AKTUALITET

'Livadhi i Xhafzotajt që do kthehej 'Silicon Valley'/ Gazetari: Nga investitorë të huaj te kompanitë e AKSHI-t, ja si u deformua projekti

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 19:06

'Livadhi i Xhafzotajt që do kthehej 'Silicon Valley'/

Në një vit nga prezantimi me bujë i projektit për krijimin e një “Silicon Valley” shqiptar, realiteti që po del në pah bie ndesh fort me propagandën e qeverisë. Gazetari Andi Tela ngriti pikëpyetje serioze mbi thelbin dhe përfituesit realë të këtij projekti, që u promovua si një magnet për kompanitë më të mëdha teknologjike në botë.

Tela: Atë veprimtarinë se çfarë u bë, çfarë bëjnë në shkurtin e vitit të kaluar, sepse tash plotësohet një vit. Dhe nëse ti sheh prezantimin e projektit të bërë nga qeveria, të duket interesant. Projekti, ideja është që si mund të thërrasim ne kompani të huaja që merren me teknologjinë në përgjithësi. Teknologjia për momentin është biznesi me xhiron më të madhe në botë. Dhe tani si të thërrasim ne këtu kompani, mënyra për t'i thirrur kompanitë më të mëdha që të punojnë në botë. Dhe incentivat cilat mund të jenë? Mund të jetë ulja e tatimit, heqja e tatimeve, gjithçka.

Pesë vende në botë për momentin kanë incentiva fiskale përsa i përket teknologjisë, që është Irlanda, Estonia, Polonia, Izraeli, dhe normat e tyre nuk prekin kurrë zero-n ë? Por thonë 5%, pra nëse i kanë taksat 15, i ulin 5, nëse i kanë 20 i bëjnë 10. Në Estoni thotë, e nis me zero por duhet ta riinvestosh se po s'e riinvestove nuk të jap më këtë incentiva. Pra, ti ti ti i propozon botës që thotë, okay, hajdeni këtu se po krijoj një oazë. Dhe kjo do ishte pozitive. Ti thua pastaj që ky do jetë një projekt 20 vjeçar, që kompanitë më të mëdha të botës do jenë të interesuara të vijnë këtu, që ne mund të punësojmë njerëz deri në 5000 veta të punësohen atje. Dhe të duket e bukur shumë.

Pastaj konstaton mbas nëntë muajsh që vendi ku do zhvillohej kjo veprimtari, është një livadh, pra livadhi i Xhafzotajt dhe do ta kthejmë në Silicon Valley të Ballkanit apo dhe të Evropës. Pra do thërrisnim dhe kompani nga Franca të mëdha. Dhe pastaj, mbas këtij momenti sheh që kompanitë e regjistruara fillimisht atje dhe janë regjistruar po në shkurt, diku te 50 kompani, janë të gjitha kompani shqiptare.

Kompani shqiptare, pjesa më e madhe e të cilave, pastaj konstaton që kanë pronarë, aksionerë, administratorë, që janë te kompanitë të cilat janë lidhur direkt me AKSHI-n apo me tenderat e bërë nga qeveria për teknologji. Dhe ideja është, okay, ju po punoni në Tiranë por ndërkohë keni mundësinë të punoni dhe në Xhafzotaj. Por nëse ju punoni në Xhafzotaj, ju për 10 vite nuk keni taksa, ju do paguani tatime zero për fitimin, për një periudhë të gjatë kohore, do keni mundësinë që mos tatohen rrogat e punonjësve. Dhe prapë të duket shumë e bukur.

Kur sheh që këto janë regjistruar kompanitë e emrave tanë të cilët deri dje i akuzonim për AKSHI-n, thua që ja, prandaj është menduar që përpara që ta bëjmë këtë shfaqje të bukur, këtë shou të bukur, por në fund të ditës rezultati është që do përfitojnë disa kompani.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?