
Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në Itali, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e nesërme në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.
Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre në Porcari të Italisë si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin.
Trupat e pajetë i janë nënshtruar analizave toksikologjike në Itali ndërsa tashmë është mundësuar kthimi i tyre për në Shqipëri. Për dërgimin e trupave në vendlindje, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola hapi një GoFundMe ku brenda 2 ditësh u mblodhën mbi 75 mijë euro.
Tragjedia ndodhi rreth orëve të darkës: vëllai i kryefamiljarit dhe karabinerët, në momentin që hynë në shtëpi, gjetën tryezën të shtruar. Alarmin e dha pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët: sapo mbërritën në banesën trekatëshe, ai dhe efektivët trokitën disa herë, pa marrë asnjë përgjigje.
Në atë moment ata e thyen derën dhe, sapo hynë brenda, u përballën me një skenë dramatike, me katër trupa të pajetë të shtrirë në tokë. Xhaxhai i dy fëmijëve të mitur, gjithashtu për shkak të monoksidit të karbonit, humbi ndjenjat para syve të karabinierëve, të cilët arritën të dilnin nga shtëpia përpara se të pësonin të njëjtin fat dhe të jepnin alarmin. Ai u dërgua në spitalin e Cisanello-s.
Banesa ku ndodhi tragjedia është pronë e Arti Kolës, i cili, sipas disa dëshmitarëve, e kishte blerë rreth 3 vite më parë, por vetëm kohët e fundit familja kishte filluar të jetonte aty. Shtëpia thuhet se ishte restauruar pjesërisht nga vetë ai, piktor me profesion, ndoshta së bashku me disa miq. Ndërkohë djali i tij, vetëm 22-vjeçar punonte si elektriçist.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Shkurt13:46
''Burim rreziku''/ Qytetari denoncon me foto kabinën elektrike që ''kërcënon'' sigurinë e banorëve në Ballsh
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave një situatë alarmante në Ballsh, ku një kabinë elektrike e pasi...
AKTUALITET
11 Shkurt13:24
Përmbytjet dëmtojnë grurin dhe elbin, situata më e rëndë në Bashkinë Maliq
Reshjet e dendura të muajve nëntor dhe janar kanë shkaktuar probleme serioze për kulturat bujqësore dimërore, veçanë...
AKTUALITET
11 Shkurt13:20
Begaj dënon sulmin në British Columbia: Shqipëria pranë Kanadasë në këtë moment tragjik
Presidenti Bajram Begaj është shprehur i tronditur për sulmin me armë në shkollën e “British Columbia” në Kanad...
AKTUALITET
11 Shkurt13:15
EMRI/ Gjykata e Lartë lë në fuqi konfiskimin e pasurive të ish-gjyqtarit
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj, duke lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të tij.
Kolegji Penal v...
AKTUALITET
11 Shkurt12:42
Skandal te spitali Onkologjik/ 6 medikamente në mungesë prej gati 2 muajsh, pacientët me kancer pa ilaçe
Ndonëse luftojnë çdo ditë për jetën, 6 medikamente mungojnë në spitalin Onkologjik në QSUT. Bëhet fjal&eum...
AKTUALITET
11 Shkurt12:36
Prokurorët e Vlorës zbarkojnë në godinën e bashkisë, sekuestrojnë dosjet e kontratat e plazheve
Prokuroria e Vlorës dhe sektori i Krimit Ekonomik po heton procedurat e dhënies së kontratave për plazhet.
Dy oficerë të Polici...
AKTUALITET
11 Shkurt12:34
I pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili në GJKKO, mbahet sot seanca paraprake
Ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, i cili është marrë i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është ...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
11 Shkurt12:22
"Shkuam në Ndroq për të vrarë Talon, Nuredini iku si liliput"/ Hoxhaj: Ai njoftoi vetë policinë për strehimin në Fier
Dëshira për të vrarë “Momën” Talo Çela, ka çuar Nuredin Dumanin dhe mikun e tij të ngushtë, Henri...
AKTUALITET
11 Shkurt12:20
Skandali i mikrokredive/ GJKKO ndryshon vendimin për sekuestron, hiqen bllokimet mbi llogaritë bankare të Olsi Ibros
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë një vendim të mëparshëm...
AKTUALITET
11 Shkurt12:17
Banorët e prekur nga projekti “TID” përplasen me këshilltarët e bashkisë dhe policinë
Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti i rijetëzimit “TID Durrës”, kanë protestuar sot para Bashkisë, duke ...