
E ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj sqaroi dallimin mes shuarjes së detyrimeve dhe paqes fiskale, duke theksuar se debitorët në tatime janë publikë me bazë ligjore dhe se transparenca është e domosdoshme. Ajo kritikoi institucionet për mungesë angazhimi serioz në trajtimin e kësaj çështjeje, duke nënvizuar rolin e KLSH-së, të drejtën e saj ligjore për akses në sistemet e tatimeve dhe nevojën që opozita të ngrejë tryeza të hapura me ekspertë.
Shehaj ngre shqetësime serioze për mekanizmat e kompensimit të TVSH-së pa kontrolle dhe për rreziqet që lidhen me hetimet proaktive, të cilat subjektet nuk i njohin. Sipas saj, pjesë të nismës mund të jenë pozitive, por problematikat e mëdha mbeten të paadresuara dhe kërkojnë transparencë, debat publik dhe përgjegjshmëri institucionale.
Brisida Shehaj: Po flasim për shuarjen e detyrimeve. Pra, kjo falja e gjobave. Nuk po flasim për paqen fiskale. Jemi tek shuarja e detyrimeve. Çdo subjekt që është debitor në tatime, në bazë të ligjit, është publik. Dhe nëse do të donin të shikonin se kush ka shumë borxhe në tatime, në faqen online të tatimeve, është publikuar historikisht. Dhe kjo do i ishte thënë dhe atij ministrit, meqë bën ai ministri ashtu, ose është keqkuptuar ministri, e ka me këtë pjesën tjetër kush do jetë te paqja fiskale. Debitorët, janë publikë. Janë të gjithë publikë. Jo s'janë shumë pak.
Ti duhet të dalësh dhe ta thuash këtë gjënë dhe deputetët të dalin dhe ta thonë këtë gjënë që është detyrim ligjor. Në faqen e tatimeve publikohen të gjithë debitorët. Të gjithë. Involvoi institucione si KLSH-ja. E ka KLSH-ja. Sepse me ligj KLSH-së i është dhënë e drejta dhe të ketë akses në sistemin e IT-së. Në tatime. Pra në raste të tilla, në raste të tilla, duhet që angazhimi, ndërgjegjësimi që duhet të bëjë deputetët e opozitës, aq deputetë sa jeni atje, ju të partisë më të madhe të opozitës, duhet të ishte tjetër gjë. Nuk mund të ishte thjesht një moment komision që nuk i sheh kush, por ju duhet të kishit mbledhur ekspertë në tryeza dhe duhet të kishit krijuar ju tryeza publike me ekspertët, ata që vinin, ata që kanë frikë, le të mos vijnë, dhe ka boll ekspertë që vijnë, që të diskutohej kjo çështje. Sepse ka diçka, ajo nuk është e keqe në një pjesë të saj, por është shumë e keqe në disa momente të tjera që nuk flitet. Është shumë e keqe kur thuhet se ne do të kompensojmë ty TVSH-në pa ta kontrolluar atë TVSH-në. Është shumë e keqe kur flasim, sepse ka momente që thotë, edhe nëse je në hetim ti, gjatë periudhës që kërkon shuarje. Po ku e di subjekti që është në hetim? Do marrim ne vërtetim nga gjykata, prokuroria. Po prokuroria ne e dimë shumë shumë mirë, që për shumë çështje regjistron veprën, po jo subjekt. Dhe ka plot hetime që nuk mund ta thotë ai, po të hetoj unë ty, sepse ai mund të të hetojë, është duke hetuar subjektin me metoda proaktive për shembull.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Dhjetor09:36
Në kërkim ndërkombëtar nga Finlanda/ Arrestohet në Morinë 40-vjeçari nga Kosova
Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në territori...
AKTUALITET
8 Dhjetor09:26
'Komuniteti rom pa përfaqësim politik real, Çuno: Pse 45 mijë vota nuk kthehen në mandat?!
Mungesa e përfaqësimit real politik dhe një realitet i hidhur shoqëror vazhdojnë të jenë plagë të thella për...
AKTUALITET
8 Dhjetor09:09
Skandal/ Muret dhe tavani i maternitetit të mbuluara nga myku e lagështia
Një situatë skandaloze është regjistruar në Maternitetin e qytetit të Lushnjes, aty ku dhjetëra nëna drejtohen pë...
AKTUALITET
8 Dhjetor09:07
Sot dita e Rinisë/ Begaj: Çdo hap në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt
Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin...
AKTUALITET
8 Dhjetor08:52
Skandal me librat në Maqedoninë e Veriut! Kosova quhet “Metohi”
Një fotografi e qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur debat mbi mënyrën si paraqitet Kosova në tekstet shkollore t&e...
AKTUALITET
8 Dhjetor08:26
Çmimet po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken!
Inflacioni bazë u rrit përsëri në muajin tetor dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit.
Sipas të dh&...
AKTUALITET
8 Dhjetor08:18
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do të shitet me 83.4 lekë.
Nd...
AKTUALITET
8 Dhjetor07:53
Sot 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë! Protestat që sollën rënien e komunizmit
Shënohet sot 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet...
AKTUALITET
8 Dhjetor07:47
Kriza në fasoneri, punonjësit vendas po zëvendësohen me të huaj
Punonjësit e industrisë fason janë në një pjesë të madhe femra, pa arsim dhe me njohuri të dobëta për teknol...
AKTUALITET
8 Dhjetor07:31
Dita e rinisë, pa të rinj; në 13 vite tkurren me 45%, nga emigracioni i lartë
Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesi...