Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimi i dyshimtë i kryebashkiakëve
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
“Martesat” e falsifikuara me djem e vajza në Britani po promovohen në TikTok nga bandat shqiptare për mijëra paund.
Bandat shqiptare kanë gjetur një mënyrë të re për të fituar para nga emigrantët shqiptarë në Britani. Pasi i dërguan me gomone, tani po u bëjnë dhe “oferta” për t’i ndihmuar të shpëtojnë nga dëbimi.“Telegraph’ shkruan se bandat po u ofrojnë emigrantëve “familje të rreme” në mënyrë që të qëndrojnë në Britani.
“Bandat po ofrojnë dokumente me anë të martesave me djem dhe vajza apo dhënien e atësisë së fëmijëve për personat që dëshirojnë të kërkojnë azil në Britani, Pagesa për këtë shërbim shkon deri në 30 mijë paund”, shkruan The Telegraph.
“Martesat” e rreme po promovohen në platformën e mediave sociale TikTok nga bandat shqiptare që kanë ‘rekrutuar’ nëna beqare me fëmijë për të siguruar dokumenta për meshkujt që duan të qëndrojnë me rregulla në Britani.
Sipas Telegraph, ky është mashtrimi më i fundit i emigracionit që promovohet në TikTok, që synon të burgosurit shqiptarë që nuk duan të depërtohen si dhe emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Britani.
Një llogari e TikTok, e krijuar më 10 maj, ofroi të vepronte si ndërmjetës për emigrantët shqiptarë dhe nënat britanike ose nga vende të BE-së, si dhe "garantuesit" të cilët do të jepnin gjithashtu një adresë të rreme, në mënyrë që emigrantët të mund të merrnin garancinë e emigracionit.
Një emigrant i mbajtur në paraburgim mund të largohet vetëm me kusht nëse ka një vend për të banuar atje.
Në reklamë thuhej: “Ne ofrojmë djem dhe vajza për martesa, garantues për djemtë që janë në burg (qendrat e paraburgimit të emigracionit), nëna me fëmijë dhe regjistrim atësie për marrjen e dokumenteve.
Një reklamë e dytë në të njëjtën llogari thoshte: “Aplikim për të marrë dokumente si njerkë ose njerk. Është shumë e thjeshtë”.
Kjo ‘metodë’ vjen pas dëshmive të vitit të kaluar se shqiptarët ishin kombësia më e mundshme për të përdorur martesat e falsifikuara për të shfrytëzuar skemën e cila lejon emigrantët të qëndrojnë në Britani nëse janë të martuar me shtetas nga vendet e BE-së.
Pasi u lajmërua për reklamat nga The Telegraph, TikTok tha se i kishte hequr ato dhe i kishte mbyllur llogaritë.
Një zëdhënës i kompanisë tha për Telegraph se “Udhëzimet tona janë të qarta. Ne ndalojmë përmbajtjen që tenton të lehtësojë kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Ne kemi hequr përmbajtjen e shpërndarë dhe kemi mbyllur përgjithmonë llogaritë për shkeljen e këtyre udhëzimeve.”
Qeveria britanike ka negociuar marrëveshje të reja deportimi me qeverinë shqiptare në përpjekje për të frenuar kalimet e emigrantëve. Sekretarja e Brendshme Suella Braverman u tha deputetëve javën e kaluar se Ministria e Brendshme kishte deportuar 1750 shkelës dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë që nga arritja e marrëveshjes së fundit.
Një zëdhënës i Home Office tha se kompanitë e mediave sociale, si TikTok, kanë përgjegjësinë për të hequr postimet dhe për të ndaluar përmbajtjen që promovon aktivitet të paligjshëm dhe kriminal, përfshirë dhe abuzimin me rrugë të mundshme për të marrë lejeqëndrim.
“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime kundër individëve që kryejnë një martesë të rreme, duke përfshirë largimin e tyre nga Britania”.
"Kam nisur të dhuroj që në moshën 18-19 vjeç, por nuk mjafton vetëm dëshira. Në procesin e dhurimit të gjakut s...
Në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako ka hedhur akuza të forta kundër prokurorëve...
Arsim Murati , një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaport&eum...
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë. Euro do blihe...
Prokuroria e Posaçme po heton edhe aktivitetin e biznesit të gruas që shfaqet në një video duke kryer marrëdhënie seksual...
Këtë të hënë maturantët po zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje. Ende pa kaluar 30 minuta nga nisja në r...
Moti për javën e ardhshme pritet të kthehet në “normalitet”, kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan...
Autori i vrasjes së Sibora Gaganit 22-vjeçares italo-shqiptare e cila u zhduk në 2014-n, është marrë në pyetje nga autori...
Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës së sotme. Sipas parashiki...
Pogradeci duket se nuk po gjen qetësi nga përplasja e grupeve kriminale që kanë lindur viteve të fundit në këtë qytet....