AKTUALITET

Qindra mijëra euro prona/ Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, i dënuar për drogë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 10:32

Qindra mijëra euro prona/ Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shtetasit Elton Arkaxhiu ( i dënuar në Francë për ‘Trafikimit të lëndëve narkotike’) dhe personave të lidhur me të.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet mbi procedimin pasuror të nisur në vitin 2024, u identifikuan se pasuritë e Arkaxhikut nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e këtij shtetasi.

“Nga analiza financiare dhe dokumentacioni i administruar rezultoi se, për periudhën kur janë vendosur pasuritë, veçanërisht vitet 2005-2010, shtetasi E.A. dhe personat e lidhur me të, konkretisht i vëllai B.A., kanë qenë në pamundësi objektive financiare për të përballuar blerjen e njësisë shërbimi me sip.108 m² dhe pasurisë me nr.5/255, pasi totali i të ardhurave të ligjshme (rroga, pensione, aktivitet tregtar, kredi, hua dhe të ardhura të tjera) është dukshëm më i ulët se totali i investimeve dhe shpenzimeve të konstatuara, duke krijuar diferenca negative rezultuar nga akti i ekspertimit, çka e bën të pamundur që këto pasuri të jenë financuar nga burime të ligjshme”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

E njëjta gjë rezulton edhe me një person tjetër.

“Po kështu, për shtetasin A. M., i cili sipas deklaratës noteriale pretendon pronësinë e njësisë së shërbimit me sip 63 m², analiza tregon se në momentin e krijimit të pasurisë 63 m² në vitet 2005-2006 ai rezulton në pamundësi financiare, rezultuar nga akti i ekspertimit, ndaj këto të ardhura të mëvonshme nuk mund të justifikojnë burimin e pasurisë në kohën e blerjes. Gjithashtu rëndësi merr edhe deklarimi i administratorit të shoqërisë “INA” sh.p.k., i cili ka sqaruar se në kryerjen e pagesave për të dy kontratat në të gjitha rastet ka qenë i pranishëm vetë B.A., ndërsa nuk ka mundur të ndajë pjesëmarrjen e A.M. në këto pagesa. Mungesa e mundësisë financiare të A.M. në momentin e krijimit të pasurisë, së bashku me deklarimet se pagesat janë kryer faktikisht nga B. A., përbëjnë të dhëna të dobishme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se pasuria 63 m² nuk është në zotërim të A.M., por të E. A”, njoftoi prokuroria.

Për këtë arsye prokuroria kërkoi konfiskimin e pronave si më poshtë:

– Pasuria e llojit truall, me sip.71/.52 m2 dhe ndërtesë 37.52 m2, me nr.5/255, zk.8380. Kjo pronë është blerë më datë 04.08.2010, sipas kontratës së shitblerjes kundrejt vlerës 9 332 800 lek dhe aktualisht është ne pronësi te shtetasit E.A;

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B. A. (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 108 m2, me vlerë 210.000 euro; dhe

– Pasurinë e përfituar nga shtetasi B.A., (person i lidhur me subjektin-vëllai), njësi shërbimi 63 m2, me vlere 126.000 euro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?