Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në edicionin informativ ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur për megaoperacionin e policisë italiane të koduar ‘Hydra’, i cili ka zbuluar një aleancë të fortë mes tre mafieve tradicionale italiane: Cosa Nostra siçiliane, ’Ndrangheta kalabreze dhe Camorra napolitane.
Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Kepi theksoi se operacioni ‘Hydra’ ka konfirmuar për herë të parë në mënyrë të dokumentuar një bashkëpunim të strukturuar mes këtyre organizatave kriminale, të cilat nuk kanë bashkëpunuar vetëm në trafikun e drogës dhe aktivitetet e tjera ilegale, por edhe në riciklimin e të ardhurave dhe në ndikimin mbi proceset politike në zona të caktuara të Italisë.
"Prokurorët flasin për një strukturë mafioze që nuk është më në nivelin e mafias 2.0, por në atë që ata e quajnë mafia 4.0,’ u shpreh Kepi, duke nënvizuar se hetimi ka zbardhur një organizim shumë të sofistikuar, i ndërtuar sipas modelit të një korporate kriminale. Ky nivel i avancuar i organizimit është dokumentuar edhe falë bashkëpunimit të tre dëshmitarëve kyç të drejtësisë.
‘Megaoperacioni i koduar Hydra, ka zbardhur një aleancë, një bashkëpunim të tre mafieve tradicionale italiane, më të mëdhatë, pra Koza Nostra Siçiliane, dhe Ndraghetan dhe Kamorrën është mafia. Ky megaoperacion, siç thatë dhe ju, ka vënë rreth 150 persona të vënë nën akuzë dhe për herë të parë dje, procesi gjyqësor, i cili zhvillohet në sallën bunker të Milanos, të Prokurorisë së Milanos, është një nga sallat ku merren në akuzë dhe vënë në akuzë eksponentët më të lartë të mafias italiane, sidomos në procese të tilla, mjaft të rëndësishme.
Pas mega operacioneve të tilla, është konfirmuar pikërisht që kjo aleancë, kjo bashkëpunim, në formën e një korporate mes tre mafieve më të rëndësishme, të cilat bashkëpunonin, por jo vetëm për trafikun e drogës, jo vetëm për shpërndarjen mes tyre të të gjithë aktiviteteve ilegale, por mbi të gjitha dhe për procesin e dytë të riciklimit të të gjitha të ardhurave që vinin nga këto aktivitete ilegale dhe mbi të gjitha është dokumentuar dhe një influencë e tyre, apo një organizim i strukturave të tyre për të manipuluar dhe votën politike në disa rajone apo zona të caktuara italiane.
Pra, një mafia e cila siç thonë prokurorët e çështjes, ka dokumentuar pra ky operacion se nuk jemi më në nivelin e një mafie 2.0, por jemi në nivelin e mafies 4.0. Pra një nivel mjaft i lartë që gjithçka është zbardhur dhe falë ndihmës që kanë dhënë tre bashkëpunëtorë të rëndësishëm të drejtësisë, që kanë vënë dhe kanë ndihmuar autoritetet pikërisht për të zbardhur çdo linjë, çdo degë të strukturës së kësaj mafie.
Pra, sikur më parë këto tre mafie janë bërë në aleancë mes tyre për të bashkëpunuar kryesisht në mënyrën se si të lajnë paratë, në mënyrën se si të të menaxhojnë të gjithë strukturën e tyre për të mos rënë në sy dhe për t'i shpëtuar kryesisht kontrolleve fiskale.
Pra, ky operacion zbardh të gjitha këto që prokurorët e Antimafias kanë thënë gjatë këtyre viteve, se vërtet mafia tradicionale, siç është Cosa Nostra, siç është Camora, siç është Sacra Corona Unita, siç është Ndrangeta, ndodhen në jug të Italisë, pra kryesisht në Kalabri, në Siçili dhe në Puglja, por tashmë është zbardhur gjithë ajo punë që është bërë gjatë këtyre viteve se koka e këtyre mafieve, ata që menaxhojnë ndikimin e tyre, sa i takon botës së financës, botës së logjistikës, sa i takon mënyrës se si të punojnë për të shpëtuar apo për të ricikluar të gjithë frutin e të ardhurave të tyre nga aktiviteti legale, ndodhet në veri të Italisë, ndodhet në Lombardi.
Dhe pikërisht në këto dhe pikërisht në këto ëh në këtë mega hetim, evidentohet fakti se Milano konfirmohet pak a shumë siç është etiketuar deri sot ëh Kalabria. Pra si një vend ku klanet mafioze veprojnë, punojnë dhe janë më pak të kapshëm nga drejtësia ëh italiane dhe shohim edhe rajonin e Lombardisë dhe kryeqendrën e këtij rajoni siç është Milano, e shohim në kuadrin e këtij megahetimi.
Pra, siç e bëtë edhe ju në prezantim, kemi rreth 150 persona të vënë në arrest, kemi seancën e parë gjyqësore që është zhvilluar dje në mbrëmje, është mbyllur dje në mbrëmje, që ka dhënë rreth, ka kërkuar të paktën pala akuzuese gjysmë shekulli dënime për personat e vënë në hetim dhe kemi një seancë të dytë për persona të tretë të vënë nën këtë akuzë, mes të cilëve janë dhe elementë shqiptarë, se si do të zhvillohet në datën 19 mars të këtij viti.
Pra është një mjaft i rëndësishëm që zbardh një realitet që ndoshta të gjithë e mendonin, por ky megahetim me mijëra e mijëra faqe të saj bën gjithçka në dritë’, - tha gazetarja.
Një i ri shqiptar ka mbërritur në Aeroportin e Dublinit pa pasaportë, duke pretenduar se ishte nën kërcënim nga grupe krimina...
Gjykata e Hetimit e Vigos në Spanjë ka urdhëruar paraburgim të përkohshëm, të komunikuar dhe pa garanci financiare për p...
Prokuroria Halle-Vilvoorde kërkoi të mërkurën dënime me burg nga tridhjetë deri në pesëdhjetë muaj për kat&eum...
Në një vit nga prezantimi me bujë i projektit për krijimin e një “Silicon Valley” shqiptar, realiteti që po del n&eu...
Një ditë pas arratisjes së Altin Ndocit një tjetër skandal zbulohet në sistemin e burgjeve. Fatmir Pjetri, një nga të a...
Vjedhjet e pandalshme të fondeve publike në Shqipëri i kanë hapur punë edhe Brukselit. Pas ndërprerjes të fondeve për ...
Herë pas here, ai vazhdon të shkelë në mënyrë flagrante rregullat e imigracionit duke ardhur në Mbretërinë e Bashku...
Aksi rrugor Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht, pas rënies së ortekëve të dëborës në zonën...
Nëse pyet, gjen Stambollin, por nëse kërkon për Parkun “Durana” në Xhafzotaj të Durrësit, askush nuk të or...
Gjashtëdhjetë e dy persona, mes tyre edhe shqiptarë u dënuan me 16 vite burg, përmes gjykimit të përshpejtuar, nga gjykata n&...