale pritet të falë rreth 2 miliardë euro borxhe të akumuluara nga bizneset ndër...
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj sqaroi dallimin mes shuarjes s...